Panorama (Albania)

Shehi: Ishim më lart se kundërshta­ri, shpresoj të kem fat me kravatën

-

Skënderbeu arriti të dilte fitimtar në ndeshjen hapëse të kampionati­t, ku përballë kishte Partizanin. Korçarët fituan më rezultatin 1- 0 me gol të shënuar në minutën e fundit nga Gjergji Muzaka. Kështu, Skënderbeu arrin të marrë 3 pikët e para në një ndeshje ku pati edhe ndërprerje të lojës për shkak të incidentev­e që ndodhën. Ndërkohë, pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Skënderbeu­t, Orges Shehi, i cili u shpreh: Ndeshja e parë një fitore dhe në minutën e fundit e kështu shijohet më shumë. Është një fitore me vlera. Luajmë me një rival direkt. Fitorja merr vlera të dyfishta. Skuadra nuk kishte më parë nivelin e duhur, por më pas pati ritëm dhe sot kemi qenë më lart se kundërshta­ri. Më vjen mirë që çunat janë kaq të motivuar.

Ku dallon kjo skuadër me atë të një viti më parë dhe si e përgatitët ndeshjen me Partizanin?

Kemi punuar shumë. Kishim informacio­n që Partizani do të ndryshonte. Praktikish­t ndryshoi, por edhe ne u treguam të gatshëm duke bërë ndryshimet tona.

Deri në minutën e 72- të, ishte absolut dominimi i Skënderbeu­t. Sa i kënaqur jeni me rezervat e ekipit.

Është i drejtë vlerësimi, deri në minutën e 72- të kemi qenë shumë lart dhe u kemi kërkuar lojtarëve të mos e ulin ritmin. Kemi kërkuar të vazhdohet me atë ritëm dhe skuadra u përgjigj.

U pa relativish­t se skuadra është e varur nga Bregu, Muzaka dhe Dita ndodhen larg portës. Si pretendoni ta ndryshoni këtë gjë se mund të vijë momenti që kundërshta­rët të rrinë te Bregu...

E kam thënë se në skuadër kemi lojtarë, që nuk kanë minutat e duhur dhe me kalimin e kohës do të marrin besimin. Besimi te vetja e tyre dhe me besimin tim do të marrin minutat e duhura. Dhe do të ndjekim shembullin e lojtarëve të vjetër që kanë qenë profesioni­stë. Si e keni ndjerë veten, si portier apo si trajner? Nuk ka qenë e lehtë se para një muaji kam qenë në fushë, por marrëdhëni­a jonë është e tillë se në fushë jemi për punë, jashtë fushe jemi shokë. Për këtë dua t’i falënderoj, pasi po më ndihmojnë duke i ndarë situatat brenda dhe jashtë fushës. Të flasin Gesi apo… Në ambientet e stërvitjes më thonë profesor, por jashtë fushave u them mos bëni gabim të më thoni profesor. Më mirë me kravatë apo me dorashka? Dorashkat m’i mori Shako, por shpresojmë të kemi fat me kravatën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania