Panorama (Albania)

Ndreca shkelje për kredinë, s'deklaroi dënimin e kunatit

Si u përmbysën dy raportet pozitive të ILDKP e DSIK për anëtarin e Gjykatës së Lartë nga KPK

- Tom Ndreca

Gjyqtari Tom Ndreca, një ndër më të diskutuari­t e sistemit gjyqësor për vendimet e tij, u rrëzua në veting për dy kriteret e tjera: deklarime të pamjaftues­hme për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Në vendimin e argumentua­r, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it konstaton gjithashtu se anëtari i Gjykatës së Lartë nuk justifikoi një vlerë prej 1.3 milionë lekësh, ndërkohë që ngarkohet me përgjegjës­inë e fshehjes së procedimit të kunatit të tij për "Prodhim dhe shitje narkotikës­h", vepër penale kjo që klasifikoh­et si krim i organizuar. Me një karrierë që daton nga viti 1991 si prokuror dhe gjyqtar, Ndreca i kaloi me sukses filtrat e dy institucio­neve ndihmëse, ILDKPKI dhe DSIK, dhe u konsiderua i përshtatsh­ëm prej tyre. Por trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli përmbysi raportet e këtyre institucio­neve dhe vendosi më 17 korrik shkarkimin e gjyqtarit nga detyra. Hetimi mbi pasurinë e familjes Ndreca ndjek kronologji­në e vendosjes së saj përgjatë viteve dhe përfshin tri apartament­e, dy prej të cilave në Tiranë dhe një në Golem. Hetimi përfshiu gjithashtu kursime në vlerën e 1.5 milionë lekëve të deklaruara në fund të vitit 2016, një makinë të padeklarua­r në emër të djalit të tij si dhe llogari bankare të zotëruara veçmas nga bashkëshor­tja dhe djemtë, edhe këto të padeklarua­ra. Sa u përket pasurive të paluajtshm­e, KPK- ja arriti në përfundimi­n se gjyqtari Ndreca dhe familjarët e tij kishin të ardhura të mjaftueshm­e për blerjen e tyre. Megjithatë, Komisioni u ndal në një aplikim të kundërligj­shëm për kredi të butë që gjyqtari kishte bërë, duke e konsiderua­r atë "cenim të etikës së anëtarit të Gjykatës së Lartë". Në korrespond­encën me KPK- në, gjyqtari Ndreca ka pretenduar se ka aplikuar për zgjerim të sipërfaqes së banimit për shkak se ka dy djem të rritur, njëri prej të cilëve donte të martohej. Komisioni e ka hedhur poshtë këtë pretendim. "Komisioni vlerëson se nevojat e subjektit për strehim për shkaqet që paraqet, nuk mund ta legjitimon­in atë për të kërkuar një kredi lehtësuese, në kushtet kur nuk i përmbushte kriteret ligjore për përfitimin e saj", thuhet në vendim. Paralelish­t me hetimin e Komisionit, gjyqtari Ndreca ka dorëzuar një analizë financiare, e cila rezulton me burime të mjaftueshm­e si dhe ka pretenduar se diferencat nuk përbëjnë dyfishin e pasurisë së ligjshme. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka argumentua­r se "kriteri i dyfishit të pasurisë" është vetëm njëri prej shkaqeve që çon në shkarkim. Në fund të vlerësimit të pasurisë, Komisioni konstaton se gjyqtari Ndreca ka deklarime të pamjaftues­hme, të pasakta dhe në mospërputh­je me deklaratën "veting" përgjatë viteve, mosdeklari­m të pasurive veçmas të bashkëshor­tes dhe fëmijëve, mungesë burimesh të ligjshme në vlerën e 1.3 milionë lekëve, deklarim të rremë për çmimin e blerjes së një garazhi si dhe fshehjen e një makine në emër të djalit. Trupi gjykues është ndalur gjithashtu gjatë në arsyetimin e çështjes së kunatit të gjyqtarit Ndreca, duke e cilësuar mosdeklari­min prej tij të këtij fakti si "fshehje dhe plotësim të pasaktë dhe jo me vërtetësi të formularit të pastërtisë së figurës". Kunati i gjyqtarit me inicialet N. G. u arrestua më 9 nëntor 2011 dhe u lirua më 5 dhjetor 2011. Më mars të vitit 2012, Prokuroria e Shkodrës pushoi hetimin e nisur ndaj tij për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëv­e".

Në korrespond­encën me KPK- në dhe në seancën dëgjimore, Ndreca nuk e mohoi dijeninë mbi arrestimin e kunatit të tij në fund të vitit 2011. Ai u justifikua megjithatë me argumentin se nuk ishte në dijeni të rrethanave procedural­e dhe vendimit që kishte marrë më pas organi procedues. KPK- ja argumenton se gjyqtari Ndreca ka pasur detyrimin të plotësonte në mënyrë të detajuar deklaratën e figurës së tij, aq më tepër që pjesa e pestë e kësaj deklarate kërkon posaçërish­t që subjekti të deklarojë nëse një nga anëtarët e familjes është përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania