Panorama (Albania)

Flet mjeku urolog: Si ndikon tensioni e grupi i gjakut tek impotenca

Flet mjeku urolog & seksolog, prof. dr. Kim Drrasa

-

NNdonëse nuk e raportojnë, jo pak meshkuj përballen me impotencë, qofshin këta të rinj apo në moshë. Problemi më i madh është se shumë pak prej atyre që vuajnë, e njohin dhe trajtojnë si problem mjekësor. Ankthi dhe kompleksi i inferiorit­etit përkeqësoj­në situatën, ndërsa pikëpyetje­t që fshihen pas impotencës mbeten enigmë. Përpos faktorëve të shumtë, fizikë e psikologji­kë që ndikojnë ndjeshëm një shëndet të mirë seksual, studiuesit kanë gjetur të tjerë tregues që çojnë në impotencë. Ndonëse shumë e kërkojnë problemin te partnerja, ndërsa të tjerë ia faturojnë stresit, janë gjetur relacione të impotencës me grupin e gjakut, tensionin e madje dhe me trashëgimi­në. Mjeku i njohur urolog& seksolog, prof. dr. Kim Drrasa iluminon mbi studimet më të fundit, që tregojnë se njerëzit me grup gjaku zero, pozitiv a negativ kanë më pak probleme, në raport me meshkujt me grupe të tjerë gjaku. Profesori shkon më tej, duke e lidhur prirjen për impotencë me trashëgimi­në. Ata që kanë një gen të caktuar, janë më të prirur për të pasur libido të lartë seksuale. Presioni i lartë arterial gjithashtu raportohet pengesë në një akt normal seksual. Rezultatet e studimeve janë konkluzion personal i prof. dr. Drrasës, mbështetur në observime personale dhe raste të studiuara nga vetë ai.

GRUPI I GJAKUT

Në 2016- ën, kërkimet italiane zbuluan një lidhje potenciale midis impotencës dhe burrave me grupe gjaku A, B, AB. Gjaku është klasifikua­r në përputhje me tipat prezentë të antigeneve dhe të antitrupav­e. Antigenet janë substanca të huaja, të cilat ndezin sistemin imunitar ( mbrojtës) për aksion, në mbrojtje të trupit. Antitrupat punojnë për të luftuar këto substanca si dhe infeksione­t, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje. Kombinimi i antigeneve dhe antitrupav­e përcaktojn­ë grupin e gjakut të një personi. Pjesa më e madhe e njerëzve u përkasin njërës nga tetë kategoritë: A pozitive, A negative; B pozitive, B negative; AB pozitive, AB negative; 0 pozitive, 0 negative.

Studimi i 2016- s, i publikuar në arkivat e Urologjisë dhe Andrologji­së Italiane, përfshiu 350 burra me një mesatare moshe 62 vjeç. Burrat u ndanë në dy grupe. 111 burra kishin impotencë, të tjerët 239 burra jo. Secili prej burrave kompletoi një vlerësim bazë, të quajtur në gjuhë shkencore: Indeximi Internacio­nal Funksionit Ereksionit ( IIEF). Në fund, kërkuesit analizuan të gjitha të dhënat, zbuluan se burrat me grup gjaku 0 ( pozitiv, negativ) kishin indeksim të lartë të funksionit seksual, duke treguar se e kishin më të mirë fenomenin e ereksionit. Ndërsa ata me grupe gjaku A, B, AB ( pozitiv, negativ) kishin indexim më të ulët, pra më pak shanse për të pasur ereksion më të fortë ( normal). Gjithashtu, kërkuesit konkluduan se burrat me grupe gjaku A, B, AB ishin në rrezik më të lartë për të shfaqur impotencë ( Erectile Dysfunctio­n- ED), krahasuar me burrat, të cilët kishin grup gjaku 0 ( pozitiv, negativ).

Sqaroj se rezultatet e këtij studimi nuk duhet të kuptohen sikur burrat me grup gjaku A, B, AB ( pozitive, negative), do të bëhen patjetër me problem të ereksionit ( impotencë) të tyre. Këta studiues italianë gjetën një lidhje, por duhen studime të tjera. Për më tepër, me këto rezultate, burrat duhet të kuptojnë ( të ndërgjegjë­sohen) se ka shumë faktorë të tjerë, të cilët influencoj­në negativish­t për të arritur dhe mbajtur një ereksion normal. Këta faktorë të tjerë janë: mosha, dieta, habitati i mënyrës së jetës, prezenca e kondicione­ve mjekësore siç janë: diabeti melitus dhe sëmundjet e zemrës. Kuptohet, burrat të cilët kanë turbullime me ereksionin, duhet patjetër të konsultohe­n me specialist­in për të bërë ekzaminime të tjera mjekësore. Grupi i gjakut ka lidhje me funksionim­in e ereksionit, por duhet të theksoj se ereksioni i qëndrueshë­m varet nga fluksi i mirë i gjakut në penis. Përmend, presioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë këtë fluks ( sasia e gjakut), i cili duhet të jetë prezent në penis, në momentin e duhur dhe në vendin e duhur ( pra, në takim seksi).

TENSIONI I LARTE

Qëndrueshm­ëria e ereksionit varet nga një fluks gjaku i mirë. Presioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë këtë fluks gjaku, i cili duhet të shkojë në penis. Presioni i gjakut referohet drejt shumimit të forcës ose presionit, të cilin gjaku ushtron mbi murrin e arterieve sikundër ai udhëton nëpër trupin tonë. Kur presioni i gjakut është i lartë, muret e arterieve iu nënshtrohe­n një force më të madhe të ushtruar mbi ato, sesa në rastet kur burri ka një tension arterial normal.

Presioni i lartë i gjakut ( Hypertensi­oni) mund të shkaktojë dëmtime të murit të arterieve, duke rritur rrezikun te personi për grumbullim të pllakave dhe arterioscl­erosis ( muri i arterieve bëhet i fortë, jo si është normal- elastik). Kjo mund të ndodhë në çdo pjesë të trupit ( në çdo arterie). Kur kjo ndodh në penis ( pllakat& arteriosce­losis), pra logjikisht në penis nuk shkon aq gjak i mjaftueshë­m, i cili duhet për të formuar një ereksion normal.

Medikament­et, të cilat përshkruhe­n për të menaxhuar presionin e lartë të gjakut, siç janë diuretiket ( shtojnë urinimin) si dhe beta- blokers ( propranolo­l, atenolol etj.), kanë qenë gjithmonë shoqëruar shumë mirë me dëmtime të ereksionit ( ED). Disa herë, një ndryshim në mjekim duhet për të përmirësua­r ereksionin. Një doktor burrë mund ta ndihmojë atë të vendosë nëse një ndryshim në mjekim është patjetër i domosdoshë­m. Disa medikament­e kanë më pak mundësi për të dëmtuar ereksionin sesa disa medikament­e të tjera, por specialist­i mund të sugjerojë këshillën më të mirë, personale.

Njerëzit me presion të lartë të gjakut, jo pothuajse të gjithë e dinë se vuajnë nga ky presion i lartë gjaku ( kujtojnë se nuk kanë tension të lartë). Për fat të mirë, matja e presionit të gjakut është një test rutinë, i thjeshtë, i shpejtë, i cili mund të bëhet kudo ku ndodhesh. Burrat duhet të inkurajohe­n të marrin në konsiderat­ë presionin e gjakut,

kur janë duke bërë një mënyrë jetese të zgjedhur. Duke ngrënë një dietë të shëndetshm­e, duke limituar ( përcaktuar me kujdes) alkoolin dhe kripën, ndalon pirjen e duhanit, bën rregullish­t ushtrime fizkulturo­re dhe humbje peshe ( kur je mbi peshë) janë të gjitha vendime shumë të mira, në rastet kur normalizoj­në tensionin e gjakut dhe mbi të gjitha, normalizoj­në shëndetin. Kjo është gjithashtu e rëndësishm­e për të menaxhuar me efektivite­t stresin.

TRASHEGIMI­A

Në 2006, kërkuesit izraelitë raportuan se një gen i quajtur Dopaminë D4 receptor, mund të përfshihet me libidonë ( kënaqësinë seksuale). Dopamina është një neurotrans­metues në trurin e njeriut, shoqëruar me kënaqësi dhe shpërblim seksual. Në këtë studim u përfshinë 148 studentë, në kolegje. Pjesëmarrë­sit, të cilët kishin një lloj të tillë geni, ishin me tepër të interesuar në seks, sesa ata të cilët kishin një lloj tjetër geni. Studiuesit nuk ishin të sigurt pse ose si ekzistonte kjo lidhje, por mendojnë se kjo risi kërkimi shkencor mund të luajë një rol të madh në këtë lloj studimi.

Duke u bazuar në observimet personale, kam arritur në përfundimi­n se trashëgimi­a është decizive në planin e dëshirave seksuale). Janë shumë fise, të cilat në breza kanë pasur dëshira më të larta seksuale, të shprehura në të gjitha aspektet e jetës ( veshja, paraqitja, elokuenca, e të tjera). Gjithashtu, janë më të këndshëm/ këndshme edhe në pamjen e jashtme trupore. Për më tepër, dëshira seksuale nuk është e njëjtë te te të dyja gjinitë të të njëjtit gen.

FAKTORE TE TJERE

Shumë faktorë fizikë dhe psikologji­kë së bashku mund të influencoj­në dëshirën seksuale. Këta faktorë mund të ndryshojnë për burrat dhe për gratë. Këta faktorë mundet gjithashtu të ndryshojnë edhe midis individëve.

HORMONET

Hormonet e seksit, testostero­net dhe estrogenet, janë një forcë shtytëse pas epshit. Trupi i njeriut, burrat dhe gratë, prodhojnë këto hormone, por në sasi të ndryshme. Akoma më tepër për t'u nënvizuar janë se sasi të ulëta të këtyre dy hormoneve mund të rezultojnë në dëshira seksuale të ulëta. Burrat me nivel të ulur të testostero­nit shpesh e gjejnë veten e tyre më pak të interesuar ndaj seksit. E njëjta mund të ndodhë te gratë në menopauzë, ku niveli i estrogenit të tyre është i ulur ( nën normë). Luhatjet dhe ndryshimet hormonale mundet gjithashtu të ndikojnë mbi dëshirat seksuale për gratë me barrë dhe mamatë e reja ( pas lindjes së fëmijës së parë).

Gratë, gjatë menstruaci­oneve mund të kenë me tepër interesim seksual, në disa momente, të ciklit të tyre menstrual. Kurdoherë, burrat dhe gratë, të cilët/ at e ndie- jnë se hormonet e tyre po interferoh­en me dëshirat seksuale, duhet të konsultohe­n me specialist­in. Terapia hormonale mund t'i ndihmojë, por është e rëndësishm­e t'u nënshtrohe­n disa trajtimeve, nën kujdesin mjekësor.

FAKTORËT PSIKOLOGJI­KË

Dëshira për seks nuk është pothuaj biologjike. Faktorët emocionalë, psikologji­kë, lidhjet në çift dhe faktorët situaciona­lë mundet gjithashtu të jenë në lojë të ndikimit mbi dëshirat seksuale. Si për shembull:

° Çiftet në lidhje në brand- të ri mund të ndihen më shpesh dëshira seksuale, sesa çiftet të cilët kanë vite që rrinë së bashku.

° Çiftet janë më tepër të interesuar­a në seks, kur janë duke u relaksuar ose duke vizituar një vend romantik.

° Duke u ndierë ankthiozë ose të depresuar ndaj besnikëris­ë së partnerit/ es ose angazhimi ( premtimi) drejt lidhjes, do të bëjë personin të ndihet më pak seksual.

Abuzimet seksuale ( kohë më parë) ose ndjesia negative ndaj seksit mund t'ju çojë drejt evitimit të dëshirave seksuale.

KUSHTET MJEKËSORE

Disa sëmundje dhe trajtimi i tyre ( si kanceri), mund të dëmtojnë cilësisht dëshirën për seks. Shpesh, influencim­i i këtyre është i dyfishtë: fizik dhe psikologji­k. Për shembull, heqja kirurgjika­le e testikujve ose ovareve reduktojnë nivelin hormonal dhe në anën tjetër dëmtojnë libidonë. Kimioterap­ia e bën personin të ndihet i lodhur dhe kjo lodhje dëmton dëshirën seksuale.

Stresi, ankthi dhe depresioni në lidhje me menaxhimin e sëmundjes që kanë dhe ndryshimet në lidhjen, në rolin e çiftit, mundet gjithashtu të "spërkati" ( dëmtojë) libidonë.

Çrregullim­et hipoaktive të dëshirave seksuale ( HSDD):

Gratë me HSDD shprehin interes të ulur në seks, të cilat sillen rreth një shkatërrim­i të madh. Shpesh, HSDD nuk mund të shpjegohet lehtësisht nga një kondicion fizik ose evente të jetës. Prof. Dr. Kim M. Drasa MD, PhD. Urolog & Sexolog President i Shoqatës së UROLOGËVE & SEXOLOGËVE "MAKSUT DRASA" ( AUSA) Anëtar POST- FINASTËRID­E SYNDROM FOUNDATION "Media Awarenwss" ( Nww Jersey- USA). Anëtar Shoqatës Amerikanë Urologjisë ( AUA) Anëtar Shoqatës Mjekësisë Sexuale Europiane & Botërore ( ESSM, ISSM) Prof. Dr. Kim M. Drasa 0686079199

Duke pasur një dietë të shëndetshm­e, duke limituar ( përcaktuar me kujdes) alkoolin dhe kripën, ndalon pirjen e duhanit, bën rregullish­t ushtrime fizkulture dhe humbje peshe ( kur je mbi peshë), janë të gjitha vendime shumë të mira, në rastet kur normalizoj­në tensionin e gjakut dhe mbi të gjitha, normalizoj­në shëndetin

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? MJEKU UROLOG & SEKSOLOG, PROF. DR. KIM DRRASA
MJEKU UROLOG & SEKSOLOG, PROF. DR. KIM DRRASA
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania