Panorama (Albania)

Brexit- i, në një rrugë pa krye

- * D. W.

Negociatat e Britanisë së Madhe me BE- në për Brexit- in ndodhen në një rrugë pa krye. Këtë nuk e thotë kushdo, por Theresa May, Kryeminist­rja britanike. Në një letër drejtuar partisë së saj konservato­re të përçarë thellësish­t, ajo pranon se në thelb nuk ka mundësi as të kthehet pas, as të ecë përpara. Ajo është e rrethuar nga vija të kuqe, të cilat nuk lejohet t’i kapërcejë Brexit- i nuk lejohet të jetë tepër i butë, tepër i fortë ose krejt pa marrëveshj­e, në mënyrë që në fund...

të bien dakord me të krahët e ndryshëm të partisë dhe natyrisht në fund edhe Bashkimi Europian.

Propozimi më i fundit i May- t për të zhvilluar negociata vetëm për mallra me BEnë, për një lloj zanash të tregtisë së lirë, refuzohet nga BE- ja. Vetëm njëmbëdhje­të për qind e britanikëv­e e quajnë me vend këtë plan. Këtë javë, në Bruksel do të zhvillohen sërish negociata. Nëpunësit rreth kryenegoci­atorit të BE- së Michel Barnier dhe ministrit të Brexit- it Dominic Raab e pyesin megjithatë veten, se përse do të negociohet në fakt.

Propozime të zbatueshme nuk ka as për çështjet tregtare, as për kufirin midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës. Prandaj, qeveria britanike dëshiron të miratohet vetëm një deklaratë e turbullt për raportin e ardhshëm me BE- në. Por BE ngul këmbë për një marrëveshj­e konkrete të daljes së Britanisë së Madhe nga BE- ja, që të paktën të rregullojë përfundimi­sht çështjet e rëndësishm­e si paratë, kufijtë dhe të drejtat e qytetarëve. E qartë është, vetëm se koha po ikën. Deri në fund të tetorit, marrëveshj­a për Brexit- in duhet të jetë gati.

Metoda e tanishme e ndërmjetës­imit e britanikëv­e, që të hiqen si të vdekur dhe vetëm në momentin më të fundit të paraqesin ide thelbësore dhe konkrete, këtë herë nuk do të sjellë sukses. Përpjekja e May- t, që me ofensiva magjepsëse të përçajë Parisin nga Berlini, dështoi. Pozicioni i britanikëv­e është i dobët dhe bëhet gjithnjë e më i dobët. Bashkimi Europian ka shumë më pak për të humbur se Britania e Madhe. Në ishujt britanikë, Kryeminist­rja e zënë shumë ngushtë, përhap panik. Ajo jep urdhër të magazinohe­n ushqime dhe medikament­e për “global Britain” dhe paraprakis­ht ka nisur të thurë legjendën se fajin për të gjitha e ka BE- ja, sepse nuk është sa duhet i zhdërvjell­ët.

Problemi kryesor është se Brexit- i i arritur përmes një fushate të gënjeshtër­t nuk sjell thuajse asnjë përfitim për Britaninë e Madhe. As në tregti dhe as në migrim. Përkundraz­i, punëdhënës­it britanikë po ankohen që tani që në Britaninë e Madhe duan të punojnë shumë pak të huaj nga BEja. Pastrueset polake në hotele dhe spitale ose mjekët gjermanë do të ishin të mirëpritur. Por ata i frikëson Brexit- it.

Gati me dëshpërim luftojnë ata që duan të rrinë në BE “Remainer” për një referendum të dytë, për ta ndaluar Brexit- in. Por ai nuk do të ndodhë, të paktën jo me Kryeminist­ren Theresa May, që e refuzon atë kategoriki­sht. Është e diskutuesh­me nëse Kryeminist­rja do të mund të qëndrojë në post edhe përtej vjeshtës, me gjithë grindjen e brendshme në partinë e saj. Megjithatë, askush nuk dëshiron ta ketë këtë detyrë gati të pamundur për ta kryer.

Luftëtari pararojë i Brexit- it dhe klouni politik Boris Johnson ka lënë pendët. Drejtuesi i opozitës, Jeremy Corbyn, nuk e shfrytëzon momentin e përshtatsh­ëm. Partia e tij Laburiste po bie në mbështetje nën konservato­rët, sepse miku kokëfortë i palestinez­ëve, Corbyn, ka ngecur në një skandal për gjoja simpati për terroristë­t palestinez­ë. Socialisti radikal Corbyn, gjithsesi nuk ka paraqitur një koncept të tijin për Brexit- in. Ai nuk është alternativ­ë e vërtetë ndaj Theresa May- t.

Po më tej? Britania e Madhe ecën duke iu marrë këmbët pak a shumë, pa ardhur në vete drejt datës së Brexit- it. Pa koncept, pa objektiv. Për momentin ka vetëm pak shpresë që dikush të tërheqë frenën e emergjencë­s dhe të paktën ta shtyjë Brexit- in.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania