Panorama (Albania)

Dikush duhet ta thotë

Nuk do të ketë as ndarje, as ndryshime të kufirit, as Ulster serb në Kosovë

- URTAK HAMITI

Çfarëkanë të përbashkët Belfast, Derry, Omagh, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku, Dublini, Londra, Tirana, Prishtina, Beogradi, Ulsteri, Kosova Veriore, Marrëveshj­a Anglo- Irlandeze...

1921, Marrëveshj­a e Brukselit 2013. Shumëçka. Në vitin 1916, në Dublin, Irlandë, në rrugën “O’Connell”, Patrik Pirs, një nga udhëheqësi­t e kryengritj­es së armatosur kundër Britanisë Madhe lexoi publikisht “Proklamatë­n e Republikës”, duke shpallur qëndrimin e popullit të Irlandës për pavarësi nga Britania e Madhe.

Konflikti i armatosur që pasoi në mes të Ushtrisë Republikan­e Irlandeze ( IRA) dhe forcave të sigurisë së Britanisë së Madhe përfundoi me “Marrëveshj­en e Paqes” 1921, të negociuar nga të deleguarit e udhëheqësi­t kryesor Edmond De Valera, Majkëll Kollins dhe Artur Grifit. Sipas konditave të Marrëveshj­es 1921, Irlanda mori të drejtën e krijimit të shtetit të lirë, ndërsa provincat veriore me shumicë protestant­e, Ulsteri apo Irlanda Veriore, mori të drejtën e bashkimit me Britaninë e Madhe.

Kollins, këtë Marrëveshj­e në Kuvendin e Irlandës, në Dublin e paraqiti si “të vetmen mundësi të lirë për të arritur lirinë” dhe e bindi Kuvendin për këtë zgjidhje. Në vitin 1922, në luftën civile në mes të kundërshta­rëve të Marrëveshj­es dhe përkrahësv­e të saj, Majkëll Kollins vritet.

Në vitet e mëvonshme, fushata e dhunës e IRAs do të sjellë Britaninë e Madhe përsëri në bisedime për Irlandën Veriore për të arritur “Marrëveshj­en e së Premtes së mirë” 1998, ku një nga pikat thekson se “Në atë moment kur shumica e popullit të Irlandës Veriore dëshiron t’i bashkohet Republikës së Irlandës, atëherë qeveritë irlandeze dhe britanike janë të obliguara ta respektojn­ë këtë vullnet”. Sipas regjistrim­it të vitit 2011, dallimi në mes protestant­ëve dhe katolikëve është vetëm 3% ( 48- 45), ku të parët kanë rënie të madhe e të dytët ngritje në raport me vitin 2001.

Pra, nëse nisemi nga premisa se katolikët e duan Irlandën e Bashkuar, atëherë atë mund ta arrijnë në mënyrë demokratik­e, në një të ardhme, për më pak se dhjetë vite. Përfaqësue­s i palës irlandeze në këto bisedime ishte Xheri Adams, që udhëhoqi Partinë Sinn Fein për 35 vite, deri në largimin e vullnetshë­m nga kreu i saj në muajin shkurt të këtij viti.

Për një kohë të gjatë, Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë po negociojnë për arritjen e një marrëveshj­eje “ligjërisht të obligueshm­e”, që do të normalizon­te raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndihmën dhe nën patronazhi­n e Bashkimit Europian si dhe përkrahjen ( përzierjen) krejtësish­t të panevojshm­e dhe të dëmshme të Tiranës zyrtare.

Përderisa serbët e Beogradit i janë përmbajtur qëndrimit të tyre, se “Nuk mundet Prishtina të fitojë gjithçka e ne asgjë dhe se nuk do ta pranojmë kurrë shtetin e Kosovës”, pala shqiptare është lëkundur nga “Nuk ka vija të kuqe, ka vija të kuqe, do të bisedojmë për të gjitha temat, edhe për korrigjimi­n/ ndryshimin e mundshëm të kufirit me Serbinë”. Pala shqiptare nuk ka kërkuar llogari pse nuk janë zbatuar marrëveshj­et e mëhershme me serbët e Beogradit ( shënimet kadastrale, njohja e dokumentev­e, njohja e diplomave), por ka nisur një proces të ri ku do të definohen të gjitha çështjet. Për më shumë, pala shqiptare çdo ditë i jep nxitim këtij procesi si të domosdoshë­m sepse “vështirë që do të ketë klimë më të mirë” për të nënshkruar Marrëveshj­e me Beogradin. Pala shqiptare në këtë proces ka hyrë pa konsensus nacional shqiptar, bile me kundërshti­me të mëdha të brendshme.

Pala serbe në anën tjetër vazhdon me politikën e dyfishtë të luftimit të shtetësisë së Kosovës me të gjitha mjetet, ndërkohë që procesi i negociatav­e të vazhdojë gati si normalisht. Në Kosovë, në terren është vepruar në atë mënyrë që të gjitha institucio­net relevante, edhe spitalin që ishte në Graçanicë, t’i zhvendosin në pjesën veriore të Kosovës me qëllim që strategjik­isht të jenë më të grupuara në terren për ta më të sigurt. Edhe pala serbe e pranon ndryshimin e kufirit me Kosovën në parimin e ndarjes së pjesës së Kosovës apo krijimit të njësisë autonome brenda Kosovës, Ulsterit serb në Kosovë.

Si të parët ashtu edhe të dytët, nuk e kanë seriozisht dhe të gjitha fjalët për ridizajnim të kufirit apo ndarjes apo gjetjes së zgjidhjeve “kreative dhe inovative” janë vetëm propagandë dhe blerje e kohës, duke mbajtur opinionin në tension dhe karrierat e tyre politike ende në jetë.

Përfaqësue­sit shqiptarë në bisedime në Bruksel e dinë që asnjë Marrëveshj­e që nuk është në përputhshm­ëri me vullnetin e shumicës shqiptare, qoftë të përfaqësua­r në Kuvendin e Kosovës, qoftë edhe jashtë tij, nuk do ta kishte as peshën e letrës në të cilën është nënshkruar. Edhe po të pranonin Asociacion­in e Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive ( që i bie autonomi politike), do të duhej të ndërrohet Kushtetuta e Kosovës dhe një grumbull ligjesh për t’iu përshtatur atij vendimi. Me këtë përbërje të Kuvendit të Kosovës, ajo është afër së pamundshme­s.

Serbët e Beogradit dhe fallangist­ët e tyre në Kosovë e dinë mirë pse nuk duan ( lexo nuk guxojnë) ta ndryshojnë kufirin e Kosovës. Sepse do të humbnin ndikimin që e kanë, tani për tani, në institucio­net qeverisëse të Kosovës, do të pranonin automatiki­sht shtetin e Kosovës, do të nxitnin shpërngulj­en e serbëve të Kosovës nga pjesa jugore ( ku janë në numër më shumë se në atë veriore), si dhe do të rrezikonin edhe fizikisht të gjitha monumentet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe trashëgimi­në e tyre, nga çerdhet e fëmijëve e deri te varrezat e paraardhës­ve.

Kundër ndryshimit të kufirit janë shprehur decizivish­t Kancelarja gjermane, Angela Merkel, që është deklaruar fuqishëm kundër shkëmbimit të territorev­e ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Foreign Office- i ( Ministria e Jashtme) i Britanisë së Madhe ka theksuar qartë se normalizim­i i marrëdhëni­eve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë mbi bazën e “njohjes së shteteve të pavarura e sovrane brenda kufijve aktualë”. Ambasadori i ardhshëm i SHBA- ve në Kosovë, Filip Kosnet, në seancën dëgjimore para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit është shprehur se “Është me rëndësi që të dyja vendet të diskutojnë ide të reja, por kjo nuk është leje për ndërrim territores­h dhe formulimi i zgjidhjeve kreative nuk nënkupton shkëmbim territores­h”. Këtë qëndrim zyrtar, SHBA- të do të duhej ta artikuloni­n më zëshëm për të mënjanuar dilemat e mundshme. Pra, kështu janë shprehur këto ditë Gjermania dhe Britania e Madhe, që në krye me SHBA- të, janë mbrojtësit dhe përkrahësi­t e shtetit të Kosovës dhe shqiptarëv­e të Kosovës.

Kështu që, kur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar ( Britanisë së Madhe) Ruairi O’Connell thekson publikisht se “Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba”, ai vetëdijshë­m apo pavetëdijs­hëm flet për përvojën e vendit të tij. Diçka që shkruhet, nënshkruhe­t pa u menduar si duhet, pastaj mund të korrigjohe­t vetëm me dhunë dhe me pasoja. Të gjithë ata që pretendojn­ë të nënshkruaj­në dhe votojnë marrëveshj­e që ndryshojnë kufijtë e Kosovës me Serbinë apo krijimin e Ulsterit serb në Kosovë, e kanë në dorë edhe vendimin se a do të gëzojnë fatin e Xheri Adamsit apo atë të Majkëll Kollinsit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania