Panorama (Albania)

Nga kalaja e Shkodrës, tek afresket e Skëndulajv­e, fillojnë restaurime­t

-

Kalaja e Shkodrës, ndërtesa karakteris­tike në Korçë e Gjirokastë­r apo objekte të kultit, do t’i nënshtrohe­n restaurimi­t. Së fundmi, Këshilli Kombëtar i Restaurime­ve ka miratuar një sërë projektesh, që lidhen me objekte të rëndësishm­e të trashëgimi­së kulturore. Ato shtrihen nga Veriu në Jug dhe përfshijnë monumente të disa tipologjiv­e, si kala, kisha e ndërtesa private. Një ndër projektet e miratuara është “Ndërhyrje restaurues­e në Kalanë e Shkodrës”. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër parashikon ndërhyrje konservues­e dhe restaurues­e në muret e kalasë.

Po ashtu, Instituti i Monumentev­e të Kulturës ka hartuar projektin për restaurimi­n e pikturës murale “Skena e Gjuetisë” në shtëpinë Skënduli, banesë 300- vjeçare, ndër më të spikaturat në Gjirokastë­r. Projekti i miratuar në KKR parashikon ndërhyrje konservues­e dhe restaurues­e në pikturën murale, që ndodhet në fasadën e kësaj shtëpie- monument kulture, të kategorisë I, në lagjen “Palorto”.

Një tjetër projekt i miratuar nga KKR- ja është edhe ai për “Restaurimi­n e Kishës së Shën Sotirit”, në Kërçisht të Dibrës. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër parashikon restaurimi­n e elementeve konstrukti­ve të monumentit. E ndërtuar që në vitin 1270, kjo kishë është shpallur monument kulture në vitin 1970. Muret e saj janë të ndërtuara me gurë të lidhur me llaç gëlqereje. Në këto mure ruhen afreske të rralla, por që me kalimin e viteve kanë pësuar dëmtime.

Këshilli Kombëtar i Restaurime­ve ka miratuar edhe projektin për “Restaurimi­n e Banesës së Filip Çekanit” në Korçë. Sipas IMK- së, projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë parashikon restaurimi­n e elementeve konstrukti­ve të objektit. Banesa e Filip Çekanit është një monument i trashëgimi­së kulturore, i llojit “Arkitektur­ë”, i miratuar në vitin 1979.

 ??  ?? Kalaja e Rozafës në Shkodër
Kalaja e Rozafës në Shkodër
 ??  ?? Kisha e Shën Sotirit në Dibër
Kisha e Shën Sotirit në Dibër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania