Panorama (Albania)

Armë, drogë e motorë mjetesh detare, arrestohet 25- vjeçari nga Llakatundi

-

VLORE- Policia e Vlorës zhvilloi dje operacioni­n e koduar "Mercury" në Llakatund të Vlorës dhe arrestoi një të ri me armatim, drogë, motorë uji për mjete ujore, disa automjete, fishekë etj. Policia e nisi operacioni­n për arrestimin e tij pas sinjaleve të marra në rrugë operative për veprimtari të mundshme të paligjshme. Mësohet se i arrestuari është 25- vjeçari Denis Muhametaj, banues në Llakatund, Vlorë. "Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmë­risë si dhe në kuadër të një pune disajavore për kapjen e personave që kryejnë veprimtari kriminale dhe që posedojnë armë zjarri pa leje, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar "Mercury", ku si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi Denis Muhametaj, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë", bëri të ditur Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Sipas njoftimit të dhënë, në banesën e këtij shtetasi në fshatin Llakatund, janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një sërë mjetesh, armë e një sasi droge. Policia theksoi se u sekuestrua një armë zjarri automatike model 56, si dhe katër krehra pistolete dhe kallashnik­ovi. Gjithashtu, janë sekuestrua­r edhe 1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnik­ovi. Blutë gjetën dhe sekuestrua­n edhe 3 motorë për mjete ujore me 300 kë fuqi, 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë, 15.7 kg kanabis si dhe 340 kubikë me kanabis. "Materialet hetimore iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale "Kontraband­a me mallra të tjera", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit", "Prodhimi, shitja e narkotikëv­e", dhe "Kultivimi narkotikëv­e", parashikua­r nga nenet 174, 278, 283/ 1 dhe 284 të i Kodit Penal. Sipas të dhënave, në momentin e arrestimit, i riu nuk ka bërë rezistencë. Policia bëri të ditur se aksioni kishte nisur në sajë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative për veprimtari­në e 25- vjeçarit. Ka dyshime të forta se i riu është i përfshirë në trafikun e drogës. Tashmë po hetohen bashkëpunë­torë të mundshëm të tij, si dhe shkakun e posedimit të armatimit e motorëve që shërbejnë për mjetet detare. për efekt hetimi, Policia nuk bëri të ditur të dhëna në lidhje me dëshminë e të riut.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania