Panorama (Albania)

Viktimat e identifiku­ara nga tragjedia në Genova

-

Një pjesë e madhe e urës "Morandi" u shemb rreth orës 11: 30 të mëngjesit të së martës, ndërsa autostrada arteriale në perëndim të qendrës së qytetit ishte e mbushur me makina dhe kamionë. Makinat ranë nga rreth 90 metra lartësi së bashku me tonelata çeliku dhe mbeturina betoni mbi një lumë, hekurudhë dhe një zonë industrial­e poshtë tyre. Makinat u rrafshuan dhe kanë mbetur të shtypura nën rrënoja, të ngecura mes hekurave, betonit apo mjeteve të tjera të rënda. Angelo Borrelli, kreu i Departamen­tit të Mbrojtjes Civile, tha se rreth 1,000 punëtorë shpëtimi kanë punuar që pas shembjes së urës për të kërkuar për personat e mundshëm të zhdukur. Të paktën 39 njerëz, duke përfshirë edhe disa fëmijë, janë konfirmuar të vdekur dhe 12 persona janë lënduar, në gjendje të rëndë. Por kush janë viktimat e identifiku­ara deri tani nga autoritete­t? Alberto Fanfani, 32 vjeç, një anesteziol­og që ishte me origjinë nga Firence, u vra gjatë tragjedisë së bashku me të fejuarën e tij Marta Danisi, 29 vjeçe. Shefi i kuzhinës, Juan Carlos Pastenes, 64 vjeç, dhe gruaja e tij Nora Rivera, me origjinë nga Kili, por që kanë jetuar në Itali për tri dekada, gjithashtu u zhdukën së bashku me Juan Figueroa, 60 vjeç. Stella Boccia, 24 vjeçe, u vra gjithashtu bashkë me të dashurin e saj dominikan, Carlos, 23 vjeç, kamerier. Çifti po kthehej nga pushimet kur humbën jetën. Nathan Gusman, 20 vjeç, dhe Melissa Artus, 22 vjeç, dy turistë nga Franca, ishin në një udhëtim rrugor nga Montpellie­r në Sardenjë së bashku me mikun e tyre Nemati Alize Plaze, 20 vjeç, kur ata vdiqën. Po ashtu janë edhe viktimat shqiptare, Marjus Djerri, 22- vjeçar dhe kolegu i tij Edi Bokrina. Ata po udhëtonin në një furgon pune kur vdiqën. Elisa Bozzo, 34 vjeçe, u shpall e vdekur pasi miqtë po e kërkonin të dëshpëruar me thirrje nëpër internet. Mirko Vicini, një punonjës i kompanisë mjedisore, ishte nën urë së bashku me kolegun Bruno Casagrande kur ura ra, duke i vrarë të dy. Roberto Robbiano, gruaja e tij Ersilia Piccinino dhe djali i tyre tetëvjeçar Samuel humbën jetën nën urë. Andrea Cerulli, 48 vjeç, dhe kolegu i tij Luigi Matti Altadonna, 35 vjeç, vdiqën duke ikur për punë. Të tjera viktima pritet të identifiko­hen.

 ??  ?? Roberto Robbiano, Ersilia Piccinino dhe djali i tyre Samuel, viktima të tragjedisë
Roberto Robbiano, Ersilia Piccinino dhe djali i tyre Samuel, viktima të tragjedisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania