Panorama (Albania)

Shkalla e Parë e Apeli e dënuan me 7 vjet burg

Edmond Bego përfitoi nga amnistia e gjykimi i shkurtuar

-

Gjykata e Lartë ia konvertoi dënimin Edmond Begës nga 21 vite burg që e kishte dënuar drejtësia italiane, në 4 vite e 4 muaj, me një vendim të datës 15 shtator 2010. Objekti i kërkesës së bërë nga Prokuroria në atë kohë ishte njohja e vendimit penal italian të formës së prerë nr. 1735, datë 22.04.2008 të Gjykatës së Apelit Torino, Seksioni i Parë Penal, Itali, për të dënuarin Edmond Bego ( alias Manoli Bega), për veprat penale të parashikua­ra nga ligji italian; “Prodhim dhe trafik i paligjshëm i lëndëve narkotike apo psikotrope”, si dhe “Organizatë që ka për qëllim trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike apo psikotrope”, të cilat parashikoh­en si vepra penale “Trafikimi i narkotikëv­e”, “Organizimi dhe drejtimi i organizata­ve kriminale”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 12.03.2010 kishte njohur vendimin penal italian, duke e dënuar Edmond Begon me 7 vjet burgim. Si arsyetim për uljen e këtij dënimi ishte ligji italian nr. 241/ 2006, për Amnistinë e Përgjithsh­me, si dhe neneve 174 të K. Penal Italian dhe 672 të K. Pr. Penale italiane, sipas të cilave ai kishte përfituar një ulje dënimi prej tre vjet burgim. Edhe Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 02.06.2010, kishte lënë në fuqi të njëjtin vendim. Ndërsa Gjykata e Lartë arsyetoi disi më ndryshe. “Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se Gjykatat e faktit kanë pranuar të provuar se me vendimin të Gjykatës së Torinos, ndërmjet të tjerash, shtetasi shqiptar Edmond Bego ( Manoli Bega) është dënuar me 27 vjet e tetë muaj burgim. Në aplikim të nenit 442 të K. Pr. Penale italiane ( që i korrespond­on neni 406 i K. Pr. Penale të Republikës së Shqipërisë për gjykimin e shkurtuar), ai është dënuar përfundimi­sht me 18 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim. Kundër këtij vendimi është bërë ankim në Gjykatën e Apelit, Torino, Itali ku ai është dënuar me 21 vjet burgim. I është ulur 1/ 3 e dënimit dhe është dënuar përfundimi­sht me 14 vjet burgim”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Duke marrë parasysh edhe vendimin maksimal të legjislaci­onit shqiptar për këto vepra penale, Bego duhej të dënohej me 11 vjet burg. Por me të gjitha uljet e mundshme, dënimi arriti në 4 vjet e 4 muaj.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës së Lartë
Faksimile e vendimit të Gjykatës së Lartë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania