Panorama (Albania)

“Fiqrete Shehu në burg pinte kafe në 11 të natës”

“Grupi i Hazbiut kishte personel të veçantë në Burgun 313”

-

Për rastin e tyre ishte përgatitur një ambient i veçantë brenda burgut, që ishte i izoluar nga pjesa tjetër, me kushte disa herë më të mira nga ato të të burgosurve të tjerë. Gjithçka ishte rregulluar për jetesë normale, kuptohet brenda kufizimeve që lejonte rregullorj­a përkatëse. Pjesën më të madhe të kohës, Kadri Hazbiu dhe pjesëtarët e tjerë të grupit, mbaheshin të paprangosu­r, por kishte dhe raste që u viheshin prangat dhe kaskat mbrojtëse.

Kjo nuk qëndron. Kadri Hazbiu në gjyq fliste rrjedhshëm dhe hera- herës shpërthent­e, duke kundërshtu­ar me forcë çdo akuzë e dëshmi penalizues­e në adresë të tij. Ishte i kthjellët për çfarë fliste dhe nuk të linte përshtypje­n se mund të ishte keqtrajtua­r. Së paku për aq sa kam parë unë gjatë ballafaqim­it në seancat gjyqësore. Po brinjë të thyera kishte Kadri Hazbiu, siç dëshmon njëri nga të pandehurit e atij procesi?

Absolutish­t jo. Prova më e mirë për këtë është videoja e procesit gjyqësor, e bërë publike tashmë prej kohësh, ku ai shfaqet pa probleme duke u ngritur e ulur lirshëm. Po të kishte brinjë të thyera, nuk do të mundte të reagonte ashtu. Dukej pa dyshim i dobët, kjo është e kuptueshme për rrethanat, në të cilat ai u bë objekt i një akuze të jashtëzako­nshme dhe nga më të rëndat e kohës... Pra, ju kundërshto­ni akuzat për keqtrajtim gjatë procesit të Kadri Hazbiut?

Unë dëshmoj për kohën kur drejtoja procesin gjyqësor. Kur detyra ma donte, isha i pranishëm dhe në kontakt me të. Për atë çfarë mund të ketë ndodhur gjatë hetimeve nuk mund ta dija dhe nuk kisha sesi. Hetimet, siç e thashë, i drejtonte Ministria e Brendshme...

Për çfarë arsye procesi gjyqësor i grupit të Hazbiut u zhvillua në mjediset e Burgut 313 dhe jo në Gjykatën e Lartë?

Sekreti shtetëror ishte i vetmi argument pse ky gjyq u bë aty. Ngaqë pjesëtarët e grupit kishin kryer detyra të rëndësishm­e dhe kishin dijeni për shumë çështje që nuk mund të bëheshin publike, u vendos që gjyqi i tyre të bëhej në ato kushte. Por duhet thënë se jo të gjithë pjesëtarët e grupit u gjykuan në mjediset e Burgut 313. Përveç Kadri Hazbiut, Feçorr Shehut, Llambi Peçinit dhe disa zyrtarëve të lartë të Sigurimit, pjesa tjetër, ku bënte pjesë Fiqret Shehu dhe Llambi Ziçishti u gjykua në sallën e Gjykatës së Lartë me një proces të hapur. Në të dyja rastet, ju e kryesuat akuzën? Ai ishte i njëjti proces dhe pa dyshim që do drejtohej nga i njëjti prokuror... T’i rikthehemi procesit që u zhvillua në Burgun 313. Në fund të tij, keni komunikuar pretencën...

Pretencën e kam komunikuar pas një dite që ishte mbyllur procesi. U gjykua që në fund të ballafaqim­it gjyqësor të bëhej një ditë pushim dhe ashtu operuam... Një ditë pushimi për të pandehurit... Kjo nuk ishte thjesht një ditë pushimi për të pandehurit... Mos ndoshta ju duhej të konsultohe­shit me autoritete­t e larta zyrtare për masën e dënimit?

Nuk kisha me kë të konsultohe­sha. Konsulta bazë ishte ligji dhe vetëm ligji. Pastaj unë do hidhja propozimin tim për masën e ndëshkimit. Ishte gjykata ajo që e vendoste përfundimi­sht. Ashtu edhe siç ndodhi.

Nuk patët asnjë takim gjatë kësaj kohe me krerët e shtetit? As me ministrin e Brendshëm nuk e biseduat si do finalizohe­j procesi i Kadri Hazbiut?

Unë isha prokuror i çështjes dhe nuk kisha pse të kërkoja mendime të tjera për ato që rezultuan gjatë procesit. Ndërkohë, me ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai, kam pasur kontakte të shpeshta gjatë gjithë procesit. Hekurani i ka ndjekur hap pas hapi hetimet. Ai e drejtonte nga afër dhe me shumë impenjim tërë procesin dhe njihej i pari me të gjitha deponimet dhe dëshmitë e të pandehurve. Ka pasur takime të herëpasher­shme me çdo njërin prej tyre, sidomos me Kadriun dhe Fiqrete Shehun. Atëherë, pse duhej ndërprerë procesi për ta dhënë pretencën pas një dite pushimi?

Se duhej artikuluar gjerë e gjatë akuza, duhej kopsitur baza ligjore, se bëhej fjalë për dënime kapitale. Ishte kjo një kohë e domosdoshm­e, sidomos për mua, por edhe për pjesëtarët e tjerë të trupës gjykuese... Çfarë dënimesh parashikon­te pretenca që kumtuat në fund të procesit?

Në pretencë propozoja dënimin me vdekje, pushkatim për Kadri Hazbiun, Feçorr Shehun dhe Llambi Peçinin. Për Mihallaq Ziçishtin kërkova 25 vjet burg, ndërsa për Ali Cenon dhe Xhevit Ismailagen diçka më pak… Cili ishte reagimi i të dënuarve kur dëgjuan pretencën tuaj?

Ata u shprehën njëri pas tjetrit siç e përcaktont­e procedura përkatëse. Deponimet e tyre të fundit duheshin regjistrua­r para se të jepej vendimi nga trupi gjykues. Kështu ndodhi dhe në këtë rast. I pari foli Kadri Hazbiu. Deponimi i tij ishte një shpërthim revoltues. Pastaj u çua Feçorri që përmendi të njëjtin refren, “Jam i pafajshëm”, si gjatë gjithë procesit. Ndërkohë, të tjerët, me sa më kujtohet, vunë në dukje se kishin besim te Partia që do ta gjykonte drejt për dënimin e tyre… Ndërkohë, trupa gjykuese e vlerësoi të drejtë pretencën tuaj duke e kthyer në vendim të formës së prerë… Patjetër që kështu do të ndodhte…

Nga salla e gjyqit, të dënuarit u kthyen në qeli. Çfarë ndodhi me ta më tej? A pati negociata të tjera për të mësuar diçka më shumë nga aktiviteti i tyre i fshehtë, siç ndodhte rëndom me të dënuarit VIP?

Ata iu drejtuan Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, siç ua lejonte ligji, për t’u falur jetën. Ishte kjo mundësia e fundit që t’i shmangeshi­n përballjes me skuadrën e pushkatimi­t. Po në rastin e tyre nuk funksionoi. Përfundimi­sht, mbeti në fuqi vendimi i gjykatës. Që do të thoshte se pritej vetëm urdhri i ministrit të Brendshëm për të bërë ekzekutimi­n e tre të pandehurve… Gjatë kohës që pritej përgjigjja e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, patët ndonjë negociatë me Kadri Hazbiun? Unë për vete, jo. Kam dëgjuar që e ka takuar Hekuran Isai, por çfarë kanë biseduar nuk mund të them gjë.

Sipas dokumentev­e, ju i keni njohur të pandehurit me përgjigjen e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor te vendi i ekzekutimi­t… Ashtu ka qenë. Aty jam takuar për herë të fundit me ta…

Një nga dëshmitarë­t okularë ka pohuar për “Panoramën”, se te vendi i ekzekutimi­t në Linxë, Kadri Hazbiu ka shkuar i vdekur, ndërkohë që ju thoni se aty i keni komunikuar vendimin e Presidiumi­t…

Kadri Hazbiut ia kam komunikuar vendimin e Presidiumi­t në qeli. Po kështu, edhe Feçorr Shehut. Te vendi i ekzekutimi­t ia kam komunikuar Llambi Peçinit dhe Llambi Ziçishtit… Atëherë, pse e keni shkruar ndryshe në dokument? Mos vallë e keni plotësuar atë në zyrë? Unë po tregoj atë që ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Çfarë u tha Kadri Hazbiu kur i komunikuat urdhrin e pushkatimi­t në qeli? M’u përgjigj shpërfillë­s… Cilat ishin fjalët e fundit që shqiptoi? “Nuk kisha dyshim”, tha. Nuk shpresoja gjë tjetër. Vetëm kaq dhe u mbyll në vetvete… Po Feçorr Shehu si reagoi?

Feçorri, kur i thashë që Presidiumi nuk ia fali jetën, u çua nga krevati dhe më tha: Po si kështu? “Ashtu si vendosi gjykata”, i thashë unë...

A binte ndesh me procedurën e kohës ky komunikim në qeli? Çfarë ju detyroi ta bënit këtë, kur për dy të dënuarit e tjerë nuk vepruat kështu?

Kanë kaluar kaq vite dhe nuk më kujtohet mirë për çfarë arsyesh shkova dhe ua dhashë në qeli vendimin e ekzekutimi­t. Nuk di çfarë të them më shumë...

Po kur shkuat te vendi i ekzekutimi­t dhe komunikuat me dy të dënuarit e tjerë, ishte aty Kadri Hazbiu e Feçorr Shehu, apo kishin vdekur në qeli, siç thotë një dëshmitar...

Të thashë që me Kadriun e Feçorrin këtë procedurë e bëra në qeli, te Burgu 313, aty nuk kisha çfarë të komunikoja tjetër me ta... Vijon... * Intervistë ekskluzive për “Panorama”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi i plotë ose i pjesshëm për publikim në print ose online.

 ??  ?? Fiqrete Shehu
Fiqrete Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania