Panorama (Albania)

EMRAT NE SHTATOR Aplikimet për kredi, si do zgjidhen fituesit

Mbyllen aplikimet për të përfituar kredi të butë nga Bashkia e Tiranës për shtëpi. Tabela e pikëzimit, si mund të jeni përfitues potencialë

-

Dita e fundit e dorëzimit të dokumentev­e për përfitimin e kredisë së butë e ka gjetur Bashkinë e Tiranës plot. Ashtu si vitin që shkoi, i gjithë fluksi i aplikimeve u mblodh në tri ditët e fundit.

Shkarkimi i dokumentev­e online, që pritej të lehtësonte punën për mbledhjen e dosjes voluminoze, pati efektin e kundërt. Të pamësuar me rrugët elektronik­e, jo pak prej tyre kanë hasur vështirësi në grumbullim­in e vërtetimev­e, duke e zgjatur procesin e duke shkaktuar radhë në ditën e fundit. Përpos kësaj, zyrat e pritjes me qytetarin pranë bashkisë kanë punuar dje përtej orarit zyrtar. Të drejtën për të përfunduar aplikimin në fazën e dytë dhe më të rëndësishm­e e kanë pasur afro 2500 qytetarë, ndërsa fitues do të jenë vetëm një e pesta e tyre. Në muajin shtator, pasi komisioni i strehimit të bëjë inventarin e të gjithë emrave, bazuar në dokumentet që ata kanë paraqitur, kriteret për përzgjedhj­en e përfituesv­e dhe formulës së pikëzuar, do të vendosë pikët për çdo aplikim për të hartuar listën e përfituesv­e me 477 të parët me më shumë pikë.

PËRZGJEDHJ­A Të gjitha dosjet i kalojnë një vlerësimi administra­tiv. Komisioni i strehimit pranë Bashkisë tiranë, i përbërë nga pesë anëtarë të bashkisë dhe katër përfaqësue­s nga kategori të veçanta, përzgjedhi­n emrat në bazë të sistemit të pikëzimit, sipas tabelës përbri. Ashtu si edhe vitin e kaluar, pikët maksimale i kanë çiftet e reja ( shumatorja e moshës së të dyve nuk i kalon 70 vite), nënat kryefamilj­are, personat me aftësi të kufizuar. Pasi komisioni i strehimit jep OK për listën finale të fituesve, vendimi kalon në Këshillin Bashkiak dhe autoriteti përfundimt­ar që vulos emrat e fituesve, do t’ia përcjellë bankës së nivelit të dytë për lëvrimin e këstit. Ndërkohë që edhe kjo e fundit bën kualifikim­et e saj, për ata që nuk mundësojnë dot pagesën e këstit për një periudhë 20- vjeçare, ata që arrijnë ta kalojnë edhe këtë sitë, vihen në kërkim të një banese brenda territorit të Bashkisë Tiranë, ku banka mbulon jo më shumë se 80% të saj. Kredia merret në bazë të struk- turës së apartament­it, për të cilin ka aplikuar dhe shpallet fitues. Ata paguajnë vetëm 3% të shumës së marrë, ndërsa pjesa tjetër subvencion­ohet nga bashkia. Interesi i qytetarëve ka qenë i madh, si e vetmja alternativ­ë për të marrë kredi me këst të palëvizshë­m dhe të shtrirë për shumë vite.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania