Panorama (Albania)

MANOVRAT E PËRBASHKËT­A MOSKË - RUSI

-

Moska dhe Pekini kanë zhvilluar një sërë manovrash ushtarake të përbashkët­a, duke përfshirë stërvitjet në Detin e Kinës Jugore dhe ushtrimet detare në zonën baltike verën e kaluar. Të dyja vendet kanë krijuar atë që ata e përshkruan si një partnerite­t strategjik, duke shprehur kundërshti­min e tyre ndaj botës unipolare, termi që ata përdorin për të përshkruar sundimin e perceptuar global të SHBA- ve. eracioneve dhe numrit të strukturës komanduese ushtarake, trupave dhe forcave të përfshira”, tha Shoigu, i cili i quajti lojërat e ardhshme luftarake si “aksioni më i madh përgatitor për forcat e armatosura që nga Zapad- 81”. Ushtrimet e “Zapad” apo “Perëndim” në vitin 1981 ishin lojërat më të mëdha luftarake sovjetike të mbajtura ndonjëherë, sipas CIA- s, me rreth 100,000 deri në 150,000 trupa pjesëmarrë­se. Në vitin 2009, Rusia riinicioi lojërat e luftës katërvjeça­re të epokës sovjetike, “Zapad”, të cilat u mbajtën për herë të fundit vitin e kaluar. Pentagoni nuk ka komentuar. Kina dhe Mongolia do të marrin pjesë në “Vostok- 2018”, me Pekinin që do të dërgojë rreth 3,200 trupa. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se Presidenti Vladimir Putin mund të marrë pjesë në stërvitje. Shoigu tha se ushtria, forcat ajrore dhe njësitë e marinës do të marrin pjesë në stërvitjen që do të mbahet në të gjithë Lindjen e Largët dhe Siberinë. Si pjesë e një ushtrimi më të vogël ushtarak të kësaj jave nën kujdesin e Organizatë­s së Bashkëpuni­mit të Shangait, që është një grup i sigurisë i dominuar nga Moska dhe Pekini, avionë luftarakë kinezë u ulën të hënën në një bazë ajrore ruse në rajonin Chelyabins­k në Malet Urale. Ushtria ruse ka rritur hapësirën dhe frekuencën e manovrave të saj, mes të tensioneve me Perëndimin. Ajo gjithashtu ka zgjeruar lidhjet ushtarake me Kinën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania