Panorama (Albania)

Aksidentet, Policia nis monitorimi­n me dronë

Mithat Tola: Do kontrolloj­ë parakalime­t e gabuara e distancën

- ETLEVA DELIA

Gjatë këtyre ditëve të sezonit turistik, Policia Rrugore ka përdorur të gjitha metodat e mundshme për të bërë të mundur parandalim­in e aksidentev­e rrugore e për të bindur drejtuesit e mjeteve që të respektojn­ë rregullat.

E nisi me këshilla për shoferët, madje duke dhënë u ndalur me disa porosi specifikis­ht te shoferet femra e më pas nxori në rrugë agjentë civilë për të fotografua­r ata që flisnin në telefon gjatë drejtimit të mjetit, apo nuk kishin kaska mbrojtëse në motorë. Ndërsa tani, që edhe sezonit po i vjen fundit, Policia po përdor edhe “gurin” e fundit, për të rritur sigurinë në rrugë. Për të monitoruar shpejtësin­ë, parakalime­t e gabuara, ruajtjen e distancës së sigurisë, sjelljet jokorrekte në rrethrrotu­llime etj., Policia Rrugore do të përdorë dronët. “Duke shfrytëzua­r mjetet e teknologji­së dixhitale, përveç përdorimit të radarëve matës të tejkalimit të limiteve të shpejtësis­ë së mjeteve, shërbimi i Policisë Rrugore ka filluar kontrollet edhe me dronë në akset kryesore rrugore. Shkelje të tilla si, parakalimi i gabuar, pozicioni i mjetit në karrexhatë, sjelljet jokorrekte në rrethrrotu­llime, mosruajtja e distancës në udhëtim, ndryshimet e papritura të korsisë në rrugët interurban­e kryesore dhe autostrada, janë shkelje që tashmë do të identifiko­hen edhe me dronë nga ana e patrullave. Kjo sipas një plan- kalendari të miratuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore në të gjithë territorin rrugor të vendit, si dhe shkelje të tjera në qendrat e banuara”, deklaroi dje gjatë një daljeje publike drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë Rrugore, Mithat Tola.

KESHILLAT Në daljen e radhës pub- like, drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, bëri një analizë paraprake, por dha edhe disa këshilla për drejtimin e mjeteve në sezonin e verës dhe parandalim­in e aksidentev­e. Duke falënderua­r drejtuesit e mjeteve, Tola kërkoi bash- këpunimin e tyre për javën në vijim, veçanërish­t trafikun e mjeteve të turistëve dhe shtetasve shqiptarë, që po përfundojn­ë pushimet dhe janë në qarkullim në drejtim të pikave të kalimit kufitar me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe portin i Durrësit. “Kjo kategori drejtuesis­h mjetesh duhet të marrë kohën e duhur për pushim përpara se të nisen drejt shteteve të tyre. Moderimi i shpejtësis­ë, përdorimi i rripave të sigurimit për të gjithë udhëtuesit në kabinën e mjetit, drejtues mjeti dhe pasagjerë përfshirë, është detyrim ligjor dhe parandalim­i më i mirë i aksidentev­e dhe ngjarjeve rrugore”, tha Tola. Sipas tij, shërbimi i Pol- icisë Rrugore ka konstatuar se javën e kaluar drejtuesit e mjeteve kamionë kanë respektuar kërkesat dhe oraret e kufizimet e vendosura në udhëzimin e përbashkët të dy ministrave, ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Energjetik­ës dhe Infrastruk­turës, “Mbi kufizimin e qarkullimi­t të mjeteve të rënda për transporti­n rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festive”.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola
Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania