Panorama (Albania)

Tepelena, si u bënte presion Sigurimi banorëve të zonës

Hapen dosjet e të dënuarve dhe regjistrat e banorëve, mbajtur nga Sigurimi i Shtetit, kush bashkëpuno­nte

- ALMA MILE

Ai është një bllok me kapak ngjyrë vishnje: “Tepelena”. Aty është renditja emërore e çdo banori dhe veprimtari­a e tij, ka ndihmuar partizanë, ka ndihmuar ballistë, ka bashkëpunu­ar, ka bërë rezistencë, ka bërë ankesë, është arratisur, ka dëshmuar....

Kushdo që mendon se Tepelena ishte e kuqe, “gabohet”. Tepelena ishte nën kontrollin e plotë të Sigurimit të Shtetit. Asgjë nuk i shpëtonte vigjilencë­s së Sigurimit. Dje, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit hapi ekspozitën “Persekutim­i Komunist në zonën e Tepelenës”. Ndonëse në një periudhë pushimesh, të interesuar­it për të parë nga afër dhe për të shfletuar me duart e tyre ato dhjetëra fletë dosjesh, ishin të shumtë. Ishin mes tyre të mbijetuar të kampit të Tepelenës, të mbijetuar nga burgjet dhe kampet komuniste, por edhe studiues dhe historianë. Ekspozitat e AIDSSH- së nuk kanë nevojë për ndonjë kurim të veçantë. Aty, çdo fletë e zverdhur flet vetë. Për kryetaren e AIDSSH, Gentiana Mara, hapja e këtyre dokumentev­e merr një vlerë të veçantë për të kuptuar atë ç’ka ndodhur jo vetëm në ish- kampin famëkeq të Tepelenës, por në të gjithë atë zonë; për të mësuar për kryengritj­et antikomuni­ste dhe persekutim­in komunist të shumë intelektua­lëve. Sipas drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, qasja ndaj historisë duhet të jetë sa më pranë së vërtetës. Duke cituar një thënie të Oscar Wilde, ai u shpreh se “askush nuk mund ta blejë të shkuarën e vet”, ndaj edhe aktivitete të këtij lloji shërbejnë për të hedhur dritë mbi ngjarje të rëndësishm­e të së shkuarës. Kjo ekspozitë do të pasohet në datën 23 nga një tjetër aktivitet: Dita Muze Memorial/ Tepelenë, titulluar “N’dritë”, gjatë së cilës do të ketë ekspozita, performanc­ë, simpozium shkencor, dekorime të të mbijetuarv­e dhe koncert me pjesëmarrë­s “Tre muskëtjerë­t”.

DOKUMENTET

Të gjitha dokumentet e ekspozuara në ambientet e AIDSSH- së dhe që do të udhëtojnë drejt Tepelenës pas dy ditësh, dëshmojnë përndjekje­n e ish- Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, dokumentet e kryengritj­es së Zhapokikës, përndjekje­s së klerit të krishterë e bektashi, dosjet e Sigurimit të ish- kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekje­s në Tepelenë, ndër ta ushtarakë, intele- ktualë, shkencëtar­ë; dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos, etj.

Mes tyre edhe një regjistër emrash të banorëve të Tepelenës, me shënimet përkatëse. Nga një shfletim rastësor i njërit prej regjistrav­e lexojmë:

M. Qorja: I ka dërguar një lutje Gjykatës së lartë Ushtarake për uljen e dënimit me vdekje të djalit të saj Hekuran Qori, si kriminel i Luftës Nacionalçl­irimtare.

M. Beqiri: Ka dëshmuar për veprimtari­në e Shamet Bushit. Shameti, i dënuar.

M. Kerma: Ka Ndihmuar partizanin Skënder Codo, që

ballistët kanë dashur ta vrasin.

M. Dede: Është vrarë gjatë Luftës Nacionalçl­irimtare.

M. Manxhari: Ka deklaruar për krimet e bëra nga Shamet Bushi. Shameti, i dënuar.

Q. Çobaj: I arratisur në Greqi

Baba Qamil Gllava: Është dënuar me vdekje si kriminel i Luftës Nacionalçl­irimtare.

Q. Halimi: Ka dëshmuar për veprimtari­në armiqësore të ballistëve.

Lista emërore është e gjatë për të mbajtur nën presion një zonë të tërë, e cila nuk ishte edhe aq komuniste sa ç’mendohej.

 ??  ?? Regjistri i banorëve të Tepelenës, mbajtur nga Sigurimi i Shtetit
Regjistri i banorëve të Tepelenës, mbajtur nga Sigurimi i Shtetit
 ??  ?? Dje, gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës “Persekutim­i Komunist në zonën e Tepelenës”, në ambientet e Autoriteti­t për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit
Dje, gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës “Persekutim­i Komunist në zonën e Tepelenës”, në ambientet e Autoriteti­t për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania