Panorama (Albania)

Reali s'fiton pa Ronaldon, "Çolo" merr Superkupën

-

Largimi i Zidanit dhe Kristiano Ronaldos duket se ka lënë gjurmën e vet në skuadrën madrilene. Real Madrid nuk arrin të fitojë pa portugezin në fushë dhe francezin në stol. E teksa Kovaçiç u largua me jo pak polemika dhe Modriç shihet fare i painteresu­ar në fushë dhe pa grintën e zakonshme, Atletiko e Madridit starton dhe përfundon 120 minutat me sukses. E nis me gol dhe e përfundon me lavdi për të shënuar emrin në listën e artë të fituesve të Europës. Superkupa është e "El Çolo Simeones", i cili e drejtoi skuadrën nga tribuna prej pezullimit.

Diego Kosta shënoi pas vetëm 49 sekondave ndaj Realit të Madridit në finalen e Superkupës së Europës. Sipas statistika­ve që paraqet "OptaJoe", ky është goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në një finale të Superkupës. Asnjë tjetër më parë nuk kishte arritur të shënonte aq shpejt. Kosta realizoi pas një topi të gjatë të ardhur nga Diego Godin. Për Realin e Madridit shënoi Benzema dhe Serxho Ramos, ky i fundit nga pika e 11- metërshit. Një e dhënë interesant­e sa i përket goditësit të penalltive këtë edicion që Ronaldo nuk është më pjesë e madrilenëv­e. Edhe pse në fushë kishte sulmues dhe goditës si Benzema apo Bejl, pa harruar edhe Kros, Isko e Marselo, kapiteni mori përsipër ekzekutimi­n duke e hedhur portierin në anën tjetër. Ndërkohë që për Ateltikon ka shënuar dy herë sulmuesi kryesor, Diego Kosta. Skuadrat janë mbyllur në barazim në 90- minutëshin e rregullt dhe tani iu drejtuan 30 minutave të shtesës. Si në startin e ndeshjes, edhe në fillim të shtesës së parë, ishte Atletiko që shënoi shpejt. Nigez realizoi në të 99- ën minutë e më pas ishte Koke, që vulosi takimin. Atletikos i duhen 120 minuta për të mundur Realin me rezultatin 2- 4 dhe për të shijuar festën e fitores së Superkupës së Europës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania