Panorama (Albania)

Policia i ndjek si në filma, dy të armatosur përplasin 7 makina

Motorët e Njësisë “Shigjeta” i ndoqën nga Bulevardi i Ri deri te kryqëzimi i Burgut 313, u arrestuan pasi hodhën pistoletat

- ETLEVA DELIA

Sirena Policie, përplasje të forta dhe zhurmë që vinte nga Bulevardi i Ri pranë ish- Stacionit të Trenit e deri te kryqëzimi i Burgut 313, më pas një përplasje e fortë në semafor.

Dy të rinj që hidhen nga makina e përplasur, pistoleta të hedhura rrugëve e më pas dhjetëra forca policie, që rrethojnë zonën e arrestojnë “të pabindurit”. Kjo ishte një panoramë aspak e zakontë pak para mesnatës së të enjtes, në Tiranë, që nxori nga rrugë dhjetëra kureshtarë, që u mblodhën për “të zbuluar” çfarë kishte ndodhur. Një skenë e denjë për filma aksion. E pasi përfunduan të gjitha veprimet policore, “keqbërësit” u kapën bashkë me armët. Ngjarja, që në pamje të parë të ngjante me një aksident të rëndë, rezultoi të ishte një aksion policor. Protagonis­tët, Gentjan Goçi, 25 vjeç, që drejtonte makinën dhe shoku i tij pasagjer, Ervin Kodra, 33 vjeç, u arrestuan nga efektivët e “Shigjetave”, që rrëzuan motorët dhe i ndoqën këmba këmbës derisa i neutralizu­an. Në fakt, Salla Operative kishte informacio­n që automjeti tip “Tuareg” me targë AA 508 IZ, u ishte dhënë shërbimeve për t’u ndaluar, pasi kishte informacio­ne se ndodheshin persona të armatosur. Por mjeti është konstatuar vetëm në mbrëmje. Bilanci i gjithë këtij aksioni, veç rezultatit final, ishte disi i rëndë sa u përket dëmeve që shkaktoi. Të paktën 7 makina pësuan dëme të shumta materiale, pasi u përplasën nga të rinjtë me “Tuareg”, që i iknin policisë. Makina e fundit, një “Passat” që priste t’i hapej semafori në kryqëzimin e Burgut 313, pësoi dëmet më të mëdha. Madje, në vendngjarj­e autoambula­nca mori edhe dy të plagosur brenda kësaj makine. Por në Spitalin e Traumës nuk ndodhej më asnjë i plagosur, pasi pas mjekimit ishin larguar drejt shtëpive. OPERACIONI

Ndonëse ngjarja ndodhi rreth orës 23: 00 të mbrëmjes së të enjtes, Policia foli zyr- tarisht mesditën e djeshme. Sipas Policisë së Tiranës, aksioni kishte ndodhur në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e elementëve me precedentë kriminalë në fushën e armëmbajtj­es pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, për drejtuesit e mjeteve që bëjnë gara shpejtësie apo xhirojnë gomat në ambiente publike, të atyre që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur etj. Policia tha se në këtë kuadër, mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23: 20, Policia e Tiranës ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast të armëmbajtj­es pa leje dhe mosbindjes së punonjësve të Policisë për të ndalu- ar, ku falë punës së mirëorgani­zuar dhe ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë, kapen dhe arrestohen drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. “Gjatë ndjekjes nga Policia të automjetit ku udhëtonin dy shtetasit që mbanin armë zjarri me vete, drejtuesi i automjetit ka përplasur, duke u shkaktuar dëme materiale, 4 automjetev­e të tjera. Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri, pistoleta, të cilat u hodhën në një oborr banese dhe në një rrugicë nga drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Nga specialist­ët për Hetimin e Krimeve të Komisariat­it të Policisë Nr. 3, në bashkëpuni­m me specialist­ët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i shteta- sve Gentjan Koçi, 25 vjeç, dhe Ervin Kodra, 33 vjeç”, tha zyrtarisht Policia. Më tej sqaroi se këta shtetas, në rrugën “Jordan Misja”, duke lëvizur me mjetin tip “Tuareg”, i cili drejtohej nga shtetasi Gentjan Koçi dhe pasagjer shtetasi Ervin Kodra, nuk i janë bindur shenjës së ndalimit të shërbimit të “Forcës së Posaçme Shigjeta”, pasi mbanin 2 armë zjarri pa leje, por janë larguar me shpejtësi. Në këtë formë, ata janë bërë burim aksidenti e duke u përplasur edhe me 4 mjete të tjera ( sipas Policisë) në rrugë, duke iu shkaktuar dëme materiale. Pas ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë, këta shtetas janë ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”, ku dhe u bë arrestimi në flagrancë i tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi përplasja dhe arrestimi i autorëve
Vendi ku ndodhi përplasja dhe arrestimi i autorëve
 ??  ?? Automjeti që po ndiqej nga policia
Automjeti që po ndiqej nga policia
 ??  ?? Pistoleta e hedhur në oborrin e shtëpisë
Pistoleta e hedhur në oborrin e shtëpisë
 ??  ?? Pistoleta e hedhur në trotuar
Pistoleta e hedhur në trotuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania