Panorama (Albania)

Kush s'paguan 15% tatim nga qiratë e shtëpive, do gjobitet

-

Kush përfiton të ardhura nga lëshimi i apartament­eve me qira, brenda datës 20 shtator duhet të paguajë 15 për qind tatim, në rast të kundërt gjobitet. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve njoftoi dje të gjithë personat e paregjistr­uar detyrimin për të deklaruar dhe paguar tatimin mbi të ardhurat e përfituara nga dhënia me qira e shtëpive apo apartament­eve. Gjatë sezonit turistik, Administra­ta Tatimore njofton se i ka kushtuar vëmendje të veçantë garan- timit të përmbushje­s vullnetare të këtij detyrimi nga ana e individëve, të cilët shfrytëzoj­në këto mjedise për pushimet verore. Tatimet, në bashkëpuni­m edhe me institucio­ne të tjera, do të shfrytëzoj­ë çdo burim informacio­ni për të identifiku­ar këto transaksio­ne. Administra­ta tatimore shprehet se individi, përfitues i të ardhurave, është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 15 për qind të të ardhurave të realizuara, jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin, në të cilin është kryer pagesa. Deklarimi duhet të kryhet elektronik­isht ço muaj online, në rast të kundërt qytetarët do të gjo- biten. "Individi përfitues i të ardhurave, plotëson rubrikën 15 "Pagesat për qiratë" të deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, duke hedhur shumën mujore të përfituar nga qiratë dhe tatimin e llogaritur në masën 15 për qind. Duke klikuar butonin "dorëzo", deklarimi përfundon dhe dorëzohet në Administra­tën Tati- more. Pas dorëzimit, deklarata mund të printohet për efekt dokumenti, duke klikuar butonin "printo". Për kryerjen e pagesës, individi, përfitues i të ardhurave, në menynë "deklarata të dorë- zuara", zgjedh periudhën përkatëse dhe shtyp butonin "printo urdhër pagesë". Ky urdhër i printuar shërben për të kryer pagesën në sportelet e bankave të nivelit të dytë", shpjeguan Tatimet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania