Panorama (Albania)

Kampionati nis me dhunë, Skënderbeu fiton ndaj Partizanit

Fatin e ndeshjes së parë e vendos një penallti e Muzakës, korçarët e nisin mbarë

-

Duhet të ishte festë edhe prezantimi i vitrinës së Kategorisë Superiore. Në fushë ishte skuadra kampione në fuqi dhe Partizani, një prej emrave që ka shkruar historinë në futbollin shqiptar.

Skuadra mikpritëse korçare me afro 4000 sportdashë­s në shkallët e stadiumit dhe kryeqyteta­sit me një nga grupimet më të organizuar­a në vend “Ultras Guerrils”. Në letër kishte gjithçka duhet për të dhuruar spektakël. Një ligj i ri i sporteve kushtëzont­e mungesën e policisë në shkallët e stadiumit dhe zëvendësim­in me stjuartë. Në teori, kampionati ishte gati për të startuar, por në praktikë që në fillim u prodhua tension, dhunë dhe përleshje e përgjakshm­e mes tifozërive. Kaos pafund që në fillim të sezonit.

DHUNA Në minutën e 72- të, kronometri ndali. Nuk kishte të bënte asnjë moment në fushë, apo as një çast që ka të bëjë me diçka teknike të një sfide futbollist­ike. Ishin tifozët, që pasi u shanë në kor mes tyre, vendosën të kapërcejnë hekurat e rrethimit dhe të zbresin në pistë. Përleshje, dhunë, gurë dhe sende të forta të hedhura kundrejt palës tjetër, deri edhe në përleshje fizike që degraduan gjithçka. Për shumë minuta, stjuartët nuk u dukën dhe policia nuk ndërhyri. Për disa minuta, shfaqja e futbollit shqiptar ishte krejtësish­t e papranuesh­me për elitën shqiptare. U desh ndërhyrja e forcave të rendit që të futeshin më pas edhe stafet mjekësore të ekipeve për të ndihmuar tifozët e plagosur. U pa në pamje filmike, edhe sherr mes tifozërisë së Partizanit, ku dukej se pati dhunë edhe mes tyre.

NDESHJA Edicioni jubilar i Kategorisë Superiore, i 80- ti, u hap me ndeshjen Skënderbeu- Partizani, ku korçarët falë penalltisë të shënuar nga Muzaka në minutën e parë shtesë, marrin fitoren e parë. Skënderbeu e nis në mënyrën më të mirë të mundshme mbrojtjen e titullit, pasi që në start ka mundur një rival direkt si Partizani. Dueli i trajnerëve debutues është fituar nga Orges Shehi, ndërsa Skënder Gega është detyruar në fund të pajtohet me humbjen. 90- minutëshi i parë i këtij kampionati ka nisur me probleme të shumta, ku dhuna ishte e pranishme në tribunat e tifozëve, për të zbritur më pas në fushë, ku nuk munguan edhe të plagosurit nga të dy kampet. Ajo që u pa mbrëmë në stadiumin e Korçës, që ishte edhe testi i parë për Superioren për zhvillimin e aktiviteti­t vetëm me praninë e stjuartëve brenda stadiumit, ishte një turp i vërtetë. Sa i përket takimit, ai ishte i ekuilibrua­r, por episodi në fund vendosi triumfin e Skënderbeu­t, i cili ndonëse me ndryshime të shumta nga edicioni i fundit, e nisi sërish si kampion sezonin 2018- 2019.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania