Panorama (Albania)

Raporti i CIA për Shqipërinë, Basha: Në 7 muaj u kapën 30 tonë kanabis

Reagon Ministria e Brendshme: Tekst i njëjtë përgjatë 2007- 2016

-

Për Agjencinë e Inteligjen­cës Amerikane, Shqipëria është një vend burimi kryesor për kanabisin.

Në raportin e saj vjetor faktmbledh­ës, të publikuar më 14 gusht, thuhet se Shqipëria vijon të jetë një burim kryesor për prodhimin e kanabisit si dhe një pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndi­more. Raporti citon se Shqipëria mbetet “pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndi­more”. Gjithashtu, për Shqipërinë, CIA vlerëson se është një rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut, e destinuar për Europën Perëndimor­e. Duket se edhe pse është bërë një aksion i madh me mbështetje­n edhe të shërbimeve partnere, për CIA- n nuk ka asnjë efekt kur thotë se, “Shqipëria është një burim kryesor për prodhimin e kanabisit”. Shërbimi Inteligjen­t Amerikan vlerëson se në Europë veprojnë organizata aktive shqiptare të narkotrafi­kut. “Shqipëria është vend vulnerabël për pastrimin e parave, që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëv­e, armëve, kontraband­ës dhe qenieve njerëzore”, thuhet në prezantimi­n e Shqipërisë në faqen e CIA- s.

REAGIMI Ministria e Brendshme, përmes një njoftimi për mediat, sqaroi se lajmi i dalë në media referuar raportit të CIA- s është i pasaktë dhe keqorientu­es. “Ministria e Brendshme sqaron se lajmi i dalë në media në lidhje me publikimin e një raporti të ri të CIA- s mbi situatën e sigurisë në Shqipëri, është i pasaktë dhe keqorientu­es për publikun”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme. Sipas ministrisë, të dhënat e faqes së CIA- s i përkasin datës 14 gusht, por informacio­ni që jepet aty është shumë i përgjithsh­ëm dhe aspak specifik. “Sqarojmë se nuk ka ndonjë raport specifik të kësaj organizate të publikuar në ditët e fundit në lidhje me situatën në Shqipëri. ‘ The World Factbook’, është i publikuar në faqen zyrtare të CIA- s. Ky është një produkt i kësaj organizate, që përditësoh­et në mënyrë të përjavshme dhe përmbajtja është lehtësisht e aksesueshm­e online. Pra, megjithëse përditësim­i i fundit është i datës 14 gusht 2018, theksojmë se ky është një përditësim i ‘ Factbook’ si i tërë dhe jo i të dhënave specifike për Shqipërinë”, vijon Ministria e Brendshme sqarimin e saj. Duke e cilësuar pa të dhëna të freskuara për atë që po ndodh realisht në Shqipëri, në sqarimin e saj, ministria shprehet se teksti për Shqipërinë është i njëjtë me atë të publikuar në 9 vitet e fundit. “Aktualisht, për Shqipërinë, ‘ Factbook’ ka të njëjtën përmbajtje me atë të vitit 2017 dhe ky tekst, me ndryshime të vogla, është pothuajse i njëjtë me atë të publikuar gjatë periudhës 2007- 2016. Bashkëlidh­ur me këtë njoftim përcjellim edhe fotot ‘ print- screen’ të faqeve përkatëse të ‘ Factbook’ sipas viteve”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Nuk mungojnë në sqarimin e Ministrisë së Brendshme dhe akuzat politike ndaj këtij lajmi të bërë në media referuar faqes faktmbledh­ëse të CIA- s amerikane. “Spekulimet politike për të prodhuar me çdo kusht lajme negative njollosin dhe cenojnë drejtpërdr­ejt punën dhe sakrificat e punonjësve të Policisë së Shtetit”, sqaron ministria e Brendshme. Sipas saj, mediat kanë pasur dhe do të kenë nga kjo ministri çdo informacio­n në lidhje me të dhënat e kriminalit­etit në Shqipëri. “Ministria e Brendshme ka qenë dhe mbetet e hapur dhe transparen­te me median duke informuar me korrektesë për ngjarje që kanë të bëjnë me luftën kundër paligjshmë­risë e kriminalit­etit”, përfundon sqarimin e saj Ministria e Brendshme.

 ??  ??
 ?? Faqja zyrtare e CIA- s ??
Faqja zyrtare e CIA- s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania