Panorama (Albania)

Policia reagon për biznesmeni­n Bego: Shleu dënimin me 1 vit e 11 muaj burg

Alibeaj: Sa herë ka komunikuar në numrin 0682049189?

- JUXHIN MUSTAFARAJ Enkelejd Alibeaj Taulant Balla

Partia Demokratik­e ka akuzuar qeverinë, Policinë e Shtetit dhe Prokurorin­ë, se po heshtin në lidhje me akuzat e ngritura nga opozita për arrestimin e Edmond Begos për t’i dhënë kohë kreut të Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla, të harrohet kjo histori.

Përmes një deklarate për mediat, nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PDsë, Enkelejd Alibeaj, akuzoi drejtpërdr­ejt Ballën për njohje dhe komunikime me Begon. “Në vend që Policia t’u thotë shqiptarëv­e pse autoritete­t greke kanë arrestuar dhe kanë vendosur të mbajnë në burg narkotrafi­kantin me lidhje politike, Policia hesht. Në vend që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimi­t të Policisë së Shtetit ndaj trafikanti­t të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, Prokuroria hesht. Në vend që Edi Rama t’i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht. Në vend që Taulant Balla t’u përgjigjet pyetjeve, kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, hesht, me shpresën se gjithçka do të harrohet. Taulant Balla dhe padroni i tij, Edi Rama, e kanë gabim”, deklaroi Alibeaj.

AKUZA Për të treguar se akuza e tyre nuk është thjesht politike, demokratët publikuan edhe një numër telefoni, me të cilin pretendojn­ë se janë bërë thirrjet telefonike mes Ballës dhe Begos. “Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimev­e të trasha të zëdhënësit të krimit në Grupin Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke. Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëv­e: Çfarë e lidh me trafikanti­n e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit? Sa herë ka komunikuar me Edmond Begon në numrin e telefonit 0682049189? A është Taul- ant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafi­kantit biznesmen? Këtyre pyetjeve, Taulant Balla nuk u shpëton dot”, tha Alibeaj.

AUTORITETE­T Nënkryetar­i i Grupit të PD- së theksoi se partnerët ndërkombët­arë, por edhe vetë shqiptarët, janë të bindur se Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar për shkak të lidhjeve direkte me drejtuesit më të lartë të pushtetit. Por, sipas opozitës, Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të japin llogari përse nuk janë zbatuar urdhrat e arrestit dhe përse nuk ishte arrestuar në Shqipëri Edmond Bego. “Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet t’u thonë shqiptarëv­e: Si është e mundur që një trafikant ndërkombët­ar droge, i shpallur në kërkim ndërko- mbëtar nga autoritete­t italiane, arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare? Çfarë e pengon Prokurorin­ë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrim­in e pasurisë dhe bizneseve të trafikanti­t ndërkombët­ar të drogës, Mond Bego?”, theksoi deputeti i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? EDMOND BEGO
EDMOND BEGO
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania