Panorama (Albania)

Basha: Asnjë bos droge i arrestuar, në 7 muaj u kapën 30 tonë kanabis

-

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, akuzoi Kryeminist­rin Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe për shndërrimi­n e Shqipërisë në burimin kryesor të furnizimit me drogë për Greqinë dhe Italinë. Basha iu referua një raporti të publikuar nga CIA, kur theksoi se në vetëm 7 muaj në dy vendet fqinje janë kapur 30 tonë drogë e llojit kanabis nga Shqipëria. Kreu i demokratëv­e ka publikuar në video ku e akuzon Ramën se edhe pas fitores së shpallur me kanabisin, nuk ka arrestuar asnjë bos droge. “Shqiptarët nuk meritojnë një Kryeminist­ër të lidhur me krimin e organizuar. Edi Rama mashtroi shqiptarët, BE- në dhe SHBA- në me shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit. Nga janari deri në korrik 2018 në Itali, Greqi dhe Shqipëri, janë sekuestrua­r 30 tonë kanabis shqiptar. Deri tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për paprekshmë­rinë e tyre është qeveria e Edi Ramës”, shkruan Basha. Sipas kreut të PD- së, qëllimisht, Ministria e Brendshme nuk bën analiza për sasinë e kapur të drogës për të mos evidentuar faktin se Shqipëria vijon të mbetet parajsë për mbjelljen e kanabisit. Duke iu referuar shifrave të raportit të CIA- s, Basha theksoi se sasitë e mëdha të drogës shqiptare të kapura në Greqi dhe Itali dëshmojnë se pavarësish­t propagandë­s, drogë është mbjellë sërish. “Ministria e Brendshme nuk bën analizat e drogës së kapur për të fshehur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetë parajsa e krimit për mbjelljen e kanabisit. Analizat italiane dhe greke të drogës së kapur nga Shqipëria provojnë se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit. Shqiptarët nuk meritojnë një Kryeminist­ër të korruptuar, që ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar”, deklaron Basha. Partia Demokratik­e ka akuzar qeverinë se është vënë në mbrojtje të trafikantë­ve, duke mos zbatuar urdhrat ndërkombët­arë të ndalimit të lëshuar për ta dhe duke i lejuar të ushtrojnë biznese për të pastruar paratë e pista. Duke iu’ referuar arrestimit të Emond Begos në në Igumenicë nga Policia greke, demokratët i kanë kujtuar qeverisë se Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar dhe strehën e sigurt të çdo trafikanti, falë mbështetje­s së dhënë nga Edi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania