Panorama (Albania)

Përplaset me trenin e mallrave, plagoset familja me 6 pjesëtarë

-

DURRES – U morën 50 metra zvarrë nga treni, shpëton për mrekulli familja me gjashtë pjesëtarë. Një pakujdesi e kryefamilj­arit që po drejtonte makinën, për pak u ka kushtuar atij dhe pesë anëtarëve të tjerë të familjes, që kanë ardhur nga Britania e Madhe në Shqipëri për të kaluar pushimet verore. Bardhyl Cenalia, 40 vjeç, ishte në makinë bashkë me gruan e tij, Lucia Cenalia, 38 vjeçe, dhe katër fëmijët e tyre të mitur, kur për të shkuar rrugën zgjodhi të kalonte mbi shinat e trenit në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Përveç mosrespekt­imit të sinjalisti­kës, 40- vjeçari është treguar i pakujdessh­ëm, pasi në momentin që vendosi gomat e makinës “Volvo” mbi shinat e trenit, treni i mallrave që po shkonte nga Durrësi në Elbasan mori përpara makinën me targa angleze, duke e marrë zvarrë për rreth 50 metra. Për pasojë, mbetën të plagosur: Bardhyl Cenalia, 40 vjeç, Lucia Cenalia ( shtetësi të huaj) 38 vjeçe, si dhe fëmijët e tyre, E. C., 4 vjeçe; D. C., 5 vjeç; L. C. 8 vjeç dhe O. C., 2 vjeç. Pavarësish­t tabelave sinjalizue­se, 40vjeçari nuk ka qenë i vëmendshëm, duke provuar ta kalojë me shpejtësi në krahun tjetër të rrugës, kur papritur treni i mallrave e ka marrë përpara. Rreth 50 metra, treni ka marr zvarrë mjetin me gjashtë anëtarët e familjes Cenalia, por fatmirësis­ht pa pasoja të rënda. Ankthi dhe paniku ka qenë në nivelin maksimal, por për fat të mirë lëndimet ishin minimale, krahasuar me dinamikën e ngjarjes. Familja Cenalia u transportu­a me autoambula­ncë drejt spitalit të Durrësit, nga ku bluzat e bardha thanë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. l. m

 ??  ?? Familja e aksidentua­r
Familja e aksidentua­r
 ??  ?? Makina e përplasur nga treni
Makina e përplasur nga treni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania