Panorama (Albania)

Skënder Gega: Nuk do të isha i kënaqur as me barazim

- TIRANE

Trajneri i Partizanit, në fund të ndeshjes ka deklaruar se as me një barazim nuk do të ishte i kënaqur. “Është për të ardhur keq. Erdhëm me pretendime­t tona. Në pjesën e parë çaluam në mesfushë, që e mendoja më të fortën. U munduam ta korrigjoni­m. Pjesën e dytë besoj u kthyem në 4- 2- 31, Hebaj kishte mbështetje të madhe. Nuk jam i kënaqur edhe po të dilja barazim. Gabuam në një moment. Po gjithsesi, është ndeshja e parë. Është rrugë e gjatë. Ishim përgatitur për të marrë maksimumin, por futbolli kështu e ka”.

Skuadra do të kërkojë afrime në merkato?

Unë kam deklaruar para ndeshjes që kemi nevojë të korrigjohe­mi në merkato. Kam dhënë mendime që në çfarë repartesh do korrigjohe­mi. Grupi kryesor është. Jemi stërvitur mirë, kemi bërë më të mirën. U ndëshkuam me një penallti, që duhet të evitohej. Futbolli është i tillë.

A e ka Partizani stofin e kampionit?

Unë që ditën e parë që kam ardhur nuk e kam deklaruar që e ka stofin e kampionit. Njerëzit kanë dëshirë të madhe, edhe unë gjithashtu. Është fillimi, do ishte mirë të dilnim me sukses sot, çdo gjë do të qartësohet në vazhdim. Rruga është e gjatë.

Çani, kur do të jetë në dispozicio­n?

Me Çanin nuk kam një kontratë. Në qoftë se do ta shikosh Çanin, shko tek ekipi i dytë. Në qoftë se ai vjen fizikisht mirë, e ka dorën e hapur. Unë do marr atë që është në maksimum dhe atë që do japë maksimumin. Çanin e pamë një vit dhe e dimë çfarë ka bërë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania