Panorama (Albania)

“Si kaloi Hetuesia në vartësi të Ministrisë”

- Vijon...

E propozoi Ministria e Brendshme me krerët e saj, me arsyetimin se me një Prokurori të pavarur, nuk mbyllej cikli i luftës kundër veprimtari­së armiqësore, pasi rrezikohej rrjedhja e informacio­nit sekret që sigurohej nga shërbimi i fshehtë. Sipas logjikës së tyre, vetëm ata që grumbullon­in të dhënat në kanalet agjenturor­e mund të kryenin procesin e hetimeve dhe të procedonin me akuzën. Fatmirësis­ht, ky hap, megjithëse u debatua gjatë, nuk u realizua

të jashtëzako­nshme për ta kthyer dhe Prokurorin­ë e Përgjithsh­me në vartësi të Ministrisë së Brendshme. Një gabim fatal ky, që do t’i kushtonte shumë rëndë shoqërisë… Një shkelje e hapur kjo e Kushtetutë­s, apo jo ? E kam shprehur dhe atëherë që ky ishte një gabim parimor. Kanë folur edhe juristë të tjerë për këtë çështje, por mesa duket prevaloi gjykimi politik, sipas të cilit organet e Sigurimit qëndronin mbi të gjitha organet e tjera…

Ndiheshin të tunduara organet e drejtësisë nga kjo varësi paradoksal­e ?

Nuk di si ta shpjegoj, por që e ndienim si parregulls­i, kjo nuk diskutohej. Për organet e drejtësisë, fakti që tri organe të rëndësishm­e si Hetuesia, Sigurimi dhe Puna Operative ishin në komandën e Ministrisë së Brendshme dhe pjesë e saj, vlerësohej jo thjesht si një gabim parimor, por dhe si një pengesë serioze në ushtrimin e detyrës…

Kush e inicioi procedurën për ta kaluar Prokurorin­ë e Përgjithsh­me në vartësi të Ministrisë së Brendshme ?

E propozoi Ministria e Brendshme me krerët e saj, me arsyetimin se me një Prokurori të pavarur, nuk mbyllej cikli i luftës kundër veprimtari­së armiqësore, pasi rrezikohej rrjedhja e informacio­nit sekret që sigurohej nga shërbimi i fshehtë. Sipas logjikës së tyre, vetëm ata që grumbullon­in të dhënat në kanalet agjenturor­e mund të kryenin procesin e hetimeve dhe të procedonin me akuzën. Fatmirësis­ht, ky hap, megjithëse u debatua gjatë, nuk u realizua. Sidoqoftë, mbeti në fuqi gjysma e së keqes, vartësia e hetimit nga Sigurimi i Shtetit, që shmangte totalisht Prokurorin­ë nga procesi më i rëndësishë­m i politikës penale, siç ishte hetimi…

Në rastin e Abdyl Këllezit dhe Koço Theodhosit, kush ishin oficerët e Sigurimit që realizuan procesin e hetimit ?

Përsa i përket çështjes në fjalë, u caktuan dy grupe hetimi. Njëri drejtohej nga Elham Gjika dhe tjetri nga Kristofor Mërtiro, dy oficerë të lartë këta të Sigurimit të Shtetit, që më parë kishin kryesuar hetimin e grupit të Beqir Ballukut dhe puçistëve në ushtri. Grupi i parë ndiqte çështjen e Abdyl Këllezit dhe Koço Theodhosit dhe tjetri atë të Kiço Ngjelës dhe Vasil Katit. Në përfundim të hetimeve, ne u njohëm me rezultatet e tyre dhe përgatitëm aktakuzën… Cila ishte akuza… “Për veprimtari armiqësore e sabotuese në organizimi­n shtetëror dhe në ekonomi, në bashkëpuni­m me armiq të jashtëm”

Në dosjen e procesit gjyqësor rezulton se ju, në cilësinë e Prokurorit të çështjes, ua keni komunikuar atë vetëm pesë ditë pas arrestimit. Si ka mundësi që konkluduat kaq shpejt për një çështje kaq komplekse ?

Vërtet që ata kishin vetëm pak ditë që ishin ndaluar zyrtarisht në qeli, por procesi ndaj tyre kishte nisur disa muaj më parë, fill pas plenumit të KQ- së. Grupet e hetimit kishin siguruar tërësinë e provave që konfirmoni­n thelbin e akuzës.

Kush kishte urdhëruar për hetimin e tyre, kur akoma nuk ishte hapur procesi penal ?

Urdhrin për fillimin e tyre e jepte ministri i Brendshëm. Ai ishte përgjegjës­i kryesor në këto raste për tërë procesin e hetimeve. Prokuroria njoftohej për çeljen e tyre dhe vihej në lëvizje, kur vinte dosja hetimore. Nga shqyrtimi i saj pastaj, prokurori përpunonte aktakuzën dhe në rastin më të parë ua komunikont­e atë të pandehurve. Në thelb, kjo ishte procedura.

Cili ishte reagimi i Abdyl Këllezit dhe Koço Theodhosit, kur i njohët me akuzën ?

Fillimisht, ata e kundërshtu­an në mënyrë të prerë. Çdonjëri prej tyre pranonte se kishte bërë gabime në punë, por në asnjë mënyrë për qëllime armiqësore dhe sabotimi. . Për çfarë akuzoheshi­n Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi ? Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela e Vasil Kati akuzoheshi­n për veprimtari armiqësore në lidhje me agjenturat e huaja për sabotim në fushën e ekonomisë dhe të vijës së partisë në marrëdhëni­et me Jugosllavi­në, me vendet perëndimor­e, me firmat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për futjen e metodave decentrali­zuese- vetadminis­truese në ekonomi etj. Pak a shumë, këto ishin drejtimet kryesore të akuzës ndaj tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania