Panorama (Albania)

Autoriteti Rrugor: Nëntë ura janë me probleme, së shpejti nisim ndërhyrjet

Kreu i ARRSH, Qendro: Nuk ka rrezik për kalueshmër­inë. Shkak i ndërhyrjes, gërryerja e lumenjve dhe makinat e rënda

- DORINA AZO

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë së shpejti ndërhyrjet për nëntë ura në vend, që kanë shfaqur problemati­ka.

Ndërhyrjet do të kryhen në urën e Leklit; Dragotit; Vorës; Tapizës; Drojës; Zëmblakut; Rikonstruk­sion i urës së Kaludhit; Bushnesh dhe ura lidhëse e rrugëve Levan- Tepelenë me Dragot– Tepelenë. Kreu i Autoriteti­t Rrugor, Afrim Qendro, dje në konferencë­n për shtyp tha se këto vepra nuk paraqesin rrezik në kalueshmër­i, por ndërhyrjet do të bëhen për shkak të moshës së ndërtimit. Vlerësimi teknik për ndërhyrjet apo ndërtimin nga e para në këto ura do të bëhet nga një kompani private, ku sipas kreut të ARRSH- së, kontrata do të jetë gati pas dy javësh. “Ne nuk jemi në panik, nuk jemi në alarm, jemi në monitorim të vazhdueshë­m. Këto janë urat, në të cilat ne kemi konstatuar se për shkak të moshës së tyre, duhet të bëjmë ndërhyrje. Këto ura nuk janë në rrezik aktual për kalueshmër­inë e tyre. Nga analiza që bën Autoriteti Rrugor, pavarësish­t ngjarjes që ka ndodhur në Itali, ne kemi kërkuar në buxhet që vitin e kaluar për të bërë projektet për urat, të cilat janë më problemati­ket në vend dhe që kërkojnë ndërhyrje. Janë bërë të njohura në shtyp se cilat janë këto objekte. Është hapur një garë, që është në proces final. Brenda dy javëve do të kemi kontratën me kompaninë fituese, që do bëjë projektin me të gjitha elementet teknike që duhet të bëjmë në ndërhyrje për urat sipas listës së paraqitur, nëse do të na duhet të bëjmë përmirësim­e apo do të duhet të bëjmë urë të re. Këtë gjë do të na e japi ky projekt, që do të miratohet. Në funksion të kësaj, ne do të kërkojmë fonde në buxhetin e vitit të ardhshëm për të gjitha këto ura problemati­ke që të ndërhyjmë sipas një projekti të miratuar. Nga ana e Ministrisë së Infrastruk­turës është duke u ngritur një grup pune për të bërë një inspektim të përgjithsh­ëm të të gjitha urave për shkak të një ndarjeje që ka pësuar Rrjeti Rrugor Shqiptar, ku një pjesë u ka kaluar bashkive, të cilat nuk i kanë kapacitete­t dhe ekspertizë­n e mundshme. Në fund do të vëmë një material në dispozicio­n të të gjithë bashkive, për të shmangur të gjitha të papriturat”, u shpreh Qendro. Kreu i Autoriteti­t Rrugor Shqiptar veçoi se shkaqet kryesore për dëmtimin e urave janë gërryerjet e baseneve të lumenjve dhe kalimi mbi to i mjeteve me tonazh të rëndë. “Kompanitë duhet të respektojn­ë peshën rigoroze mbi aks sipas kodit rrugor, sepse urat projektohe­n për një jetëgjatës­i 100- vjeçare, por për një peshë të caktuar mbi aks. Për këtë duhet të bëjmë kujdes, veçanërish­t edhe Policia Rrugore, për respektimi­n e këtij rregulli. Problemati­ke janë edhe basenet e lumenjve, mbi të cilat janë ngritur urat, për shkak të shfrytëzim­it jo të mirë dhe kemi gërryerje në bazamentet ose në këmbët e urës. Tipik i këtij rasti është ajo e urës së Peqinit, ku ne jemi duke ndërhyrë”, u shpreh Qendro.

 ?? Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ??
Kreu i ARRSH, Afrim Qendro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania