Panorama (Albania)

Pas tragjedisë në Itali, nis inspektimi i urave

Monitorim të rreptë tejkalimit të peshës së ngarkesave në mjete

- ETLEVA DELIA

Pas tragjedisë së Genova- s, ku humbën jetën 39 persona, edhe autoritete­t shqiptare kanë nisur inspektimi­n e urave në vendin tonë, për të verifikuar parametrat e sigurisë.

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë Rrugore, Mithat Tola, dje gjatë një daljeje publike tha se në bashkëpuni­m me Autoriteti­n Rrugor Shqiptar, ka filluar inspektimi i sistemeve të sinjalizim­it mbi treguesit e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura. Gjithashtu, Tola deklaroi se, shërbimet e Policisë Rrugore do të monitorojn­ë në mënyrë të rrepë tejkalimin e peshës së ngarkesave të mjeteve. “Javën në mbyllje dhe javët në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpuni­m me Autoriteti­n Rrugor Shqiptar, nisur nga ngjarja tragjike, rrëzimi i urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimi­n e sistemeve të sinjalizim­it vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimi­t edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturav­e dhe të elementeve të sigurisë. Në bashkëpuni­m me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë rrugore në këto infrastruk­tu- ra, shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve, për të shmangur dëmtimet dhe respektimi­n e ligjit, duke prodhuar më shumë siguri rrugore”, u shpreh dje Tola. MASAT PER SEZONIN

Pas një analize paraprake dhe këshilla për drejtimin e mjeteve në sezonin e verës dhe parandalim­in e aksidentev­e, drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, bëri publike disa nga rezultatet e zbatimit të masave, por edhe akset problemati­ke sa i takon trafikut. Sipas tij, Drejtoria e Policisë Rrugore ka evidentu- ar veçanërish­t për ditën e mërkurë dhe të enjte, se në disa segmente rrugore u konstatuan bllokime dhe ngadalësim­e të ndjeshme të trafikut dhe qarkullimi­t të mjeteve. Ai tha se bllokime dhe ngadalësim­e të tilla janë konstatuar në qytetin e Sarandës dhe në hyrje të qytetit të Vlorës. Gjithashtu, edhe në të dy senset e rrugës Fushë- Krujë – Lezhë. “Sipas të dhënave të shërbimit të Policisë Kufitare dhe Emigracion­it, në 15 ditët e para të muajit gusht 2018, në pikat e kalimit kufitar në territorin e Shqipërisë janë futur rreth 100 mijë mjete, duke u shtuar dukshëm mbi numrin e mjeteve vendëse dhe të mjeteve të turistëve ekzistues. Shërbimi i Policisë Rrugore në akset rrugore të mbingarkua­ra, ka vazhduar rregullimi­n dhe drejtimin e trafikut me orare të zgjatura, për ata drejtues mjetesh që me veprimet e tyre në shkelje flagrante të normave të sjelljes, ka marrë masat administra­tive në zbatim të nenit 141, ‘ Pozicioni i mjetit në karrexhatë’, i cili përveç masës administra­tive me gjobë, parashikon dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë kohe 2- 4 muaj”, tha Tola. Ai deklaroi se vetëm për tri ditët e fundjavës, shërbimi i Policisë Rrugore ka ndëshkuar për këtë shkelje rreth 91 drejtues mjetesh.

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë Rrugore, Mithat Tola
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë Rrugore, Mithat Tola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania