Panorama (Albania)

Zbardhen përgjimet për deputetin e PS, PD: Pjesë e bandës së Shullazit, të arrestohet

REAGON DEPUTETI I PS, ÇYRBJA: DUAN TE ME DEMTOJNE IMAZHIN

-

Partia Demokratik­e i kërkon Prokuroris­ë së Përgjithsh­me të sjellë në Parlament kërkesën për arrestimin e deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, duke e cilësuar atë si anëtar të bandës së Emiljano Shullazit.

Pas përgjimeve të publikuara në media, sipas të cilave ish- kreu i Hipotekës në Durrës kontaktont­e me mikun e ngushtë të Emiljano Shullazit, nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar qeverinë dhe Kryeminist­rin Rama se ka futur në parlament shërbëtorë­t e krimit. “Jurgis Çyrbja, deputet i Edi Ramës në Shijak, është simbol se si Kryeminist­ri i vendit vazhdon bashkëqeve­risjen me krimin e organizuar. Përgjimet e bëra publike sot nga media provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i Parlamenti­t. Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit, për çështjen e hotel “Vollgës”, e cila është regjistrua­r në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja. Në të dyja rastet, si shërbëtor besnik, deputeti Çyrbja, në atë kohë drejtor i Hipotekës Durrës, e informon Gilmando Danin për veprimet e Prokuroris­ë. Partia Demokratik­e kërkon nga Prokuroria zbatimin e ligjit, duke sjellë në Kuvend kërkesën për arrestimin e menjëhersh­ëm të deputetit Jurgis Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit”, tha Alibeaj.

TELEFONATA­T Sipas nënkryetar­it të Grupit Parlamenta­r të PD- së, deputeti socialist Çyrbja, duke qenë i lidhur me bandën e Shullazit, jo vetëm ka mbrojtur këtë të fundit në sallën e gjyqit, por ka dhënë edhe dëshmi të rreme duke mohuar të jetë takuar sërish me Gilmando Danin pas regjistrim­it të pronës së hotel “Vollgës”. “Telefonata e parë u bë prej anëtarit të bandës në krye të Hipotekës, menjëherë pas sekuestrim­it të dosjes së hotel “Vollgës” nga Prokuroria. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, janë fjalët e deputetit Çyrbja në adresë të Gilmando Danit, i cili ka qenë në përgjim. Telefonata e dytë mes të dyve është kryer menjëherë sapo ish- kreu i Hipotekës ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i ka kërkuar takim Gilmando Danit, krahut të djath- të të Emiljano Shullazit. Disa muaj më pas, Jurgis Çyrbja gjatë seancës gjyqësore jo vetëm që dëshmoi në favor të Emiljano Shullazit, por ai ka gënjyer drejtësinë, duke pohuar se të vetmin kontakt me Gilmando Danin e ka pasur gjatë kohës së regjistrim­it të pronës”, theksoi deputeti i PD- së. Sipas demokratëv­e, Çyrbja që në kohën që është denoncuar prej tyre duhet të ishte prapa hekurave, por Kryeminist­ri Rama e shpërbleu dhe e mori në mbrojtje, duke i dhënë mandate dhe duke e sjellë në Parlament. “PD- ja e ka denoncuar që në fillim ish- drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Jurgis Çyrbja, si anëtar të bandës së Emiljano Shullazit, por, në vend që të ishte në burg bashkë me bosin e tij, Edi Rama e shpërbleu dhe e mori në mbrojtje bandën, duke e bërë Jurgis Çyrbjen deputet të Kuvendit të Shqipërisë”, theksoi nënkryetar­i i grupit të PD- së.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? EMILJANO SHULLAZI DHE GILMANDO DANI NE GJYKATE
EMILJANO SHULLAZI DHE GILMANDO DANI NE GJYKATE
 ??  ?? Alibeaj, dje gjatë deklaratës
Alibeaj, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania