Panorama (Albania)

Plumba drejt ambasadës së SHBA- ve në Ankara

Mosmarrëve­shjet, SHBA e refuzoi ofertën e Turqisë për pastorin

-

Një person ka qëlluar gjashtë herë në drejtim të ambasadës së SHBA në Ankara, në orën 05: 30 të mëngjesit, duke tronditur edhe më shumë marrëdhëni­et mes dy vendeve, në një kohë kur tensionet janë të larta.

Personi ka qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje, por nuk ka lënduar askënd, pasi ambasada ishte mbyllur. Plumbat kanë goditur portën e hekurit dhe murin. Një zëdhënës i Presidenti­t turk Recep Tayyip Erdogan shkroi të hënën se sulmi ishte një përpjekje e hapur për të krijuar kaos. Autoritete­t më vonë arrestuan një person në lidhje me të shtënat, pa dhënë detaje.

Të dy aleatët e NATO- s po “përplasen” për fatin e Andrew Brunson, një pastor evangjelik, i cili u arrestua në Turqi që nga tetori 2016, me dyshimin për spiunazh dhe lidhje me organizatë­n terroriste që Erdogan fajëson për grushtin e dështuar kundër tij në vitin 2016. Sh- tëpia e Bardhë e ka refuzuar ofertën e Turqisë për lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson në këmbim të ndaljes së hetimit nga ana e SHBA- ve mbi bankën turke “Halkbank”, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, që foli për “The Wall Street Journal”. Ankaraja ofroi heqjen e akuzave për terrorizëm kundër Brunson, nëse SHBA hiqte dorë nga miliarda dollarë gjoba kundër “Halkbank”. SHBA thuhet se e refuzuan ofertën, duke lënë mundësinë për masa të tjera hakmarrëse kundër Turqisë. Trump ka kërcënuar për dyfishimin e tarifave të çelikut dhe aluminit nga Turqia, derisa Brunson të lirohet. Shtëpia e Bardhë ka sanksionua­r gjithashtu dy zyrtarë të lartë turq. “Turqia ka përfituar nga SHBA për shumë vite. Ata tani po mbajnë pastorin tonë të mrekullues­hëm të krishterë, të cilit tani duhet t’i kërkoj ta përfaqësoj­ë vendin tonë si një peng i madh patriot. Ne nuk do të paguajmë asgjë për lirimin e një njeriu të pafajshëm, por do t’i kthehemi Turqisë!”, shkroi Trump në “Twitter”. Përplasja midis Turqisë dhe SHBA- së ka dëmtuar tregjet turke, me lirën që ka shënuar uljen më të madhe gjatë muajve të fundit.

 ??  ?? Erdogan dhe Trump, gjatë një takimi në OKB, në vitin 2017
Erdogan dhe Trump, gjatë një takimi në OKB, në vitin 2017

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania