Panorama (Albania)

“Prapaskena­t e gjyqit të Abdyl Këllezit dhe Koço Theodhosit, roli i Kadri Hazbiut e Feçor Shehut”

INTERVISTE/ RREFIMI I ISH- KRYEPROKUR­ORIT RRAPI MINO: Ç’THANE DY ISH- MINISTRAT NE GJYQ DHE PER ÇFARE AKUZOHESHI­N

- vijon nga numri i kaluar AFRIM IMAJ

I emëruar rishtas në krye të organit të akuzës, Rrapi Mino niste detyrën e re me firmën për pushkatimi­n e Abdyl Kllëzit dhe Koço Theodhosit.

Ishin këta dy anëtarët e parë të Byrosë Politike, që “bekuan” me fatkeqësin­ë e tyre karrierën e Prokurorit të ri të Përgjithsh­ëm, që kaloi para skuadrës së ekzekutimi­t pjesën më të madhe të byroistëve, përjashtua­r Hoxhën, Ramiz Alinë dhe ndonjë tjetër të pensionuar para kohe. Procesi i bujshëm i të ashtuquajt­urit “Grup Armiqësor në Ekonomi”, vinte menjëherë pas atij të “Puçistëve” në ushtri. Njerëzit që kishte vënë në shënjestër këtë radhë Partia dhe lideri i saj ishin drejtuesit kryesorë të strukturav­e ekonomike të shtetit dhe shënjohesh­in nga këta të fundit si shkaktarët kryesorë të krizës së rëndë, që kishte pllakosur ekonominë e vendit. Pavarësish­t distancës në kohë, Rrapi Mino, prokurori i këtij procesi, e ka ende të kthjellët historinë e asaj përballjej­e të jashtëzako­nshme, që iu desh ta finalizont­e me vendimin fatal: dënim me vdekje, pushkatim për dy prej figurave më të shquara të ekonomisë shqiptare për kohën. Në vijim të rrëfimit për “Panorama”, ai tregon për herë të parë rrethanat si e ushtroi rolin e prokurorit në këtë proces kompleks e të vështirë, duke zbuluar shumë nga aspektet e panjohura të raporteve të tij me grupin e hetueseve, ish- zyrtarë të lartë të Sigurimit të Shtetit që i drejtonte nga afër Kadri Hazbiu, asokohe ministër i Brendshëm. Si u shfrytëzua­n materialet e Plenumit të 7- të dhe të 8- të të KQ- së të PPSH- së për formulimin e akuzës për Abdyl Këllezin, Korço Theodhosin e Kiço Ngjelën. Si u procedua me denoncimin e Enver Hoxhës që thoshte se këta kishin lidhje me agjenturat e huaja për sabotim në fushën e ekonomisë etj. Sakaq, rrëfimi i ishKryepro­kurorit për procesin në fjalë, fokusohet në lëndën e bollshme, siç pohon ai, që vërtetonte fajësinë e të pandehurve VIP, të cilët, gjithnjë sipas tij, kishin sabotuar me ndërgjegje vijën e Partisë në ekonomi, duke futur metodat decentrali­zuese e vetadminis­truese të tipit jugosllav, duke orientuar marrëdhëni­et tregtare me vendet perëndimor­e e SHBA- në e duke shpërdorua­r pa kriter valutën e thesarit të shtetit. Po çfarë zbulon tjetër nga ky proces maratonë njeriu që ka përfaqësua­r akuzën e tmerrshme ndaj ish- drejtuesve të lartë të ekonomisë shqiptare…

Ju keni drejtuar procesin ndaj Abdyl Këllezit, Kiço Ngjelës, Koço Theodhosit dhe pjesëtarëv­e të tjerë të të ashtuquajt­urit “grup armiqësor në ekonomi”. Përse u akuzuan ata dhe në çfarë rrethanash u zhvillua procesi ndaj tyre ?

Abdyl Këllezi, ish anëtar i Byrosë Politike dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit dhe Koço Theodhosi, ish- anëtar i Byrosë Politike dhe ish- ministër i Industrisë së Rëndë dhe Minierave, fillimisht u goditën në plenumin e shtatë të KQ- së, që u mbajt në maj të vitit 1975. Aty u përjashtua­n nga KQ- ja dhe të gjitha funksionet shtetërore, duke u cilësuar armiq e sabotatorë në organizimi­n shtetëror dhe në ekonomi. Në këtë plenum u kritikua ashpër edhe Kiço Ngjela e Vasil Kati, respektivi­sht ish- ministri dhe zëvendësmi­nistri i Tregtisë së Jashtme për cenim të politikës së Partisë në sektorët që drejtonin dhe veprime të dëmshme në ushtrimin e funksionev­e. Ky ishte momenti bazik nga nisi procesi penal, që zgjati disa muaj me radhë… Pra, aktakuza ju erdhi e plotë nga Komiteti Qendror…

Ajo ishte qasja politike e çështjes, organet e drejtësisë duke u mbështetur në konkluzion­et e saj ndërtuan procesin penal juridik që fillonte me hetimin, grumbullim­in e provave, ballafaqim­in me dëshmitarë­t dhe përfundont­e me procesin gjyqësor… Ju ndërkohë ishit Prokuror i Përgjithsh­ëm dhe prokuror i çështjes… Ashtu ka qenë. Rëndësia e çështjes sillte si nevojë përfaqësim­in e akuzës nga kreu i Prokuroris­ë. Po grupin e hetimit, kush e drejtonte ? Hetimi udhëhiqej drejtpërdr­ejt nga ministri i Brendshëm

Abdyl Këllezi, ish- anëtar i Byrosë Politike dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit dhe Koço Theodhosi, ish- anëtar i Byrosë Politike dhe ish- ministër i Industrisë së Rëndë dhe Minierave, fillimisht u goditën në plenumin e shtatë të KQ- së, që u mbajt në maj të vitit 1975. Aty u përjashtua­n nga KQ- ja dhe të gjitha funksionet shtetërore, duke u cilësuar armiq e sabotatorë në organizimi­n shtetëror dhe në ekonomi. Në këtë plenum u kritikua ashpër edhe Kiço Ngjela e Vasil Kati, respektivi­sht ish- ministri dhe zëvendësmi­nistri i Tregtisë së Jashtme për cenim të politikës së Partisë në sektorët që drejtonin dhe veprime të dëmshme në ushtrimin e funksionev­e. Ky ishte momenti bazik nga nisi procesi penal, që zgjati disa muaj me radhë…

dhe zëvendësi i tij. Pra, nga Kadri Hazbiu dhe Feçorr Shehu. Ata miratonin planin hetimor në përgjithës­i si grup, e në veçanti, për çdo të pandehur, ndiqnin hap pas hapi dinamikën e hetimeve dhe orientonin përpunimin e të dhënave. Kjo praktikë fillimisht ishte përdorur në procesin e Beqir Ballukut.

Me një fjalë, hetimet nuk i drejtonte institucio­ni i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, por ministri i Brendshëm…?

Pavarësish­t se rregulli e donte që hetimet t’i ndiqte Prokuroria si institucio­ni i akuzës, së paku teorikisht, kishte disa vite që me vendim të veçantë çështje të tilla që kishin për objekt zyrtarë të lartë, ish- anëtarë të Byrosë Politike, ministra, sekretarë të Parë të Komiteteve të Partisë së rretheve e funksionar­ë të këtij rangu, hetoheshin nga Sigurimi i Shtetit, nga Ministria e Brendshme, që kishte ngritur struktura të posaçme për këtë qëllim…

A ishte e ligjshme shmangia e Prokuroris­ë nga procesi i hetimeve ? E ligjshme e paligjshme, kjo ishte praktika… Që do të thotë, se ligjvënësi nuk kishte besim tek organi i akuzës…

Ishte koha kur Sigurimi i Shtetit gëzonte besim absolut. Kjo ishte arsyeja që me hetimin e zyrtarëve të rëndësishë­m merreshin oficerët e lartë të tij. Bile, një periudhë u bënë përpjekje

 ??  ?? PROKURORI RRAPI MINO DHE ABDYL KELLEZI GJATE GJYQIT
PROKURORI RRAPI MINO DHE ABDYL KELLEZI GJATE GJYQIT
 ??  ?? RRAPI MINO DUKE LEXUAR PRETENCEN E ABDYLL KELLEZIT
RRAPI MINO DUKE LEXUAR PRETENCEN E ABDYLL KELLEZIT
 ??  ?? Rrapi Mino duke folur për “Panorama”
Rrapi Mino duke folur për “Panorama”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania