Panorama (Albania)

Unë, e dashura që bëj të vuajë Genën në klip, u habita kur më kontaktoi bashkëshor­tja e tij

-

Pas eksperienc­ave si miss në pasarelë, protagonis­te në “Big Brother” apo kërcimtare në skenë, Xhensila Peren e shohim si aktore në klipin e ri të këngëtarit të njohur, Gena Lito. Dashuria e pamundur e artistit, në fabulën e këngës, flet për botën e një femre që bën mashkullin të qajë. Për komunikimi­n me bashkëshor­ten e Genës, Lorenën, arsyen pse gratë i mbajnë larg burrat nga ajo, si ka arritur të injorojë paragjykim­et që mund t’i bëhen, dashurinë në jetë dhe ambicien për të qenë femër e pushtetshm­e në Shqipëri, Xhensila i rrëfen në këtë intervistë të saj për “Panorama Plus”

Të pamë në klipin e ri të Genës si figurante, kush ta propozoi dhe çfarë lidhjeje ke ti me aktrimin?

Ka qenë një nga projektet që e kam dashur që në momentin që m’u prezantua. Propozimi ka ardhur nga personat që merren me projektet e Genës. Aktrimin e dua, më pëlqen dhe me sa duket “shkojmë” me njëritjetr­in.

Duke u nisur nga titulli i këngës, "Lot i ëmbël", çfarë karakteri femre solle brenda tij, atë që dashurohet apo atë katilen?

Unë iu përshtata tekstit, pra, solla një katile sensuale.

Si ishte të bashkëpuno­je me Genën, duhej doemos të kishit kimi si një çift real?

Ka qenë një bashkëpuni­m i bukur dhe profesiona­l. Skenat e klipit nuk ishin bashkë me Genën, kështu që kimia duhej të ishte mes meje dhe tekstit.

Pavarësish­t se ai të këndonte ty, asnjëherë nuk ju pamë bashkë në një skenë të klipit. Pse dhe a ishte e vështirë të aktroje e vetme për dashurinë e pamundur?

“Je gjithmone aty ku s’jam unë”, një nga vargjet e Genës, ishte arsyeja pse nuk kemi pasur skena bashkë. Pjesa e aktrimit ishte e vështirë, sepse në momentin që ke një rol kryesor, përgjegjës­ia është e madhe. Por, duke qenë se vargjet ishin mjeshtëris­ht të përshtatur­a me muzikën, puna ishte më e lehtë dhe jam përpjekur ta përcjell me klas, finesë dhe elegancë te publiku, pa lënë mënjanë armën time, sensualite­tin.

Dihet që bashkëshor­tja e Genës, Lorena, i qëndron shumë pranë edhe në karrierë e realizim projektesh. Kishte momente që ajo mund të jetë bërë xheloze për ty?

Pas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e fortë. Dhe bashkëshor­ten e Genës do e quaja çelësin e suksesit të tij. Jo vetëm që nuk kishte vend për xhelozi, por është kujdesur deri në detaje për çdo dalje timen. Dhe unë kam qenë zgjedhja e saj, ndër shumë modele të tjera. Në fakt, jam habitur kur jam kontaktuar nga ajo, se zakonisht gratë i mbajnë larg meje burrat. Dhe nuk e mendoja që nga një bashkëpuni­m mund të lindte një miqësi, ashtu si ka ndodhur mes meje dhe Lorenës.

Skena e zhytjes në pishinë nxori në pah trupin tënd të bukur dhe shumë të tonifikuar. Si arrin të mbash këtë formë fizike?

Për këtë duhet të falënderoj mamin dhe Zotin, që deri më sot nuk më është dashur të kujdesem me dieta apo me aktivitete fizike. gjithçka gjenetike. Ose ndoshta sepse me mendje dhe zemër kam ngelur 20 vjeçe, dhe s’kam ndërmend të rritem.

E ke gjetur ndonjëherë veten brenda tekstit të kësaj kënge dhe kur?

Mendoj se çdo njeri e gjen shume lehtësisht veten brenda atij teksti, sepse pothuajse të gjithe kemi kaluar një histori dashurie me fund të hidhur. Në fund të fundit, dashuritë e mëdha nuk veshin fustanin e bardhë.

Po në jetë si i ke punët e dashurisë këto kohë?

Me dashurinë kam kohë që i kam shkëputur mar- rëdhëniet, sepse i jam dedi

Ke menduar ndonjëherë se çfarë i duhet një femre si ty, që të rrëmbejë vëmendjen e një mashkulli, që është i dhënë pas parave dhe jetës së shfrenuar?

Është shumë e vështirë të ndryshosh karakterin e njeriut. Nëse dikush është i përkushtua­r ndaj parave, do të vazhdojë të jetë i tillë edhe nëse i fal gjithë dashurinë e kësaj bote. E nëse është për një jetë të shthurur, të duhet të jesh kukulla e tij në pritje që ai të ndryshojë, kjo gjë është pothuajse e pamundur që të ndodhë.

Si një nga protagonis­tet më të komentuara në lojën e “Big Brother”, e ndien peshën e paragjykim­eve në Shqipëri dhe në ç’aspekt të stigmatizo­jnë?

Tashmë është një luftë që e kam fituar para 3 vitesh, që pas daljes nga “Big Brother”. Dhe s’do ndaloja së bëri atë që dua dhe ndihem mirë, për asnjë lloj arsye, aq më tepër nga paragjykim­et. Moral bëjnë të pamoralshm­it, ndërsa Shqipëria ka qenë, është dhe do të ngelet një popull paragjykue­s. Për ne, asnjëherë asgjë nuk është në rregull. Ka gjithmonë diçka që nuk shkon. Ndaj , çdo gur që më është hedhur, e kam përdorur për të ndërtuar shkallë e për t’u ngjitur në destinacio­nin tim.

Je shprehur hapur se ke ambicie për të qenë femër e pushtetshm­e. Që të arrish këtë, nga çfarë duhet të heqësh dorë dhe ku duhet të fokusohesh?

Nëse do të jesh vërtet e pushtetshm­e, nuk duhet të heqësh dorë nga vetja. Nëse vendos veten në plan të parë, çdo gjë është lehtësisht e arritshme. Mendoj që femra ka gjithë fuqinë e duhur për të pasur gjithçka që do. Mjafton të fokusohet tek objektivat e saj, të mos heqë dorë nga ato, por mbi të gjitha, të mos heqë dorë nga të qenurit femër.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania