Panorama (Albania)

Policia: Edmond Bego e ka shlyer dënimin, bëri 1 vit e 11 muaj burg

“Nuk është në kërkim kombëtar e ndërkombët­ar nga autoritete­t policore shqiptare për llogari të ndonjë shteti tjetër”

- ETLEVA DELIA

Policia e Shtetit reagoi dje në lidhje me arrestimin nga autoritet greke të biznesmeni­t shqiptar Edmond Bego, duke deklaruar se ky shtetas nuk është në kërkim kombëtar e as ndërkombët­ar për llogari të ndonjë shteti tjetër.

Ndërsa shton se, nga verifikime­t e kryera në sistemin TIMS, ndërtuesi 48- vjeçar rezulton të ketë kaluar disa herë kufirin shqiptar, madje edhe në drejtim të Italisë, që nga viti 2013 deri në vitin 2018. Udhëtimi i fundit drejt Italisë është ai i datës 13 korrik të këtij viti. Sipas Policisë, Edmond Bego e ka shlyer dënimin e dhënë nga Italia, që ishte njohur nga drejtësia shqiptare dhe ka qëndruar në burg 1 vit e 11 muaj. Pjesën tjetër të dënimit të dhënë nga Gjykata e Lartë e ka shlyer me kusht, sipas një vendimi të Gjykatës së Krujës. “Për dy ditë me radhë ka një debat publik, lidhur me ndalimin e shtetasit Edmond Bego në Greqi. Pas verifikime­ve të kryera, Policia e Shtetit sqaron se në dosjen e Kërkimit dhe Arkivës së Interpolit, shtetasi shqiptar Edmond Bego, alias Manoli Bego, Sajmir Sina, Belul Gjatari apo Mond Bega, 48 vjeç, nuk është në kërkim kombëtar dhe ndërkombët­ar nga autoritete­t policore shqiptare për llogari të ndonjë shteti tjetër”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit. REAGIMI I POLICISE Policia sqaroi dje se më herët, shtetasi Edmond Bego është arrestuar më datë 24 dhjetor 2009 në Tiranë për llogari të drejtësisë në Itali, me urdhër arresti ndërkombët­ar të lëshuar në vitin 2009, nga Gjykata e Apelit të Torinos. Nga Prokuroria e Përgjithsh­me, më datë 11 shkurt 2010 në Policinë e Shtetit ka ardhur kërkesa për njohje e vendimit penal italian nr. 1735, datë 22 prill 2008, i formës së prerë të vitit 2009 dhënë nga Gjykata e Apelit Torino, Itali. Me vendimin nr. 807, datë 15 shtator 2010, Gjykata e Lartë në Shqipëri ka bërë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ka dënu- ar përfundimi­sht me 4.4 vite burg këtë shtetas. Ai është liruar nga burgu në 24 nëntor 2011, pasi ka vuajtur rreth 1 vit e 11 muaj burgim, me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila mbi bazën e kërkesës së të dënuarit ia konvertoi pjesën e mbetur prej 1.8 vitesh burgim, në liri me kusht. Pas këtij vendimi, Policia e Shtetit nuk ka asnjë mundësi tjetër veprimi.

UDHETIMET “Nga verifikime­t e kryera në sistemin TIMS, shtetasi në fjalë ka dalje dhe hyrje nga territori shqiptar nga vitet 2013 deri në vitin 2018, edhe drejt Italisë. Ai në territorin italian ka hyrë 3 herë në vitin 2017 dhe më datë 13 korrik në vitin 2018. Bego, më datë 8 gusht 2018 ka dalë nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë drejt ter- ritorit grek, siç ka bërë edhe më herët në vitet 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018, në disa raste në mënyrë të përsëritur”, deklaroi dje zyrtarisht Policia e Shtetit. Sipas deklaratës, për këtë shtetas nuk ka pasur asnjë urdhër tjetër ndalimi ndërkombët­ar përveç urdhrit të ndalimit të ekzekutuar nga Policia e Shtetit në vitin 2009, që do të vinte në lëvizje Interpol Tiranën dhe Policinë e Shtetit, apo ndonjë kërkesë nga autoritete­t italiane dhe misionet e tyre policore në Tiranë, ndryshe nga sa u deklarua nga subjekti politik Partia Demokratik­e. “Policia e Shtetit apelon çdokënd t’i drejtohet asaj për informacio­n të saktë dhe zyrtar, duke shmangur keqpërdori­met për interesa politike të ditës”, mbyll reagimin Policia.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë
Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania