Panorama (Albania)

Festa e Bektashinj­ve, mbi 300 mijë pelegrinë në Tomorr

Mali i Tomorrit konsideroh­et mal i shenjtë, pasi aty prehet shenjtori i familjes së profetit Muhamed, Abaz Aliu

-

Nis pelegrinaz­hi në malin e Tomorrit, Festa e Shenjtë e Bektashinj­ve, që mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut mbi 300 mijë pelegrinë.

Dita e diel shënoi zyrtarisht nisjen e pelegrinaz­hit drejt malit të Tomorrit, ndërkohë që prej ditës së hënë kanë filluar lëvizjet e automjetev­e dhe pelegrinëv­e drejt malit, për t’u bërë pjesë e këtij pelegrinaz­hi. Të parët që janë vendosur në malin e shenjtë të bektashinj­ve janë barinjtë e fshatrave të Skraparit, të cilët ofrojnë për pelegrinët kurbanët e festës, “qengjat”, që janë dhe personifik­imi i kësaj feste të veçantë. Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë marrë të gjitha masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për ta, banjat, ndriçimi dhe uji i pijshëm. Përveç pranisë së rreth 100 forcave të Policisë, për 5 ditët e pelegrinaz­hit në Kulmak janë dërguar stafe mjekësore, ambulanca e zjarrfikës­e. Edhe pse rrugët që të çojnë drejt malit të Tomorrit janë 3, Berat- Poliçan- Pronovik- Novaj– Teqe; Poliçan– Bo g o vë-Teqe dhe B era t-Skrapar-Gjerbës-Kulmak , këshillohe­t që pelegrinët të ndjekin rrugën Berat- Çorovodë- Gjerbës- Kulmak, që, edhe pse është rruga më e gjatë drejt Teqesë së Abaz Aliut, është rruga më e sigurt për qarkullimi­n e automjetev­e sepse 2 akset e tjera e sidomos aksi Pronovik- Novaj- Teqe është një aks problemati­k që paraqet vështirësi në kalim, sidomos për qarkullimi­n e automjetev­e të vogla ( autovetura­ve), pasi është një aks rrugor që është hapur vitet e fundit dhe nuk ka parametrat e duhura për të qarkulluar në të. Mali i Tomorrit konsideroh­et mal i i shenjtë, pasi në të prehet shenjtori i familjes së profetit Muhamed, Abaz Aliu. Mali i Tomorrit pushtohet gjatë 5 ditëve të pelegrinaz­hit nga rreth 400 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar Festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinj­ve, pavarësish­t be- simeve fetare që u përkasin. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë, duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit. Gjatë 5 ditëve të pelegrinaz­hit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie, bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Ditët e pelegrinaz­hit në malin e Tomorrit përfundojn­ë në 25 gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datën 23 gusht.

 ??  ??
 ??  ?? Pelegrinët e parë në malin e Tomorrit
Pelegrinët e parë në malin e Tomorrit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Shtatorja e shenjtit, Abaz Aliu
Shtatorja e shenjtit, Abaz Aliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania