Panorama (Albania)

Investim në Selitë, Veliaj: Regjistron­i vendbanimi­n

Mbajmë premtimin për investime në çdo bllok banimi

-

Dora e Bashkisë së Tiranës ka arritur edhe në Selitë. Një bllok banimi, pa kurrfarë infrastruk­ture, sot ka rrugë të shtruara, ndriçim e trotuare. Bëhet fjalë për zonën e kufizuar nga rrugët "Hamdi Pepa", "Ilia Dilo Sheperi", "Visarion Xhuvani", "Leka i Madh", ku jetojnë mijëra banorë të ardhur kryesisht pas viteve ' 90. Pas investimit të bashkisë, tashmë radhën e kanë qytetarët, të cilët duhet të bëjnë deklarimin e vendbanimi­t. Ky ishte apeli i kryetarit Erion Veliaj, dje pasi inspektoi punimet. "Ftoj banorët të vijojnë me regjistrim­in në zonë. Sot janë të gjithë qytetarë të Tiranës dhe duhet të regjistroh­en këtu. Fakti që marrim taksa nga pjesa e vjetër e Njësisë 5 për t'i sjellë në zona ku vetëm së fundi, pas legalizimi­t, ka filluar të paguhet pak taksë prone, do të thotë se automatiki­sht Bashkia e Tiranës i ka privilegju­ar. Tani ka ardhur koha që edhe ata të sillen si qytetarë të Tiranës dhe të bëhen pjesë e kësaj bashkësie që paguan diçka modeste, por në fund fare kontribuon në të mirën e përbashkët". Për ministrin Pandeli Majko, deputetin e zonës, i cili e ka shkelur këtë hapësirë shumë kohë më parë, kjo është një ndër pjesët më të bukura të Tiranës.

"Këtu kemi gjetur një fshat monopat dhe e kemi kthyer në një qytet të një standardi më të lartë. Këtu nuk është bërë thjesht shtrimi i rrugës apo rregullimi anësor i saj, por janë bërë edhe muret rrethuese dhe i kanë dhënë një pamje standardiz­uese gjithë rrugës, duke e kthyer atë ndoshta në pjesët më të bukura të Tiranës". Nga Njësia 5, kryebashki­aku Veliaj dha lajmin e mirë të ndërtimit të tri shkollave të reja, që do të ndërtohen nga projekti në bashkëpuni­m me privatin. "Disa nga vendimet më të rëndësishm­e për zonën do të jetë fillimi i shkollave të reja. Shkolla e parë që do të fillojë do të jetë afër Parkut Olimpik dhe besoj se edhe një nga problemati­kat e fundit që kemi, për sa i përket bashkisë në këtë zonë, shfryrja e klasave me dy turne, do të vijojë me shkollat e reja. Në total, do të jenë 17 shkolla të reja dhe vetëm për Njësinë 5, kemi 3 të tilla", nënvizoi kryetari, duke apeluar që banorët të mirëmbajnë investimet e bëra nga bashkia, pasi realisht janë pronë e tyre.

 ??  ?? Veliaj dhe Majko, dje gjatë inspektimi­t në Selitë
Veliaj dhe Majko, dje gjatë inspektimi­t në Selitë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania