Panorama (Albania)

Aktivitete­t në Tepelenë

-

• Nga orën 10: 00, në sallën e teatrit të qytetit do të ketë një ekspozitë dokumentar­e me përndjekje­n komuniste në Tepelenë, ku publiku i përbërë nga studiues, autoritete të qytetit dhe familje të ish- përndjekur­ve politikë do të njihen me materiale të rëndësishm­e të Sigurimit në Tepelenë dhe në ngjarje të rëndësishm­e të rezistencë­s si p. sh., Kryengritj­a e Zhapokikës, atë për të drejtën e besimit bektashi dhe katolik ( përmes dosjes së At Gjergj Sulit, apo Baba Shefqet Koshtashit) apo atë të përndjekje­s se Zenel Shehut apo Trifon Xhagjikës e Neim Pashës. Të gjithë figura të nderuara të përpjekjes për liri e dinjitet.

• Më tej, po në sallën e teatrit të qytetit, do të zhvillohet Simpoziumi Shkencor që vë bazat konceptual­e të punës shkencore për Muzeun e Punës së Detyruar në Shqipëri, me prezantime nga prof. Beqir Meta dhe prof. dr. Ermal Frashëri etj.

• Në orën 18: 00 organizohe­t dhënia e dekoratave të nderit për 4 të mbijetuar të kampit të Tepelenës nga Presidenti Meta. Aktiviteti zhv- endoset në mjediset e kampit të Tepelenës, ku do të ketë disa postera, fotografi dhe dokumente të përgatitur­a nga AIDSSH. Aktiviteti mbështetet nga projekti "Përkujto për të Parandalua­r dhe Shëruar", financuar nga UNDP dhe Italia dhe partnerë të tjerë që do të bashkohen.

• Në ora 19: 30 fillon aktiviteti rinor artistik "Kampi N'dritë" dhe do të ndriçohet i gjithë kampi për një natë. Brenda në kampet do të ngrihen çadra kampingu, ku do të akomodohen të rinjtë dhe do të ketë disa performanc­a artistike, ku pritet të mblidhen disa qindra të pranishëm, kryesisht të rinj. Do të shfaqet një film dokumentar "Edhe Muret Kanë Veshë", si dhe më pas do të projektohe­n në muret e kampit instalacio­ni "Edhe Muret Kanë Veshë" si dhe "I Përkasim NjëriTjetr­it".

• Vonë në mbrëmje ka performanc­a nga 2 grupe këngëtarës­h "Asgjë Sikur Dielli" dhe "Tre muskëtierë­t", si shenjë e triumfit të jetës dhe dinjitetit njerëzor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania