Panorama (Albania)

6 muaj jashtë, Roshi: Do kthehem më i fortë

Këputje të ligamentit në gju, mesfushori humb gjysmën e sezonit

-

Dy shokë që në fëmijëri dhe dy bashkëlojt­arë në të gjitha ekipet kombëtare të moshave.

Karriera i bën bashkë edhe momentalis­ht dhe janë dy nga lojtarët kryesorë të kuqezinjve. Mirëpo, fati i ka bërë bashkë edhe në një dhimbje. Odise Roshi ka "kopjuar" mikun e tij në Spanjë, Armando Sadikun, dhe ka pësuar dëmtim të ligamentit krociat. "Kështu e ka futbolli", shprehet fillimisht mesfushori fierak i kontaktuar nga "Panorama Sport".

DËMTIMI

Roshi ishte titullar në ndeshjen e fundit me Akhmat Groznin, por një kërcitje në gju bëri që të linte menjëherë tapetin e blertë. Nga kontrollet e deritanish­me dyshohet për këputje të pjesshme të ligamentit kryesor të gjurit. "Kam bërë kontrollet dhe është ende një dyshim fillestar. Megjithatë, për të saktësuar gjendjen, do të kryej një kontroll tjetër të specializu­ar në Romë", vijon mesfushori i Kombëtares për gazetën. Roshi shton se ka qenë një moment i mirë i tij në këtë periudhë të sezonit nga ana fizike. "Ishte mo- ment ndalimi dhe goditjeje e topit. Në fillim bëra lëvizje normale dhe ishte një moment kur ndjeva kërcitje. Momenti i parë ishte një ndjesi në kavilje, por në fragment në sekondës ndjeva kërcitjen e gjurit", rrëfen futbollist­i i Kombëtares.

RIKUPERIMI

Ai tregon për "Panorama Sport" se në rast vërtetimi të dyshimit të parë të mjekëve, periudha e rikuperimi­t do të jetë e gjatë. Roshit do t'i duhet që të kryejë një ndërhyrje kirurgjika­le dhe për rikuperimi­n do të duhet të qëndrojë jashtë deri në gjashtë muaj, ku rikthimi do të përllogari­tej rreth muajit shkurt. Dëmtim të ngjashëm pësoi Armando Sadiku. "Jam në pritje të kontrollit dhe më tej të ndërhyrjes që nevojitet. Por do të rikthehem më i fortë. Kam pasur dhe kam gjithmonë besim te forca dhe te vlerat e mia. Koha kalon shpejt dhe do bëj gjithçka nevojitet për t'u rikthyer më i fortë në fushë", deklaron Odise Roshi për "Panorama Sport".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania