Panorama (Albania)

Kultivonin kanabis, arrestohen 8 persona, dy shpallen në kërkim

-

KORÇE - Kultivonin bimë narkotike në fshatin Velçan të Korçës, shtatë kultivues përfundojn­ë në pranga, dy të tjerë në kërkim. Pranga, edhe kryetarit të fshatit. Pas një hetimi disamujor, Policia dhe Prokuroria e Korçës kanë finalizuar një operacion për goditjen e një grupi për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë hetimeve që çuan në pranga tetë persona, u përdorën përgjime si dhe infiltrimi i agjentëve policorë për zbulimin e aktiviteti­t të grupit me bazë në Velçan. Edhe pse Policia dhe Prokuroria kishin informacio­n prej muajsh për kultivim të bimëve narkotike, grupi u la i lirë me qëllim mbajtjen nën vëzhgim të personave të dyshuar që porositën dhe po merreshin në terren me mbjelljen dhe kultivimin e bimëve të kanabisit. Nga përgjimet dhe agjentët e kamufluar u zbulua se organizato­rët ishin: Selman Bitaj, 40 vjeç, i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", i arrestuar në flagrancë dhe N. I., 36 vjeç, i shpallur në kërkim. Pesë të tjerë të arrestuar ishin kultivues, ndërsa i gjashti, që u kap me armë, ishte në rolin e rojës së parcelave. Policia ka vënë në pranga dhe Enver Pashollari, 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Velçan, pasi dyshohet se ka shpërdorua­r detyrën, duke mos raportuar veprimtari­në kriminale të shtetasve të mësipërm. Gjatë operacioni­t u dokumentua veprimtari­a kriminale e ushtruar në territorin e fshatit Velçan, Njësia Administra­tive Gorë, në të cilin u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan një sasi bimësh të dyshuara Cannabis Sativa, ndërkohë që nuk bëhet e ditur numri i bimëve. Tashmë, çështja i ka kaluar Prokuroris­ë së Korçës për hetim të mëtejshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania