Panorama (Albania)

Përgjimetp­ër deputetin e PS që njoftoi Shullazin për hetimin: “E kemi keq punën”

“Pa kapërcyer rrethimin e godinës së xhamtë, ligjvënësi telefonon sërish Gilmando Danin dhe i kërkon të takohen”

-

Pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016- s, Prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij.

Mes dhjetëra telefonata­ve të përgjuara, dy prej tyre tërhoqën vëmendjen e prokurorëv­e. Në rrjetën e përgjimit kishte rënë Jurgis Çyrbja, ish- zyrtar i lartë i Hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Referuar dosjes hetimore, rezulton se menjëherë sapo një oficer i Policisë Gjyqësore shkoi në zyrat e Hipotekës në Durrës për të sekuestrua­r praktikën e regjistrim­it të ish- hotel Vollgës, Çyrbja telefonon Gilmando Danin, i konsiderua­r si krahu i djathtë i Shullazit. Ligjvënësi e informon atë, se Prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, dëgjohet Çyrbja t’i thotë të pandehurit. Po atë ditë, prokurorët e ftuan Çyrbjan të jepte shpjegime në cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat e hetimit. Pasi mbaron rrëfimin e tij, pa kapërcyer rrethimin e godinës së xhamtë, ligjvënësi telefonon sërish Gilmando Danin dhe i kërkon të takohen. Nga ai moment, deputeti dhe i dyshuari nuk rezultoi të kenë folur më në telefon. Pak muaj me vonë, Çyrbja u ballafaqua në sallën e gjyqit me Shullazin dhe të pandehurit e tjerë, duke dhënë dëshminë e tij. Ai foli asokohe edhe për një takim që kishte pasur me Emiljano Shullazin, për çështjen e ish- hotel Vollgës, por nuk pranoi të kishte pasur komunikime me miqtë e tij përmes telefonit, ku i informonte për gjithë sa ndodhte. Prej atëherë ka kaluar jo pak kohë. Çyrbja vazhdon i qetë jetën par- lamentare. Ndërkohë, Shullazi dhe miqtë e tij, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të rënda, si gjobëvënie apo shkatërrim prone me eksploziv, presin shtatorin për të dëgjuar pretencën e Prokuroris­ë. Në këto muaj, kur vetingu në gjyqësor ka dhënë frytet e para e pritet që ky proces të nisë edhe në Polici, pyetja e madhe që shtrohet është: A ka ardhur koha për veting në politikë?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania