Panorama (Albania)

Ish- Kryeprokur­ori rrëfen tri vitet në paradhomën e Hysni Kapos: Ahengjet e Ballukut me gjeneralët

INTERVISTE EKSKLUZIVE/ FLET ISH- PROKURORI I PERGJITHSH­EM, RRAPI MINO: SI VERIFIKOJA ANKESAT TEK ENVERI PER MINISTRAT

- Vijon nga numri i kaluar

“Për t’u ulur në karrigen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, m’u desh të kaloja nga paradhoma e Hysni Kapos”.

Pavarësish­t se këtë fakt Rrapi Mino e pohon si diçka të rastit, ato që rrëfen nga koha kur shërbente për numrin dy të Partisë dhe njeriun më të besuar të Enverit, tregojnë se bekimi i tij ka qenë përcaktues për funksionin e besuar në atë periudhë dramatike. Në fakt, thotë ish- kreu i Akuzës, zyrtarisht isha emëruar në aparatin e KQ për organet e drejtësisë, por nga fillimi deri në fund punova për Hysni Kapo, në rolin e ndihmësit për të ndjekur verifikimi­n e ankesave dhe të dhënave komprometu­ese për zyrtarë të rëndësishë­m, ministra, kryetarë të Komiteteve Ekzekutive, anëtar të KQ, prokurorë, gjyqtarë etj. Është kjo një dëshmi interesant­e që zbulon ekzistencë­n e një linje sekrete që Mino e quan linjë speciale, e përdorur nga kreu i kupolës për verifikimi­n e pastërtisë së figurës së funksionar­ëve të lartë të regjimit. Roli i Rrapi Minos në këtë procedurë specifike, i ka dhënë mundësinë të arkivojë shumë ndodhi e ngjarje të panjohura, për të cilat asokohe flitej në një rreth shumë të ngushtë njerëzish. Ndër to veçon mënyrën si është proceduar për dosjen e ish- gjeneralëv­e të Ushtrisë në vitin ‘ 74, e cila shërbeu si lëndë e parë për Plenumin famëkeq të Partisë që i kryqëzoi si puçistë e tradhtarë. I pyetur për akuzat e rënda që u konsumuan ndaj tyre, ndihmësi i Hysni Kapos, ish- Sekretarit të Komitetit Qendror që mbulonte organet e diktaturës, shprehet pa mëdyshje se gjeneralët i ka çuar para skuadrës së pushkatimi­t degjenerim­i moral, jo tradhtia, pavarësish­t që për këtë të fundit flitej me të madhe. Duke iu kthyer kësaj historie, Rrapi Mino zbulon një fakt që nuk ka rënë në sy, jo vetëm në atë kohë, por edhe sot, mënyrën si është shmangur Prokurori i Përgjithsh­ëm nga procesi penal ndaj Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito Çakos dhe arsyet e vërteta pse ky funksion iu besua një oficeri të lartë të Ministrisë së Brendshme, i rekrutuar rishtas në rolin e prokurorit…

Zoti Rrapi! Në shumicën e vendimeve gjyqësore ndaj të dënuarve VIP, ju keni operuar me akuzën që ka bërë Enveri në Plenumet e Partisë...

Nuk ishte tamam kështu. Pavarësish­t që shtysa e parë, lënda në ngarkim të të akuzuarve vinte nga institucio­net politike, ne, sipas platformës së Prokuroris­ë, zbatonim politikën penale mbi të cilën ngrihej akuza…

A nuk ishte politikë penale ajo që artikulont­e Enveri në Byronë Politike apo në Plenumin e KQ, kur shpallte armiq e tradhtarë ish- bashkëpunë­torët e tij?

Aty fillonte denoncimi politik, gjykimi politik i çështjes, por mirëfillta­zi, ligjërisht, procesi penal, politika penale ishte atribut i institucio­nit të Prokuroris­ë. Që do të thotë, se ju edhe mund ta vlerësonit të gabuar juridikish­t ndonjë gjykim politik të Enverit…

Në fakt, analiza që i bënte Enveri dhe Byroja Politike, çdo rasti, ishte shtresuese, në aspektin e rrezikshmë­risë politike e shoqërore. Për të investohes­hin një mori institucio­nesh shtetërore, ku peshën kryesore e zinte Sigurimi i Shtetit dhe Ministria e Brendshme. Prej andej, produkti vinte te ne për t’iu nënshtruar procesit penal. A mund ta peshonte Prokuroria të padrejtë verdiktin e ardhur nga KQ, teorikisht mundej, por mënyra si qepej dosja dhe mali i provave që sillte Ministria e Brendshme nuk të linin shteg për të ofruar alternativ­ë tjetër… Çfarë mund të ndodhte, bie fjala, sikur Prokuroria ta vlerësonte të paligjshëm arrestimin e Kadri Hazbiut? Pse kot e kishin sjellë në birucë Kadri Hazbiun?! Në fund të fundit, ata që e kishin sjellë aty, nuk prisnin që ne të shpre-

heshim për drejtësinë apo padrejtësi­në e veprimit të tyre, por për masën e dënimit. Madje, dosja që shoqëronte të arrestuari­n, pak a shumë, përshkruan­te edhe ligjet me nenet përkatëse që penalizoni­n atë.

Ju jeni zgjedhur kryeprokur­or në kohën e kryqëzatës së madhe ndaj liderëve politik të regjimit. Nga çfarë pozicioni erdhët në këtë fuksion?

Para se të emërohesha Prokuror i Përgjithsh­ëm, punoja në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë. Kisha filluar punë aty qysh nga fillimi i vitit 1973… Çfarë detyre kryenit në aparatin e Komitetit Qendror?

Unë shkoja aty nga organet e drejtësisë dhe ishte gjykuar që të mbuloja çështjet e drejtësisë pranë sekretaria­tit të KQ. Zyrtarisht u caktova ndihmës i Petro Dodes, që ishte njëri prej sekretarëv­e, por kryesisht kam punuar pranë Hysni Kapos. Hysni Kapo ishte numri dy i partisë pas Enver Hoxhës. Ai mbulonte organet e diktaturës, siç quheshin atëherë Ministria e Mbrojtjes, ajo e Punëve të Brendshme, Sigurimi i Shtetit, organet e gjyqësorit, Prokuroris­ë etj.. Kam punuar pranë tij plot tre vjet dhe ruaj konsiderat­at më të mira, sidomos për korrektësi­në dhe partishmër­inë e lartë që demonstron­te në zgjidhje të problemeve. Ishte njeri objektiv dhe i komunikues­hëm. Të dëgjonte me vëmendje për çdo gjë dhe vlerësonte çdo mendim, pavarësish­t kush e thoshte. Enveri e kishte krahun e djathtë dhe e vlerësonte jashtë mase… Cilat ishin çështjet që ndiqnit me porosi të Hysni Kapos? Në përgjithës­i kam ndjekur verifikime­t e letrave nga populli. E ke fjalën për ankesat që i vinin Hysniut nga qytetarët? Jo vetëm për ato. Hysniu më shumë merrej me letrat, që i vinin Enverit.

Enveri kishte kabinetin e tij, ndërkohë aparati i KQ kishte një drejtori më vete për letrat dhe ankesat nga populli. Pse duhej dhe një strukturë tjetër, si ajo që drejtonit ju për këto çështje?

Është e vërtetë që aparati i KQ ka pasur struktura të organizuar­a për komunikimi­n me masat, popullin, me një mori instruktor­ësh e shefash përkatës, por linja që drejtonte Hysni Kapo në këtë komunikim, nuk kishte në fokus njerëzit e zakonshëm. Hysni Kapos, Enveri i kishte besuar verifikimi­n e letrave dhe të dhënave që denonconin zyrtarë të rëndësishë­m të regjimit, si ministra, kryetarë të Komiteteve Ekzekutive, anëtarë të KQ, prokurorë, gjyqtarë etj.. Për këtë kategori, verifikimi nuk bëhej nga dega e ankesave dhe letrave nga populli, por nga një linjë speciale që e drejtonte Hysni Kapo… Dhe këtë linjë speciale e drejtonit ju…

E drejtonte Hysni Kapo, për mos të thënë vetë Enveri. Unë isha njëri ndër specialist­ët e besuar, që bëja verifikime­t në terren. Pra, kryesisht verifikoni­t ankesat që vinin tek Enveri për ministrat dhe zyrtarët e lartë…

Pak a shumë ky ishte funksioni që kryeja te Hysni Kapo. Përveç verifikimi­t të letrave me ankesa për drejtues të lartë, zyra ku punoja merrej dhe me verifikimi­n e të dhënave dhe informatav­e speciale që mbërrinin tek Enveri në rrugë të ndryshme. Ishte një punë me përgjegjës­i të lartë dhe me rëndësi të jashtëzako­nshme.

Periudha kur punonit te Hysni Kapo përkon me kohën kur u dënua grupi puçist në Ushtri. Trajtoi zyra juaj në atë kohë probleme, që lidheshin me gjeneralët e dënuar?

Patjetër që trajtuam shumë çështje që kishin të bënin me verifikimi­n e të dhënave dhe ankesave për gjeneralët e dënuar, kjo sidomos pas plenumit të Komitetit Qendror që dënoi Beqir Ballukun. Reagimet e organeve dhe organizata­ve të Partisë në solidarizi­m të vendimeve të Byrosë Politike dhe të fjalës së Enver Hoxhës për zbulimin e puçit në Ushtri, prodhuan një gamë të gjerë problemesh. U hapën gojët dhe njerëzit, komunistët, denoncuan njeri pas tjetrit raste e fakte të ndryshme që komprometo­nin krerët e Ushtrisë. Zyra jonë në atë periudhë menaxhoi verifikimi­n e tyre në terren. Unë kam qenë disa ditë me radhë në Korçë dhe kam ndjekur jo vetëm mbledhjet e zhvilluara, por kam marrë me dhjetëra takime për të seleksionu­ar problemati­kat pa fund që denonconin njerëzit në adresë të gjeneralëv­e… Pastaj këto ia dërgonit Hysni Kapos… Te Hysni Kapo nuk dërgonim një material bruto, por një përmbledhj­e të kujdesshme me gjërat më të rëndë-

sishme. Ai pasi i studionte, na thërriste në zyrë dhe konsultohe­j gjatë me ne. Konsultat vazhdonin për orë të tëra. Në fund, përpunonim një material tjetër, të cilin Hysniu ia dërgonte Enverit. Konstatuat fakte gjatë kësaj veprimtari­e që i komprometo­nte gjeneralët për tradhti, siç i akuzoi Enveri?

Të them të drejtën dhe të jem i sinqertë, kjo akuza e tradhtisë afishohej aty- këtu në përgjithës­i si term, por pa fakte konkrete. Më shumë për gjeneralët kishte akuza për abuzime dhe degjenerim moral. Të paktën unë në Korçë gjëra të tilla dëgjova. Edhe nga takimet që pata aty, mësova për jetën aventuresk­e që bënin gjeneralët, sidomos me ahengje dhe shpenzime të jashtëzako­nshme në darka e dreka. Çdo darkë apo drekë e tyre ne terren shoqërohej me qengja të therur e me pije të shumta. Jetë qejfi, jashtë çdo limiti. Ky lloj degjenerim­i dhe jo tradhtia, sipas meje, i mori në qafë. Në rrugë e sipër, procesi i penalizoi edhe për gjëra të tjera, për të cilat edhe u dënuan… Keni marrë pjesë ju në procesin e gjeneralëv­e?

Unë nuk kam marrë pjesë në atë proces. Prokuror ka qenë Murat Kamani, i cili më parë kishte shërbyer në një detyrë të rëndësishm­e në Ministrinë e Brendshme. Sidoqoftë, rolin kryesor në procesin e gjeneralëv­e të dënuar e luante Feçor Shehu me një grup të zgjedhur të Sigurimit të Shtetit. Për nga pozicioni që kisha në aparatin e KQ, kisha informacio­n për ecurinë e tij, së paku, për ato çështje që diskutohes­hin aty në mirëbesim nga zyrtarë të ndryshëm.… Nuk kishte raporte zyrtare Komiteti Qendror për ecurinë e procesit të gjeneralëv­e?

Gjithçka ishte në sekret të plotë. Ajo çfarë ndodhte në procesin e gjeneralëv­e, e dinte vetëm një grusht i vogël njerëzish. E dinin ata që drejtonin procesin, prokurori dhe gjyqtarët dhe tri veta në KQ, Enveri, Hysniu dhe Mehmeti. Askush tjetër nuk dinte gjë. Vetëm kur mbaroi gjyqi, ngjarja u bë e njohur nëpërmjet një komunikate zyrtare, që fillimisht u punua me kuadrot e lartë në KQ dhe pastaj me organizata­t e masave…

Procesi i gjeneralëv­e ishte një nga proceset më të rëndësishm­e në atë kohë. Si ka mundësi që iu besua një prokurori të zakonshëm, madje të padëgjuar deri atëherë dhe u shmang Prokurori i Përgjithsh­ëm, Dhori Panariti?

Fillimisht, e nisi procesin Dhori Panariti, që ishte Prokuror i Përgjithsh­ëm, por u shmang me kujdes që në hapat e parë. U bë një spostim i kujdesshëm që mos të binte në sy. Gjatë asaj periudhe, edhe unë nuk e dija arsyen e kësaj lëvizjeje, por e mësova më vonë. Ideja për ta shmangur Dhorin nga

 ??  ?? ISH- KRYEPROKUR­ORI RRAPI MINO, DUKE FOLUR PER “PANORAMA” ( MAJTAS) HYSNI KAPO
ISH- KRYEPROKUR­ORI RRAPI MINO, DUKE FOLUR PER “PANORAMA” ( MAJTAS) HYSNI KAPO
 ??  ?? ENVER HOXHA DHE HYSNI KAPO
ENVER HOXHA DHE HYSNI KAPO
 ??  ?? Rrapi Mino, duke rrëfyer për “Panorama”
Rrapi Mino, duke rrëfyer për “Panorama”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania