Panorama (Albania)

Ruçi, letër Senatit italian: Jemi pranë familjeve të viktimave

-

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër ngushëllim­i Senatit dhe Dhomës së Deputetëve të Italisë pas tragjedisë në Genova, ku humbën jetën dhjetëra njerëz. Kreu i Kuvendit shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve dhe u uron shërim të shpejtë të mbijetuarv­e. Ai falënderon genovezët për mbështetje­n ndaj shqiptarëv­e dhe thotë se populli shqiptar ndan dhimbjen me ta. “E nderuar znj. Presidente Casella, i nderuar z. President Fico. Në këto ditë dhimbjeje të madhe për popullin mik dhe fqinj të Italisë, shkaktuar nga katastrofa në Genova, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve njerëzore. Të gjithë jemi këto ditë në Genova, pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre, pranë të lënduarve, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë dhe pranë zjarrfikës­ve heronj që luftojnë për të shpëtuar jetë. Dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë”, shkruan kreu i Kuvendit në letrën e tij të ngushëllim­it. Në vijim të saj, Ruçi shpreh solidarite­tin e popullit shqiptar ndaj atij italian në këtë tragjedi, duke kujtuar se te populli italian ka gjetur gjithmonë mikun dhe fqinjin e mirë. “Duke shprehur solidarite­tin me popullin mik dhe fqinj italian, populli shqiptar nuk do të harrojë kurrë mbështetje­n e familjeve dhe institucio­neve italiane për shqiptarët dhe Shqipërinë. Bujaria e qytetarëve italianë dhe në veçanti e genovezeve, është në zemrat dhe mirënjohje­n e çdo shqiptari”, thuhet në letrën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania