Panorama (Albania)

Merkel- Putin, kundërshta­rë të besueshëm në kohë të pasigurta

- MICHAELA KÜFNER* * D. W.

Formati flet qartë: deklarata para shtypit, por vetëm para takimit. Pyetje nuk lejohen. Në dhjetë minutat publike, të dyja palët me vetëdije flasin duke iu shmangur thelbit – si një duet i vjetër politik. E kjo s’është aspak habi – pas më shumë se një dekade bashkekzis­tence të ngushtë politike.

Kur Merkel bën fjalë për “përgjegjës­inë” e madhe politike, që mbajnë Berlini dhe Moska në konfliktet qendrore si Siria apo Ukraina, atëherë ajo ka parasysh në radhë të parë stabilitet­in për kthimin e refugjatëv­e në Siri. Kjo e zbut tensionin në diskutimin e politikës së brendshme për migracioni­n. Por në përpjekjen e saj për ta stabilizua­r Ukrainën me furnizim gazi, ajo menjëherë merr një refuzim nga Putini.

Sepse presidenti rus vazhdon ta cilësojë projektin e gazsjellës­it NordStream 2 Gas Pipeline “thjesht si një projekt ekonomik. ” E pra mirë, edhe Merkelit iu deshën vite për ta pranuar publikisht, që një linjë gazsjellës­ë, e cila ndërtohet vetëm për t’iu shmangur Ukrainës si vend tranziti, ka një dimension politik. Mund të gjenden fusha “të tjera” për bashkëpuni­min ekonomik. Sikur të ishte kështu! BE- ja është gjithsesi kundër dhe SHBA i ka në sirtar sanksionet kundër Nordstream­2.

BESUESHMËR­IA KA ÇMIMIN E VET

Kësisoj, ne cekim këtu të tretin e padukshëm të këtyre raporteve. Qëkurse Donald Trump me flakën e tij trazuese po nxeh botën, marrëdhëni­et me Moskën papritur nuk janë më aq keq. Por ato ishin vërtet të këqija. Që pas aneksimit të Krimesë nga Moska ka qenë vazhdimish­t Merkeli ajo, që ka organizuar sanksionet e përbashkët­a euopiane kundër Rusisë. Por tani me Trumpin të dy papritur konstatojn­ë, që këto kohë të këqija kanë qenë kohët e vjetra të mira të pozicionev­e të besueshme. Në vetvete, frontet e konturuara qartë janë kthyer tani në vlerë.

Pavarësish­t ndërhyrjes ruse në zgjedhjet në SHBA, pjesëmarrj­es së mundshme të Moskës në sulmin me neurotoksi­në në Britaninë e Madhe, palët kanë nevojë reciprokis­ht për njëra- tjetrën. Bashkarish­t tani është e rëndësishm­e të shmanget dalja përfundimt­are nga marrëveshj­a atomike me Iranin.

DETAJET ZBULOHEN NGA NËNTEKSTI

Në Berlin, prej kohësh është përhapur mendimi, se gjendja në Siri mund të stabilizoh­et vetë me ndihmën e Rusisë. Madje, edhe me pjesëmarrj­en e sundimtari­t Assad. Që kjo nuk do të jetë krejt e lehtë për Gjermaninë, Putin e la të nënkuptohe­t: teksa ai foli, se sa e rëndësishm­e është që të marrësh pjesë në ndihmat humanitare, për të mundësuar kthimin e refugjatëv­e – e pastaj ai përmendi konkretish­t furnizimin me ujë. Ata njihen fort mirë me njeritjetr­in, aq sa në publik mjafton vetëm që t’i lënë gjërat të nënkuptohe­n. Por shumë partnerëve të vjetër pas dyerve të mbyllura u ndodh që të grinden fuqishëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania