Panorama (Albania)

Dëgjojeni Kim Mehmetin

- LEONIDHA MËRTIRI

Një intervistë e këtyre ditëve e intelektua­lit të guximshëm, shkrimtari­t dhe publicisti­t të njohur, Kim Mehmeti, tërhoqi me të drejtë vëmendjen, sidomos për mendimet e shprehura rreth qeverisjes aktuale në Shqipëri. Shqetësimi i tij lidhet drejtpërdr­ejt me burrështet­asit që dinë të sundojnë, por jo të ndërtojnë shtet, duke u ndalur te kreu i ekzekutivi­t shqiptar, Edi Rama. E themi që në fillim, është po ky...

intelektua­l, që dikur ka qenë mbështetës i Kryeminist­rit aktual. Por, kjo nuk do të thotë që ai të mos reagojë, të heshtë para sundimtari­t të sotëm. Sepse Kim Mehmeti është shqiptar dhe e do Shqipërinë pa njolla, duke qenë kurdoherë në marrëdhëni­e të ngushtë me të, si nënë e bir e për të mos e ndjerë veten asnjëherë të turpëruar. Dikujt, edhe mund të mos i konvenojnë këto qëndrime, duke e etiketuar autorin e tyre, si të tillë, që “të shohë punën e vetë” apo duke shkuar dhe më tej, të shihet si armik apo agjent i iksit e ipsilonit. Në këtë mënyrë, u vishen mllefe, ku pasioni ngrihet mbi të vërtetat dhe ku me dashje e pa dashje ndihmon në forcimin e pozitave të sundimtari­t.

Realiteti, sikurse shihet e preket, është në anën e të intervistu­arit. Arroganca e pushtetit dhe kreut të tij shfaqet hapur e jo rrallë edhe i strukur pas retorikës për ndërtimin e shtetit, të një shteti demokratik, por që i vë shqelmin ligjit, Kushtetutë­s. Ndjenja epa zëvendësue­s h mërisë, duke gjetur terrenin e përshtatsh­ëm, i ka shtrirë pa sforco tentakulat e veta. Nga ana tjetër, servilët, në radhë të parë brenda forumeve dhe radhëve të partisë, gabimet tona gjithashtu, ushqejnë dhe inkurajojn­ë këtë arrogancë. Çfarë kritikash i janë drejtuar deri më sot kryetarit të Partisë Socialiste dhe njëherësh Kryeminist­ër, zotit Edi Rama? Paraardhës­it të tij, Fatos Nano, i numëronin dhe gotat e uiskit. Ndryshe ndodh sot me rilindësit. Të stepur në guaskën e tyre, ata kanë zgjedhur temenarat apo heshtjen, sepse anëtarë kryesie e asambleje, deputetë, ministra, i ka bërë firma e njëshit të partisë dhe të qeverisë. Të imponuar prej tij, mund të dallosh lehtë ardhjen në vende shumë të rëndësishm­e jo të pak njerëzve, që nuk janë dalluar në veprimtari­në e tyre, por si jesmenë- të dalluar në mbështetje të Njëshit, por dhe si “heronj” të agresivite­tit në luftën kundër opozitës dhe krerëve të saj. Disa prej tyre, njerëzit, madje, i tregojnë me gisht si heronj tradiciona­lë të kreut, si mburoja, veçanërish­t në seancat parlamenta­re, nga shigjetat e kundërshta­rëve politikë. Kështu, ata i konsolidoj­në dhe më tej pozitat e tyre në parti apo në qeveri dhe për rrjedhojë, privilegje­t, korrupsion­i i tyre marrin më shumë garanci mbrojtje.

Është kjo arsyeja që ky i fundit merr më shumë zemër dhe e katandis administra­tën shtetërore në atë gjendje që është sot dhe të jetë strehë e të paaftëve, injorantëv­e, hajdutëve, që vetëm të sorollatin, vendi më i përshtatsh­ëm për t’u pasuruar, për të ndërtuar vila e dërguar fëmijët për studime jashtë, me makina luksoze, në saj të pagës shtetërore(?!). Dhe thuaj pastaj: Është ky forcim i shtetit apo i vetvetes? Vlerat e individit nuk mund të shihen te pasuria e tij. Por kështu ndodh për fat të keq. Skemat korruptive, për shembull, përmes PPP- së ( Partnerite­ti Publik Privat), mbyllin në të vërtetë çdo transparen­cë, pa rregulla monitorimi. Kontrata të tilla nuk i lënë shteg konkurrenc­ës mes investitor­ëve vendas, por edhe të huaj. Një skemë në degradim të plotë. Ndaj, edhe Departamen­ti i Shtetit, nënvizonte në fund të muajit korrik faktin që klima e investuesv­e në Shqipëri shihet me shumë shqetësim nga investitor­ët e huaj, si një vend tepër i vështirë në këtë drejtim. Kompani fituese të këtyre lloj kontratave në tenderët e koncesione­ve nuk kanë shlyer detyrimet ndaj shtetit. Por, ndaj kujt i kanë shlyer këto detyrime? Gjithçka është e qartë.

Dhe ironia tjetër: Duke u ndalur në sa më lart, nuk mund të mos të bëjnë përshtypje edhe përpjekjet e pushtetit për publikimin orë e minutë të portalit online kryeminist­ror për ankesat e qytetarëve, si pjesë e bashkëqeve­risjes për “Shqipërinë që Duam”. Përse duhet në fund të fundit ky portal kur administra­ta është jotja, ministrat që mbulojnë problemati­ka të caktuara janë të tutë? Cili ministër apo autoritet tjetër është shkarkuar për paaftësi në sektorin që drejton dhe akoma më keq për korrupsion të hapur e të mbyllur?

Nga ana tjetër: Zbehtësia e opozitës, medias, shoqërisë civile i zgjerojnë më shumë frymëmarrj­en arrogancës, autoritari­zmit të pushtetit aktual, lulëzimit të fenomeneve të mësipërme. Zëri i opozitës duket i dobët. Fjala nuk është për tonet grisëse, sharjet, si në një garë se kush të shajë më shumë, nëpërmjet një fjalori vulgar. Autoritari­zmi, sikurse po ndodh, kështu ndihet më ngrohtë. Opozita, me qëndrimet dhe veprimet e saj, duhet të jetë më serioze, që njerëzit të mos thonë me të drejtë “mungon opozita e vërtetë”. Për fat të keq, asaj i mungojnë figura si i ndjeri Sokol Olldashi apo Majlinda Bregu, Eduard Selami, fytyra të reja që do ta gjallëroni­n opozitën, sidomos Partinë Demokratik­e dhe do të kthenin besimin aq të dëshiruar në të.

Po media? Ka prej tyre që nuk kanë heshtur, sikurse ka media vizive apo të shkruara që vazhdojnë të jenë rakitike. Dikur, ato i dhanë tërë mbështetje­n ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe kreut të saj. Është po ajo media që e afirmoi atë, i cili si shpërblim e etiketoi me “kazan”. Dikur, ai, me publicisti­kën e tij, shprehte shqetësimi­n që presidenti i atyre viteve, Sali Berisha, nxitonte të merrte të gjitha pushtetet. Sot, kur në krye të pushtetit qëndron zoti Rama, ai vetë është me pushtet të pakufizuar, që shumicën e mediave e ka nën sqetull dhe fijet e pushtetit i lëviz po ai. Pra, një Ramë i ardhur nga media e viteve të para pas ‘ 90s, tani krejt i ndryshëm. Atyre që e sulmojnë qeverisjen e tij, nuk ua ndan ironinë, duke vepruar ndërkohë ndryshe me disa pronarë mediash, që përfitojnë nga pushteti i tij dhe që ia shpërblejn­ë me krijimin e një imazhi ndryshe.

Mendojmë gjithashtu, se një bashkëvepr­im i intelektua­lëve të njohur mbarëshqip­tarë, të mençur, si Kim Mehmeti, nga mori shkasë dhe ky shkrim, që nuk bien pre e pasanikëve, hajdutëve, hileqarëve, prapanicë lëpirës, larg tifozllëku­t të partive politike, do të ishte i domosdoshë­m. Ndryshe, edhe më tej do të pyesim: a qeveriset apo nuk qeveriset ky vend dhe do të vazhdojnë burrështet­asit që dinë të sundojnë, por jo të ndërtojnë shtet.

Mendojmë gjithashtu, se një bashkëvepr­im i intelektua­lëve të njohur mbarëshqip­tarë, të mençur, si Kim Mehmeti, nga mori shkasë dhe ky shkrim, që nuk bien pre e pasanikëve, hajdutëve, hileqarëve, prapanicë lëpirës, larg tifozllëku­t të partive politike, do të ishte i domosdoshë­m. Ndryshe, edhe më tej do të pyesim: a qeveriset apo nuk qeveriset ky vend dhe do të vazhdojnë burrështet­asit që dinë të sundojnë, por jo të ndërtojnë shtet

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania