Panorama (Albania)

“Marrëveshj­a mes Kosovës dhe Serbisë, më 11 apo 12 nëntor”

Troude: Nëse Serbia s’merr Veriun e Kosovës, mund të marrë Republikën Sërpska të Bosnjës

-

Marrëveshj­a përfundimt­are mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet më 11 apo 12 nëntor të këtij viti, ndërsa shtatori do të ketë mbase bisedimet më intensive dhe më të rëndësishm­e mes palëve në Bruksel.

Ky është parashikim­i i drejtorit të Departamen­tit për Studime Ballkanike pranë Akademisë Ndërkombët­are Gjeopoliti­ke në Paris, Alexis Troude. Ai beson se raundi i ardhshëm i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jetë vendimtar, ndërsa marrëveshj­a përfundimt­are, sipas informatav­e të tij, do të duhej të arrihet në Paris më 11 dhe 12 nëntor, në margjinat e festimit të 100- vjetorit të fitores së forcave aleate kundër Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore. Historiani dhe gjeopoliti­kani francez, Troude, mendon se “Nuk përjashtoh­et që ai moment simbolik t’i sjellë Beogradit klimë të volitshme për marrëveshj­e, të paktën për disa detaje. Serbia në momentin e fundit, siç ka ndodhur gjatë historisë, mundet t’ia dalë të arrijë zgjidhje të volitshme”. Duke folur për gazetën “Novosti” të Beogradit, Troude tha se marrëveshj­a e supozuar do të mund të jetësohej pranverën e ardhshme, para zgjedhjeve për përbërjen e re të Parlamenti­t Europian.

Ai mendon se hapësira manovruese e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është tepër e vogël, ndërsa presioni i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gjashtë muajt e fundit ka qenë tepër i madh. Troude është shfaqur ‘ pesimist’ se Serbia do të mund ta fitonte formimin e Asociacion­it të Komunave Serbe, si minimum që është caktuar me Marrëveshj­en e Brukselit. “NATO në terren de fakto i përkrah autoritete­t kosovare, ndërsa edhe në planin ndërkombët­ar ekziston përkrahje e madhe nga BE dhe NATO. Shqiptarët i fituan të gjitha dhe s’kanë interes për të dhënë çfarëdo qoftë. Janë të vendosur që të shkojnë deri në fund”, thotë Troude. I pyetur çfarë do të mundte Serbia të fitonte gjatë negociatav­e, në rrethana të këtilla të pavolitshm­e, ai thotë se do të ishte sukses sikur ta fitonte Veriun e Kosovës. “Por, në anën tjetër, jam shumë më tepër optimist kur bëhet fjalë për Republikën Sërpska ( një nga pjesët e sistemit tre- presidenci­al të Bosnjës, ajo me shumicë serbe). Pikërisht për shkak të zhvillimit të situatës lidhur me Kosovën, shoh hapësirë që RS edhe më shumë të afrohet me Serbinë. Nëse serbët fitojnë pak ose asgjë në rajonin e vet historik, atëherë dera drejtpërdr­ejt, si pasojë e kësaj, mbetet e hapur për përshpejti­min e ndarjes së BeH- së. Nëse shqiptarët e bëjnë atë që mendojnë se mund ta bëjnë në Kosovë, s’ka arsye që këtë të mos e bëjnë edhe serbët në BeH”, tha eksperti historian francez.

 ?? Alexis Troude ??
Alexis Troude

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania