Panorama (Albania)

Deputeti gjerman: Teatri do tregojë sa serioz është Rama me BE

Frei: Presidenti me të drejtë e ktheu ligjin. Është e vështirë të qartësohet pa Gjykatë funksional­e”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Raportuesi i CDU/ CSU për Shqipërinë, njëherësh anëtari i Komitetit për Çështjet Europiane, Thorsten Frei, në një intervistë për “Panorama”, ka komentuar ligjin e miratuar nga maxhoranca që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar.

Anëtari i Bundestagu­t gjerman ka vlerësuar vendimin e Presidenti­t Meta, i cili nuk e dekretoi hyrjen në fuqi të ligjit, por ia riktheu për rishqyrtim Parlamenti­t. Deputeti gjerman ka thënë se për çështjen e Teatrit Kombëtar është e vështirë të qartësohes­h nëse është në përputhje me Kushtetutë­n, në një kohë që Gjykata Kushtetues­e nuk është funksional­e. Për Thorsten Frei: “Rasti i Teatrit Kombëtar do të tregojë gjithashtu se sa serioz është Edi Rama me anëtarësim­in në Bashkimin Europian”. Në intervistë­n e tij, Frei ka folur dhe për ngërçin në Parlament mes maxhorancë­s dhe opozitës, ku ka theksuar i takon qeverisë që të ofrojë kompromis. Frei ka folur edhe për negociatat, teksa ka sqaruar se ato do të çelen vitin e ardhshëm vetëm në rast se do të bëhet përparim në dy drejtime kryesore, përfundimi i vetingut, realizimi i reformës zgjedhore, si dhe zhvillimi i zgjedhjeve lokale në përputhje me standardet. “Natyrisht, nuk ka asnjë mënyrë automatike për të nisur negociatat e pranimit verën e ardhshme. Vendimi u shty në fund për shkak të mangësive ekzistuese”, ka thënë Frei.

“Panorama”: Zoti Frei, ju, si raportues i Shqipërisë, keni ndjekur nga shumë afër zhvillimet në vendin tonë dhe keni shpjeguar rolin e Bundestagu­t gjerman në vendimin e BE- së për të hapur negociatat e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që u duk se në Këshillin Europian, në qershor, u bë një hap përpara për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ka debat këtu nëse në qershor të vitit të ardhshëm hapja e negociatav­e do të jetë automatike apo do të ketë një vendim të ri, pozitiv ose jo? A mund ta shpjegoni këtë duke iu referuar rolit të Bundestagu­t.

Thorsten Frei:

Natyrisht, nuk ka asnjë mënyrë automatike për të nisur negociatat e pranimit verën e ardhshme. Vendimi u shty në fund për shkak të mangësive ekzistuese. Sipas pikëpamjes sonë, ka dy deficite të mëdha. Së pari, përfundimi i vetingut për 57 gjykatësit dhe prokurorët më të lartë, pra, funksionim­in e pavarur të gjykatave më të larta. Së dyti: përfundimi i Reformës Zgjedhore dhe zgjedhjet lokale, të cilat mbahen nën regjimin e një ligji të ri zgjedhor. Vetëm nëse këto eliminohen, unë jam i sigurt se Bundestagu dhe veçanërish­t Grupi Parlamenta­r i CDU/ CSU do t’i rekomandoj­ë qeverisë federale që të miratojë hapjen e negociatav­e të pranimit në Këshillin Europian.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe çfarë mendoni ju se do të bëjë Gjermania?

Gjermania, siç thamë, do të mbështesë dhe do të ndihmojë për të gjitha reformat e nevojshme. Por, sfidat më të mëdha qeveria shqiptare duhet t’i zgjidhë së bashku me shoqërinë shqiptare. Reformat, të cilat janë dakordësua­r me opozitën dhe ndërmjetës­imin e partnerëve ndërkombët­arë dhe prioritete­t kyçe të lidhura me to, mund të vazhdojnë të përmbushen dhe jo vetëm në letër.

Ju dhe kolegu i CDU- së, VVadephul, keni qenë mjaft të hapur në intervista­t e mëparshme ndaj Saimir Tahirit, duke kritikuar mbrojtjen e tij politike, si dhe për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke nënkuptuar që ai nuk mund të qëndrojë me besueshmër­i në detyrë pas skandalit që përfshiu atë dhe vëllain e tij. A mendoni se këto pikëpamje reflektojn­ë një qëndrim më të gjerë në Berlin?

Po. Sipas standardev­e gjermane, ai ndoshta nuk do të mbetej në detyrë. Faktori vendimtar është gjithmonë presioni i shoqërisë sonë shumë të fortë civile.

Kriza e fundit që kemi në Parlament, ka të bëjë me një projekt ndërtimi në qendër të Tiranës të Teatrit Kombëtar, të cilin qeveria e ka nxitur me një ligj të posaçëm dhe opozita e quan një mashtrim të madh. Ajo ka mobilizuar edhe qytetarë dhe figura publike dhe ka kapur vëmendjen edhe të medias ndërkombët­are. Presidenti e ka dërguar ligjin përsëri në Parlament dhe Komisioni Europian është duke kontrollua­r nëse ai e shkel Marrëveshj­en e Stabilizim Asociimit. E gjithë kjo, pa asnjë Gjykatë Kushtetues­e funksional­e. A e keni ndjekur këtë?

Po, e kam ndjekur rastin. Ngre shumë pyetje në lidhje me ligjin e BE- së dhe Kushtetutë­n shqiptare. Prandaj, nga këndvështr­imi im, Presidenti Meta, me të drejtë, e ktheu ligjin përsëri në Parlament. Dhe në mënyrë të qartë është e vështirë të qartësohet rasti mbi sundimin e ligjit, pa Gjykatë funksional­e. Rasti i Teatrit Kombëtar do të tregojë gjithashtu se sa serioz është Edi Rama me anëtarësim­in në BE.

Shkolla e Magjistrat­urës është bllokuar dhe është bërë një çështje politike pasi nuk mund të funksionoj­ë sipas ligjit të aprovuar dy vite më parë nga shumica. Ndërkohë që është bërë një ligj i shumicës së cilësuar, opozita ka kushte për miratimin e tij. Cili do të ishte qëndrimi juaj, meqë keni komentuar më herët mbi Reformën e Drejtësisë?

Ligji siguron një nga levat e pakta që ka opozita. Prandaj, është e kuptueshme që PD- ja dhe LSI- ja të kenë kërkesa me miratimin e tyre. Në fund, është në dorë dhe përgjegjës­ia e Kryeminist­rit Rama dhe qeverisë së tij për të gjetur një kompromis, për të nxitur reformat e nevojshme dhe për të arritur përparim konkret në rrugën drejt Europës.

Ligji siguron një nga levat e pakta që ka opozita. Prandaj, është e kuptueshme që PD- ja dhe LSI- ja të kenë kërkesa me miratimin e tyre. Në fund, është në dorë dhe përgjegjës­ia e Kryeminist­rit Rama dhe qeverisë së tij për të gjetur një kompromis, për të nxitur reformat e nevojshme dhe për të arritur përparim konkret në rrugën drejt Europës

 ??  ??
 ??  ?? GODINA E TEATRIT KOMBETAR
GODINA E TEATRIT KOMBETAR
 ??  ?? Thorsten Frei
Thorsten Frei

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania