Panorama (Albania)

Kronika e verës ul qepenat!

- AGRON GJEKMARKAJ

Filloi me shi e po mbyllet me rrebesh kjo verë! Askush nuk i përmbylli planet e veta siç desh! Të gjithë pushuan si mundën me përjashtim të skribeve, që nuk rrimë dot gjatë pa krypur mend! Përveç ndonjë glase që hodhën personazhe të dorës së dytë, si Qeveria dhe Opozita, për gati 20 ditë na lanë në të shenjtën paqe! Utopistët e përqendrua­r mbi ndonjë...

shishe birre mes gromësimav­e, bareve të kryeqyteti­t hidhnin ide për një shtet të lumtur pa qeveri dhe pa opozitë! Ëndrrat dhe realiteti janë në kontradiki­te historike krejt si dashuritë e njëanshme e të pamundura, që ia plasin xhanin të vluarit që rraskapite­t psherëtima­sh!

Ministrat filluan të duken një nga një, pas tyre opozitarët dhe vetë kryetari i PDsë, teksa Kryeminist­ri qeth leshrat e pakta rraheve të Dhërmiut! Edhe ai do të kthehet si benzina mbi zjarrin e lagur nga shirat e pabesë e tahmaqarë të gushtit! Ministrush­ja e Shëndetit, Manastirli­u, para se të përleshej në mejdan me Tit Vasilin gjuhëpërve­shur, doli syrin nepsqar të paparacëve me artilerinë e rëndë plazheve të jugut, duke këllasur në mendime një dynja të tërë! Të tjerët erdhën pa bujë e zhurmë në zyrat e tyre, ku pihet shumë kafe e hidhur këto ditë! I madhi po mejton për ndryshime në kabinet! Ndarja me karrigen është më e rëndë se ajo me familjen. Karrigia është edhe nënë, edhe babë. Edhe atdhe, edhe botë! Është dije universale, këshillë, libër dhe trashëgimi­a më e mirë për fëmijët. Është shëlbim, thagmë, tharm, lezet e bereqet. Të rrotullohe­sh mbi të nuk ia ke lakmi as Juri Gagarinit e as ekuipazhit të Apollos. Ajo të bën të mençur e ashik! Ajo të bën të bukur, hijerëndë dhe me raste të pasur. Thonë se ata që e ndiejnë se do largohen, mbyllin derën dhe e lajnë me lot, e lëpijnë dhe me oiii mallkojnë të prapmet e atyre që do fërkohen mbi të.

Gushti, i cili po shkimet më ngadalë seç duhet, vazhdon ende me surprizat e tij. Taulant Ballën nuk po e lënë rehat. Ja zunë verën në fyt maluketëri­t. Akuzë pas akuze! Tani së fundi, Gazmend Bardhi, një djalë, mbase më dinjitozi i teknikëve ministra që pat ofruar Basha për qeverinë e çuditshme që menaxhoi zgjedhjet e shkuara, çdo ditë i bën nga një pyetje a ndonjë akuzë numrit 2 të socialistë­ve. Tani për një të ndaluar në Greqi. Bah, duket e gjitha si xhelozi pas takimit të tij me Trampin.

Pas një heshtjeje kurioze, Grida Duma kishte darovitur mjegullat e opozitës duke u mejtuar gjatë mbi hendekun që gërryen Kryeminist­ri për të ndarë popullin nga opozita. Kësisoj i kishte dhënë një leksion enigmatik Bashës se si hendeku mund të shndërrohe­t në urë. Të jem si Basha, do mërzitesha me miq e armiq, me kundërshta­rë e kritikë. Do të dilja në një konferencë shtypi e do iu nxirrja gjuhën, duke iu thënë hajt sikter se do vej siç dua vetë se ma ka falur Doktori mua.

Si do jetë shtatori e vendos ky fundmuaji. Do bjerë Teatri apo do mbahet? Do të dijë ta mbrojë opozita, duke korrur një fitore që do t’i duhej shumë pas kaq vitesh? Do të rishpikë ajo ( PD) vetveten dhe fabulën e re? Mbetet për t’u parë. Enigmë e madhe pas kaq tulatjesh nëse do ketë sukses arroganca e pafre e Kryeminist­rit apo do të kompozohet një vullnet qytetar për t’u përballur?

Një gjë është e sigurt. Që në shtator fillon fushata elektorale për zgjedhjet lokale. Sytë janë zgurdullua­r mbi Tiranën. Nga “Rilindja” me gjasë mbetet Erion Veliaj, një kandidat i vështirë, mjeshtër i propagandë­s dhe autor i disa punëve publike me spikamë qytetare, sado që mbi to nuk reshtin preferenca­t dhe diskutimet. Nga opozita ka ende mjegull. Analistët thonë se përballë Velisë do të jetë Jorida Tabaku, një nga asetet më me vlerë që ka opozita aktuale në rrafshin qytetar dhe politik. Do të ishte një betejë interesant­e ndërmjet dy profilesh të kithta.

Në Kosovë, krahas kufijve që po bën tërkuzë Thaçi, diskutohet edhe për Albanologj­inë. Seminar i përvitshëm mes dy Fakultetev­e Filologjik­e, atij të Prishtinës dhe Tiranës. Çeljen e punimeve e inauguruan Kryeminist­ri Haradinaj dhe ministrja Nikolla, detaj njerëzor e politik ky me domethënie kombëtare për një gjë kaq themelore për kombin tonë, siç eshte Albanologj­ia. Kur duan, disa politikanë bëjnë edhe ndonjë gjest të lëvdueshëm.

Personalis­ht ndahem me keqardhje me kronikën time të dashur verore, meqenëse për një batutë e djeg jorganin. Pirandelo, shkrimtar i madh italian për ata pak që nuk e dinë, shkruante që humori është forma më serioze e komunikimi­t. Sa ia kemi dalë të jemi seriozë në të qeshur, një Zot e di e po aq lexuesit. Në shtator kthehemi te gjerat e bezdisshme e serioze, të cilat mbesin të tilla vjeshtë pas vjeshte, si një ëndërr e keqe që nuk i shqitet vendit tonë. Ndërkohë, si dikur në radio poste, ju përshëndes me këngën e Modugnos: “Amara terra mia”!

Personalis­ht ndahem me keqardhje me kronikën time të dashur verore, meqenëse për një batutë e djeg jorganin. Pirandelo, shkrimtar i madh italian për ata pak që nuk e dinë, shkruante që humori është forma më serioze e komunikimi­t. Sa ia kemi dalë të jemi seriozë në të qeshur, një Zot e di e po aq lexuesit. Në shtator kthehemi te gjerat e bezdisshme e serioze, të cilat mbesin të tilla vjeshtë pas vjeshte, si një ëndërr e keqe që nuk i shqitet vendit tonë. Ndërkohë, si dikur në radio poste, ju përshëndes me këngën e Modugnos: “Amara terra mia”!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania