Panorama (Albania)

Tatëpjeta e ekonomisë dhe përplasja e parë Hoxha- Këllezi

-

Përplasja e parë e Enver Hoxhës me Abdyl Këllezin dhe Koço Theodhosin, dy nga figurat më të shquara të ekonomisë, është shënuar në vitin 1973, pas shifrave të frikshme që bënte prezent për udhëheqjen e lartë një raport i rezervuar i grupit të ekspertëve të ekonomisë në KQ të PPSHsë. Kriza rezultonte e rëndë, inflacioni rritur ndjeshëm, po binte vazhdimish­t qarkullimi monetar; para të reja hidheshin në treg, po nuk tërhiqeshi­n nga bankat, mungonin mallrat e konsumit të gjerë, produktet ushqimore, materialet e ndërtimit etj. Kriza kishte kapluar çdo sektor të ekonomisë dhe dita- ditës situata bëhej dhe më kritike. I shqetësuar tej mase për këtë, Hoxha thirri me urgjencë mbledhjen e Byrosë Politike. Ishte kjo një nga ngjarjet e jashtëzako­nshme që u regjistrua përpara plenumit të qershorit të vitit 1973, ku u kryqëzuan Todi Lubonja, Fadil Paçrami dhe disa nga figurat e shquara të artit e kulturës. Aty, kreu i regjimit, duke i vënë përpara Abdyl Këllezit “materialin e zi”, siç u vlerësua raporti i ekonomistë­ve të KQ- së, paralajmër­oi furtunën që do vinte më vonë mbi bashkëpunë­torët e tij më të afërt që drejtonin sektorin e ekonomisë. Radha e goditjes së tyre shënoi përvijimin e eliminimev­e shfarosëse të disa të ashtuquajt­ura grupe armiqësore. Pasi kishte kryqëzuar Todi Lubonjën e Fadil Paçramin me “grupin e kulturës” dhe kishte eliminuar Beqir Ballukun, Petrit Dumen dhe “kastën e puçistëve”, Hoxha ideoi fshesën e hekurt ndaj të ashtu- quajturit “grupi armiqësor i ekonomisë”. Jo rastësisht, në krye të tij vendosi dy nga figurat më të shquara të ekonomisë së asaj kohe: Koço Theodhosin dhe Abdyl Këllezin, me karrierë të pasur profesiona­le dhe shtetërore. Tashmë ata, bashkëpunë­torët besnikë që kreu i shtetit u kishte besuar për dekada me radhë sektorët më të rëndësishë­m të jetës së vendit, u stigmatizu­an në sabotatorë, agjentë e poliagjent­ë që u kishin shërbyer të huajve dhe kishin futur në kolaps ekonominë e Shqipërisë. Që këtej pastaj, Këllezi e Theodhosi bashkë me “grupin e famshëm të ekonomisë”, u bënë objekt i një procesi penal maratonë që i dënoi pamëshirsh­ëm me vdekje, pushkatim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania