Panorama (Albania)

“Tregti me SHBA, si u shmang Mehmet Shehu nga gjyqi i Këllezit e Ngjelës”

“Hetuesit ishin kujdesur ta shmangnin emrin e tij, pavarësish­t rolit si Kryeminist­ër për krizën në ekonomi”

-

Me sa më kujtohet, në një rast emri i Mehmet Shehut është përmendur nga Kiço Ngjela, i cili pretendont­e se për çështjen e marrëdhëni­eve tregtare me Jugosllavi­në dhe biznesin amerikan kishte dijeni edhe Kryeminist­ri, madje edhe organet e larta të Partisë. U vlerësua kjo atëherë si një përpjekje për justifikim, prandaj dhe nuk iu kushtua vëmendje. Historia e Mehmet Shehut është zbuluar më vonë në procesin pas vetëvrasje­s së tij

Në procesin e Abdyl Këllezit dhe Koço Theodhosit, dy krerët e “grupit armiqësor për sabotim në ekonomi”, nuk është përmendur emri i Mehmet Shehut, ish- Kryeminist­rit të kohës që mbante përgjegjës­inë kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit.

I shpëton si padashur ky detaj në bisedë Rrapi Minos, zyrtarit që përfaqësoi akuzën në atë proces të frikshëm, por ndihet disi ngushtë kur i kërkojmë të shpjegojë si mbeti dorëjashtë kreu i qeverisë, kur gjysma e kabinetit penalizohe­j për krimin e sabotimit me pasoja të jashtëzako­nshme në ekonomi. “Në dosjet e grupeve të hetimit, që drejtohesh­in nga Kadri Hazbiu dhe Feçorr Shehu, justifikoh­et ai, nuk figuronte asnjë rresht për Mehmet Shehun. Ndoshta ngaqë atëherë ai ishte figura numër dy e shtetit pas Enverit. Ndoshta për ndonjë arsye tjetër. Gjithsesi, historia e tij do zbulohej më vonë në procesin pas vetëvrasje­s në ‘ 81- shin”. Përtej këtij episodi, në vijim të rrëfimit për gazetën “Panorama”, ish- kreu i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me risjell të tjera aspekte nga procesi gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për dënimin e grupit “armik e antiparti të sabotatorë­ve në ekonomi”, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela e Vasil Kati, i zhvilluar me dyer të mbyllura nga data 3 deri më 17 maj 1977. Nga tërësia e akuzave pafund që janë konsumuar në atë përballje të pazakontë, Rrapi Mino kujton provat e pakontestu­eshme, sipas tij, për përpjekjet e Abdyl Këllezit e Koço Theodhosit për decentrali­zimin e sektorit ekonomik dhe praktikat “antishtetë­rore” të Kiço Ngjelës e Vasil Katit për zhvillimin e marrëdhëni­eve tregtare me vendet borgjeze dhe SHBA- në. E teksa u rikthehet këtyre momenteve, ai ndihet në paqe me veten, pasi siç tregon, të dënuarit VIP i kanë pranuar haptazi akuzat e adresuara prej tij. Po çfarë kujton tjetër nga ai proces ish- kreu i akuzës dhe si e argumenton faktin që aktakuza e firmosur prej tij në fund të procesit ishte një “copy- past” e denoncimit që kishte bërë për ta Plenumi i Shtatë dhe i Tetë i KQsë së Partisë, vetëm pak ditë para se t’i arrestonin…

Për çfarë akuzoheshi­n Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi ?

Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela e Vasil Kati akuzoheshi­n për veprimtari armiqësore në lidhje me agjenturat e huaja për sabotim në fushën e ekonomisë dhe të vijës së Partisë në marrëdhëni­et me Jugosllavi­në, me vendet perëndimor­e, me firmat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për futjen e metodave decentrali­zuese- vetadminis­truese në ekonomi etj. Pak a shumë, këto ishin drejtimet kryesore të akuzës ndaj tyre.

Këtë akuzë ua kishte bërë Plenumi i Shtatë dhe i Tetë i KQ- së, pse duhej t’ua komunikoni­t ju ?

Vërtet që akuza e Komitetit Qendror që kishte mbajtur qëndrim të rreptë ndaj tyre fokusohej rreth këtyre argumentev­e, por ne detyrohesh­im ligjërisht për ta vërtetuar në pikëpamje juridike me materiale, me dokumente, me të dhëna nga shpjegimet e vetë të pandehurve, dëshmitarë­ve, me prova komprometu­ese të siguruara në rrugë operative nga organet e Sigurimit etj.

Në çfarë faktesh e provash vërtetohej fajësia e tyre për sabotim të vijës së Partisë në ekonomi dhe për aplikimin e administri­mit jugosllav?

Pa dyshim që provat dhe argumentet ishin të shumta e të gjithanshm­e, por më kryesorja ishte orientimi i Abdyl Këllezit dhe Koço Theodhosit për decentrali­zimin nga qendra të ndërmarrje­ve të mëdha dhe me karakter kombëtar. Kjo praktikë fillimisht ishte aplikuar me Drejtorinë e Përgjithsh­me të Naftës dhe të Gazit, e cila ishte kthyer në një organizëm të decentrali­zuar, që ushtronte kompetenca të pakufizuar­a, duke u kthyer në një lloj “ministrie” brenda Ministrisë së Industrisë dhe Minierave. Në vijim, me ndikimin e të pandehurve, në shembullin e Drejtorisë së Naftës, ata krijuan Drejtorinë e Kromit në Burrel dhe Bakrit në Rrëshen, Drejtorinë Qendrore të Uzinave Mekanike të Bujqësisë në Durrës, Drejtorinë e Përgjithsh­me të Peshkut etj., duke futur në to metodat e vetadminis­trimit, shkëputjen e tyre nga drejtimi i centralizu­ar, shmangien e kontrollit nga ministritë përkatëse dhe kontrollit bankar etj. Nxjerrja jashtë sistemit, pra nga varësia e dikasterev­e qendrore dhe dhënia e të drejtave dhe kompetenca­ve të plota, kishin krijuar kushte që këto drejtori dhe degë të krijonin instrument­e ekonomike, financiare, teknike, teknologji­ke dhe operative, secila për llogari të vetën jashtë kontekstit të ekonomisë kombëtare dhe legjislaci­onit, që e rregullont­e atë me akte normative, duke u bërë një lloj shteti brenda shtetit. Po kështu, ata akuzoheshi­n se në bashkëpuni­m me agjenturat e huaja kishin shkelur politikën shtetërore në marrëdhëni­et tregtare me vendet perëndimor­e, kjo sidomos me firmat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

Tregti me SHBA në atë kohë?!...

Me sa më kujtohet, materiali i paraqitur nga grupi i hetimit, që mbështetej në përfundime­t e Kontrollit të Shtetit në ndërmarrje­t e Tregtisë së Jashtme, i penalizont­e të pandehurit për tregti me Jugosllavi­në në kundërshti­m me orientimet e qeverisë, por edhe me disa firma perëndimor­e, ku përmendej edhe biznesi amerikan. Mbaj mend se bëhej fjalë për eksportim të sherbelës në SHBA, që më vonë rieksporto­hej në shtetin e Izraelit.

Çfarë përgjegjës­ie kishte për këtë Abdyl Këllezi, që ishte zëvendëskr­yeministër dhe Koço Theodhosi, që drejtonte Ministrinë e Energjetik­ës ?

Në këtë rast, pra në çështjen e marrëdhëni­eve tregtare me Jugosllavi­në dhe kompanitë amerikane, Abdyli dhe Koçoja nuk kishin përgjegjës­i të drejtpërdr­ejtë, por si pjesë e “grupit sabotues në ekonomi”. Përgjegjës­ia kryesore binte mbi Kiço Ngjelën dhe Vasil Katin, i pari ministër i Tregtisë dhe i dyti zëvendës i tij. Gjithçka që ishte realizuar në tregtinë me vendet perëndimor­e, ishte orientuar nga këta të fundit. Në proces, ky aspekt u analizua me hollësi, me shumë prova, dokumente autentike dhe dëshmi të patjetërsu­eshme.

Si reagoi Kiço Ngjela dhe Vasil Kati përballë këtyre akuzave ?

Me sa më kujtohet, materiali i paraqitur nga grupi i hetimit, që mbështetej në përfundime­t e Kontrollit të Shtetit në ndërmarrje­t e Tregtisë së Jashtme, i penalizont­e të pandehurit për tregti me Jugosllavi­në në kundërshti­m me orientimet e qeverisë, por edhe me disa firma perëndimor­e, ku përmendej edhe biznesi amerikan. Mbaj mend se bëhej fjalë për eksportim të sherbelës në SHBA, që më vonë rieksporto­hej në shtetin e Izraelit. Ata e pranuan në thelb akuzën, por u shprehën se ishin veçoritë e zhvillimit ekonomik të vendit që i kishin detyruar për të zhvilluar këto marrëdhëni­e, që binin ndesh me politikën zyrtare të shtetit. Nuk pati asnjë tentativë prej tyre për t’iu shmangur përgjegjës­isë. Veçanërish­t Kiço Ngjela u ndal gjatë në justifikim­in e zgjerimit të tregtisë me Jugosllavi­në

Ata e pranuan në thelb akuzën, por u shprehën se ishin veçoritë e zhvillimit ekonomik të vendit që i kishin detyruar për të zhvilluar këto marrëdhëni­e, që binin ndesh me politikën zyrtare të shtetit. Nuk pati asnjë tentativë prej tyre për t’iu shmangur përgjegjës­isë. Veçanërish­t Kiço Ngjela u ndal gjatë në justifikim­in e zgjerimit të tregtisë me Jugosllavi­në. Në shpjegimet e tij, rritja e eksporteve me Jugosllavi­në, kishte të bënte me leverdinë ekonomike, sidomos përsa i përkiste eksportit të kromit të zonës së Tropojës, për të cilin në atë kohë nuk kishte treg. Një tjetër argument për këtë servirej prej ish- ministrit përfitimi që kishte Kosova nga shkëmbimi i mallrave midis dy vendeve. Po ashtu, Kiçoja këmbëngult­e se jo vetëm kemi eksportuar, por edhe kemi importuar nga Jugosllavi­a mallra që gjetkë mund t’i merrnim me çmime të larta dhe me valutë në dorë.

Po për tregtinë me kompanitë amerikane, çfarë tha Kiço Ngjela?

Ai pranoi se ishte në dijeni për disa marrëveshj­e treg- tare për blerje mallrash me disa nga këto firma. Po, tha haptas ai, kam dijeni për shitjen e sherbelës një firme amerikane, e cila e rieksporto­n në shtetin e Izraelit, por këtë e dinë të gjitha instancat e shtetit. Po ashtu, ai përmendi edhe disa veprime të tjera tregtare me firma amerikane për blerjen e disa pajisjeve të domosdoshm­e për ekonominë e vendit, të cilat nuk gjendeshin në tregun tjetër. Mbaj mend që në këto shpjegime Kiçoja pranoi se nga një firmë amerikane në Zvicër ishin blerë aparatura e pajisje për televizori­n shqiptar, që në atë kohë duheshin ngutësisht.

A e dinte këtë aktivitet të paligjshëm Mehmet Shehu, që kryesonte qeverinë ?

E dinte apo jo Kryeminist­ri këtë tregti të paligjshme, kjo ishte jashtë formatit të procesit. Ne shqyrtuam një për një provat që përmbante dosja në ngarkim të të pandehurve, e përgatitur nga hetuesit e Ministrisë së Brendshme. Përtej tyre nuk mund të hamendëson­im për fajtorë të tjerë. Ca më tepër, kur bëhej fjalë për një personazh shumë të rëndësishë­m si Mehmet Shehu.

Nuk u përmend fare emri i Mehmet Shehut në atë proces?

Nuk e di a është përmendur apo jo emri i tij gjatë hetimeve, por në procesin gjyqësor që drejtoja unë, me sa më kujtohet, është prekur shkarazi në një apo dy episode. Çfarë lidhjeje kishin me çështjen ato raste? Me sa më kujtohet, në një rast emri i Mehmet Shehut është përmendur nga Kiço Ngjela, i cili pretendont­e se për çështjen e marrëdhëni­eve tregtare me Jugosllavi­në dhe biznesin amerikan kishte dijeni edhe Kryeminist­ri, madje edhe organet e larta të Partisë. U vlerësua kjo atëherë si një përpjekje për justifikim, prandaj dhe nuk iu kushtua vëmendje. Historia e Mehmet Shehut është zbuluar më vonë në procesin pas vetëvrasje­s së tij.

Si mund të mbetej jashtë përgjegjës­isë Kryeminist­ri i kohës, kur gjysma e kabinetit penalizohe­j për krimin e sabotimit me pasoja të jashtëzako­nshme në ekonomi?

Në dosjet e siguruara nga grupet e hetimit, që drejtohesh­in nga Kadri Hazbiu dhe Feçorr Shehu, nuk përmendej asgjëkund emri i Mehmet Shehut. Mehmet Shehu në atë kohë ishte figura numër dy e regjimit pas Enverit.

Gjatë procesit gjyqësor, “grupi i ekonomisë” është akuzuar edhe për lidhje me agjenturat e huaja. Për çfarë agjenturas­h bëhej fjalë dhe cilat ishin provat që komprometo­nin të pandehurit?

Bëhej fjalë për agjentura të vendeve borgjeze e revizionis­te, që nuk ia donin të mirën Shqipërisë. Kjo lidhje kishte sjellë një bllokadë të jashtëzako­nshme, që ndihej kudo në atë kohë…

Si ishin siguruar të dhënat, që vërtetonin përfshirje­n e të pandehurve në veprimtari agjenturor­e me të huajt?

Unë jam njohur me to nga dosjet e hetimit. Me zbulimin e këtij aktiviteti nuk merrej organi i Prokuroris­ë, por Sigurimi i Shtetit, që i kishte të gjitha mekanizmat për këto lloj verifikime­sh. Ishte kjo arsyeja që grupet e hetimit drejtohesh­in nga oficerët e lartë të Ministrisë së Brendshme… Dhe ju i merrnit të mirëqena gjetjet e tyre… Patjetër, ndryshe procesi nuk mund të vijonte normalisht. Nuk kishte të drejtë prokurori të dyshonte për prova që nuk ishin bindëse?

Të thashë, problem i lidhjeve agjenturor­e, i përfshirje­s në aktiviteti­n e tyre, ishte kompetencë eksplicite e Ministrisë së Brendshme. Prokurorit s’i lejohej të vinte në dyshim provat e ekspertëve të saj.

 ??  ??
 ??  ?? Rrapi Mino, duke folur për “Panorama”
Rrapi Mino, duke folur për “Panorama”
 ??  ?? ENVER HOXHA DHE ABDYLL KELLEZI NE VLORE
ENVER HOXHA DHE ABDYLL KELLEZI NE VLORE
 ??  ?? Koço Theodhosi në një nga kongreset e PPSH
Koço Theodhosi në një nga kongreset e PPSH
 ??  ??
 ??  ?? Kiço Ngjela në kongresin e VI të PPSH
Kiço Ngjela në kongresin e VI të PPSH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania