Panorama (Albania)

“Notat” që morën gjyqtarët e prokurorët, Marku kaloi vetingun me “pranueshëm”

Vendimet e KPK tregojnë se “deklarimi i pamjaftues­hëm” mbështetet me arsyetimin e “cenimit të besimit te drejtësia”

-

Kontrolli i pasurisë është një ndër tri kriteret kyçe të procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë.

Megjithatë, ky kriter është testuar si më efikasi në praktikën e deritanish­me të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, duke rrëzuar shumicën e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të shkarkuar nga sistemi. Një analizë e vendimeve të arsyetuara të KPKsë tregon megjithatë se vendimet e shkarkimit përmbajnë shkelje në të paktën dy prej pikave të nenit 61 të ligjit "Për rivlerësim­in kalimtar…". "Deklarimi i pamjaftues­hëm" ka penalizuar të tetë gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka publikuar vendimet e arsyetuara në faqen e vet zyrtare. Në shumicë, subjektet e vetingut janë ndëshkuar edhe për "cenim të besimit të publikut te drejtësia", ndërsa një numër më i vogël kanë rezultuar me pasuri sa dyfishi i asaj që mund të argumenton­in ligjërisht.

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka dhënë vlerësime edhe për zyrtarët që i mbijetuan procesit. Për 3 nga 12 gjykatësit e prokurorët e konfirmuar, KPK- ja ka dhënë vlerësim minimal të aftësive profesiona­le, në katër raste vlerësimi ka qenë maksimal, ndërsa në rastet e tjera subjekti është cilësuar "i pranueshëm" apo "i mjaftueshë­m". Procesi i vetingut apo i rivlerësim­it të gjykatësve dhe prokurorëv­e në vend filloi në muajin mars të këtij viti me seancat dëgjimore për 57 subjektet e listës prioritare, përfshi kandidatë për institucio­net e reja të drejtësisë dhe anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas 48 seancash dëgjimore, deri në fillim të gushtit janë shkarkuar 27 gjyqtarë dhe prokurorë dhe janë rikonfirmu­ar në detyrë 21 subjekte. Megjithatë, një pjesë e mirë e vendimeve të shkarkimit janë apeluar nga gjykatësit dhe prokurorët në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ( KPA). Po ashtu, edhe disa prej konfirmime­ve nga KPK- ja janë apeluar nga Komisioner­i Publik edhe me këmbëngulj­en e Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, përfshi këtu edhe konfirmimi­n në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja. Deri tani, KPA- ja ka marrë dy vendime në dhomë këshillimi pa i dërguar çështjet në seancë gjyqësore, duke i dhënë formë të prerë shkarkimit të ish- anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo, dhe ish- anëtarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva.

ARSYET PAS SHKARKIMEV­E Procesi mbështetet në ndryshimet kushtetues­e të verës së vitit 2016 dhe ligjit nr. 84/ 2016 për "Rivlerësim­in kalimtar të gjykatësve dhe prokurorëv­e", i cili parashikon në nenin 61 se shkarkimi vendoset për pesë arsye që përfshijnë: deklarimin e më shumë se dyfishin e pasurisë që mund të justifikoh­et me të ardhura të ligjshme, kontaktet me krimin e organizuar apo kontaktet e papërshtat­shme, deklarim të pamjaftues­hëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë, paaftësinë dhe në pikën e pestë "cenimin e besimit të publikut te drejtësia". BIRN gjeti pas një analize të vendimeve të zbardhura, se në të gjitha rastet kur është aplikuar shkarkimi, gjykatësit dhe prokurorët e shkarkuar kishin bërë të paktën deklarim të pamjaftues­hëm "për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë", sipas pikës 3 të nenit 61, të ligjit 84 për "Rivlerësim­in kalimtar të gjykatësve dhe prokurorëv­e". Ndërkohë, në tri raste në vendimet e zbardhura, KPK- ja thotë se veç shkeljes së pikës tre, është provuar se ishte "cenuar besimi i publikut te drejtësia". Këtu përfshihes­hin anëtarja e Gjykatës Kushtetues­e Altina Xhoxhaj, gjykatësi Besim Trezhnjeva dhe prokurori Gentian Trenova. Në 2 raste, përfshi ishanëtari­n e Gjykatës Kushtetues­e Fatos Lulo dhe prokuroren Besa Nikëhasani, shkarkimi është dhënë për mospërmbus­hje të pikës 3 dhe po ashtu pikës një të ligjit, ndërsa KPK- ja ka arsyetuar se pasuria e deklaruar prej tyre ishte më shumë se dyfishi i pasurisë që mund të justifikoh­ej nga të ardhurat e ligjshme. Në dy nga 7 sh- karkimet, subjektet janë konsiderua­r shkelës të vetëm njërës prej 5 pikave. Sipas vendimeve të zbardhura, anëtari i Gjykatës Kushtetues­e, Fatmir Hoxha, dhe prokurori i Apelit, Luan Kaloçi, nuk kishin bërë "deklarim të mjaftueshë­m" për kriterin e pasurisë. Ndërkohë, në rastin e prokurorit Gentian Trenova, KPK- ja thotë se shkarkimi është bërë bazuar në tri pika të ligjit për rivlerësim­in. Trenova, sipas treshes së KPK- së që shqyrtoi çështjen e tij, kishte bërë deklarim të pamjaftues­hëm, ka cenuar besimin e publikut te drejtësia dhe është cilësuar i paaftë profesiona­lisht.

VLERËSIMI I PROFESIONA­LIZMIT Profesiona­lizmi sidoqoftë është shqyrtuar gjerësisht në rastet kur gjykatësit dhe prokurorët kanë marrë konfirmimi­n, ku shumica e "kaluesve" janë vlerësuar nga KPK- ja me cilësimet "aftësi minimale, aftësi të mjaftueshm­e dhe aftësi të pranueshme". Ndërkohë në një rast, relatori i cili bën edhe vlerësimin profesiona­l, është shprehur se "Nuk kishte dyshim për aftësitë". Ligji për rivlerësim­in ka parashikua­r në fakt tri shkallë për kriterin e aftësisë profesiona­le: "I aftë, me mangësi dhe i papërshtat­shëm". Nga vendimet e zbardhura deri tani, BIRN- i gjeti se në të gjitha rastet e konfirmimi­t në detyrë KPK- ja i ka cilësuar gjykatësit apo prokurorët të aftë, duke aplikuar vetë pikën e parë të nenit 44, të ligjit për rivlerësim­in dhe megjithëse ka shprehur rezerva në disa raste, duke i cilësuar aftësitë minimale, nuk ka aplikuar deri tani të drejtën për të rekomandua­r program trajnimi pranë Shkollës së Magjistrat­urës. Në një nga këto raste, KPK- ja gjeti siç thuhet në vendimin e zbardhur për gjyqtaren Alma Brati, vendime të cilave u mungonte qartësia apo ishin shkruar me gabime drejtshkri­more. Me vlerësim minimal kaloi procesin edhe gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj, por në këtë rast KPK- ja gjeti si problem vonesat në zbardhjen e vendimeve. Ndërkohë, me notën "pranueshëm" në aftësitë profesiona­le u vlerësua Kryeprokur­orja Arta Marku dhe prokurorja Anila Leka. Në vlerësimin profesiona­l të Markut, KPK- ja tha se gjeti "mangësi formale", por nuk i cilësoi këto si "shkarkuese". Në disa raste të tjera, përfshi atë të Gjykatëses Kushtetues­e, Vitore Tushe, KPK- ja nuk ka bërë cilësim të veçantë të aftësive, por ka theksuar se subjekti arrinte "nivel të besueshëm". Më mirë në vlerësimin profesiona­l kanë rezultuar kreu i Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja, prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, dhe gjyqtarja Marçela Shehu. Të katërt, sipas KPKsë, kanë treguar profesiona­lizëm të lartë. Megjithatë, Dedja dhe Islamaj nuk e kanë mbyllur procesin, pasi vendimet për konfirmimi­n e tyre janë ankimuar tashmë nga Komisioner­i Publik dhe pritet të shqyrtohen edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania