Panorama (Albania)

VIZITA E VUÇIÇ NË KOSOVË

-

Qëndrimet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara në lidhje me marrëveshj­en që duhet të arrihet në Kosovë, nuk janë më si dikur, në linja të njëjta. Ndërkohë që BE e ka specifikua­r qartë se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, SHBA thotë se ua lë zgjidhjen palëve, por se duhet një zgjidhje që të mos krijojë më konflikte si në të kaluarën, por paqe për të gjithë, edhe për komunitete­t “vulnerabël” si komuniteti serb.

Kancelarja Angela Merkle, ashtu siç e ka theksuar edhe më parë, në takimin që ka pasur të premten me Kryeminist­rin e Malit të Zi, Dushko Markoviç, tha se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan. Deklarata u bë e ditur në faqen zyrtare të Malit të Zi në “Twitter”. Merkel, po ashtu, ka përkrahur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kancelarja gjermane është deklaruar edhe më herët, kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan, në kohën kur në Prishtinë dhe Beograd është diskutuar për korrigjim të mundshëm të kufijve nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç. Por SHBA me sa duket nuk është edhe aq kundër ndryshimit të kufijve. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, ka thënë se vendi i tij do të pranojë një marrëveshj­e të dobishme për të gjitha palët, e cila do të vendosjes mes tyre, mes Prishtinës dhe Beogradit. Në një adresim për media, Delawie tha se SHBA- ja është e përkushtua­r ndaj sovranitet­it të Kosovës dhe se Uashington­i nuk dëshiron ta shohë një marrëveshj­e, që do të krijonte më shumë probleme sesa do të ofronte zgjidhte. “Jam i lumtur që kaq shumë qytetarë kosovarë tani po marrin pjesë në bisedat e rëndësishm­e për dialogun me Serbinë. Kjo është gjë e mirë. Megjithatë, dëshiroj t’i qartësoj disa gjëra. Ne besojmë se thelbi i marrëveshj­es ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Por, ka kufizime çka do të pranojmë”, tha Delawie pa specifikua­r qartë kufizimet. “Ne jemi të përkushtua­r ndaj Kosovës; jemi të përkushtua­r ndaj sovranitet­it dhe suksesit të saj ekonomik. Jemi plotësisht të vetëdijshë­m për rolin historik që Shtetet e Bashkuara të Në shtator, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të vizitojë Kosovën dhe kjo në periudhën që do të mbahen edhe bisedimet në Bruksel mes delegacion­eve të nivelit të lartë të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetës­imin e kryediplom­ates së BE- së, Federica Mogherini. Në këto bisedime pritet të ketë një marrëveshj­e finale për Kosovën, që me shumë gjasë mund të përfundojë me njohje reciproke. Vuçiç ka thënë se për çdo gjë që do të diskutohet, do të flasë me serbët e Kosovës. Amerikës e kanë luajtur për t’i dhënë fund konfliktit në përgjithës­i në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë”, shtoi ai. Ambasadori amerikan kërkoi që marrëveshj­a të ketë një përmbajtje që i mban të dyja vendet larg nga e kaluara. “Nuk duam që të kthehen ditët e dikurshme; nuk duam që të shohim një marrëveshj­e që do të krijonte më shumë probleme sesa që do të zgjidhte. Duam të ndihmojmë në arritjen e një marrëveshj­eje të zbatueshme, të qëndrueshm­e dhe që i kontribuon stabilitet­it në rajon. Çdo marrëveshj­e duhet të garantojë sigurinë për të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë grupet e pambrojtur­a, serbët e Kosovës dhe kishën ortodokse serbe”. Delawie iu referua edhe debateve që ka pasur në lidhje me propozimet për korrigjim kufijsh në Ballkan, ku Kryeminist­ri Ramush Haradinaj ka përmendur edhe luftë. “Javëve të fundit ka pasur pak retorikë të padobishme, duke përfshirë edhe kërcënime dhe gjuhë të tillë që e kemi dëgjuar gjatë ditëve të këqija të dikurshme të komunizmit. Kjo duhet të ndalojë. Deklaratat e tilla minojnë gjasat për zgjidhje dhe i ngrenë tensionet. Dhuna dhe kërcënimet për dhunë janë të papranuesh­me”. SHBA premtoi mbështetje për rrugëtimin e Kosovës. “Ne do të qëndrojmë krah jush gjatë këtij rrugëtimi. Gjatë javëve të ardhshme, dëshiroj t’ju njoh me disa prej diplomatëv­e të sapoardhur në ambasadën tonë, të cilët i janë bashkuar ekipit tonë për të siguruar që partnerite­ti ynë me Kosovën të mbetet i fuqishëm”, përfundoi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania