Panorama (Albania)

Reagon Çyrbja: Çështja u hetua nga Prokuroria

“Lajme vere, duan të dëmtojnë imazhin tim dhe të grupit të PS”

-

Deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, reagoi dje pas akuzave të opozitës si anëtar i bandës së Shullazit. Përmes një statusi në “Facebook”, deputeti i Qarkut të Durrësit shprehet se çdo gjë ka ditur për grupin Shullazi e ka sqaruar para Prokuroris­ë një vit më parë. “Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve. Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim ndaj zgjedhësve të mi mbi atë çfarë në media është transmetua­r dhe më pas është keqpërdoru­r si gjithmonë, nga opozita pa ekip dhe pa lidership. Gjithçka pretendohe­t sot, e kam sqaruar në Prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë”, shkruan në llogarinë e tij në “Facebook”. Sipas tij, lajmet e dala në media sponsorizo­hen nga opozita dhe kanë si qëllim dëmtimin e imazhit të tij dhe të forcës politike që përfaqëson. “Dua të informoj publikun se kjo është një çështje e hetuar nga Prokuroria, ku unë kam dhënë të gjithë informacio­net dhe dëshmitë. Ata që sponsorizo­jnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamenta­r ku kam nderin të bëj pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere”, përfundon reagimin e tij deputeti socialist. Jurgis Çyrbja ka qenë drejtor i Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e në Durrës, ndërsa mori mandatin e deputetit në vitin 2015, kur depu- teti Blendi Klosi la mandatin pasi u emërua në krye Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Rinisë dhe Sportit. Klosi zëvendësoi në këtë detyrë Erion Veliajn, i cili u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania