Panorama (Albania)

Hysaj bën Napolin “me krahë”, i frikshëm me Ançelotin

-

"Jam gati dhe do të përshtatem me filozofinë e Ançelotit. Do t'u tregoj të gjithëve se mund të luaj edhe me një tjetër trajner dhe nuk jam vetëm për urdhrat e Sarrit". E tillë ka qenë deklarata e Elseid Hysaj, disa ditë para nisjes së kampionati­t. Me sa duket, mbrojtësi i Kombëtares ka kaluar nga fjalët te veprat.

STATISTIKA­T

Në ndeshjen e parë të kampionati­t për këtë sezon, Napoli mund të krenohet me shumëçka, përveç fitores dhe tri pikëve. Një prej të dhënave pozitive në këtë përballje ka qenë edhe paraqitja e futbollist­it shqiptar. Elseid Hysaj është transformu­ar me trajnerin e ri dhe ndaj bardhekalt­ërve të Strakoshës është parë që të ishte mbrojtësi më aktiv. 105 topa të prekur nga shqiptari, ndërkohë që Mario Rui numëron 110 dhe Kulibali 118. Të dhënat statistiko­re tregojnë për një lojë nga krahët të Ançelotit, i cili u ka dhënë fuqi napolitanë­ve. "Më parë, Rui ishte ai që shoqëron- te aksionet deri në fund, ndërkohë që Sarri kërkonte nga Hysaj që të kishte kujdes vetëm prapavijën. Mirëpo, me Ançelotin, krahët janë njësoj të lëvizshëm dhe shqiptari është parë gjatë gjithë ndeshjes që të jetë në fundore. Aksioni i golit të Insinjes është vetëm një prej tyre", shpjegohet manovra sulmuese e Hysajt në analizën taktike të mediave italiane.

RIKUPERIME­T

Krahas ndihmesës në sulm, Hysaj ka qenë më i miri në fushë për sa i përket detyrës së tij: Mbrojtjes. Shifrat e takimit tregojnë se mbrojtësi i Kombëtares ka ndërprerë nëntë aksione të Lacios, thuajse njësoj sa dyshja napolitane e prapavijës Kulibali ( 6) e Albiol ( 5). Ndaj Lacios, Hysaj vuri në zbatim gjithçka kërkon Ançeloti dhe që në start shqiptari është parë i transformu­ar. Napoli i Ançelotit është bërë "me krahë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania